Sonda Juno hyn në orbitën e Jupiterit

Elton Tafaruci

Agjencia amerikane e hapësirës ka bërë të ditur se Anija Juno e NASA-s ka mbaruar udhëtimin pesëvjeçar, duke u futur në orbitën përreth Jupiterit, ku do të studiojë planetin më të madh në sistemin diellor.

Juno ka udhëtuar 1.7 miliard milje që kur  është nisur, me një shpejtësi prej më shumë se 130,000 miljesh në orë.

Shkencëtarët planifikojnë ta përdorin Junon për të studiuar thellësinë e brendshme të planetit. Ata mendojnë se struktura dhe kimia e saj e brendshme përmbajnë të dhëna se si është formuar bota.

_90278044_juno_gfx1 (1)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *