Video/Lojtarët e Islandës priten si heronj

Elton Tafaruci

Heronjtë u kthyen në shtëpi dhe një komb i tërë ka dalë në rrugë t’i presë. Pas eliminimit në çerekfinalet e kampionatit europian, Islanda është kthyer në kryeqytetin Reykjavik.

Rrugët ishin të mbushura dhe turma e njerëzve shoqëroi autobusin e hapur me futbollistët që përshëndesnin të gjithë.

Një festë triumfi, një ngjarje e rrallë, mijëra njerëz kanë zbritur në rrugë e sheshe për të festuar arritjen e idhujve të tyre. Është e ligjshme, që kjo pritje të jetë si për një fitues. Kombëtarja islandeze me energjinë, vendosmërinë dhe shpirtin e sakrificës, e bëri popullin e saj prej 300 mijë vetësh të ëndërronte.

Për pak ditë ekipi i vikingëve u kthye në mishërimin e të gjitha skuadrave të vogla që ëndërrojnë të marrin pjesë në gara të tilla kontinentale.

Për të përshëndetur përfaqësuesen, nuk mund të mungonte thirrja e luftës, një koreografi unike që emocionoi të gjithë.

Edhe Reykjaviku iu bashkua këtij manifestimi nën goditjet e daulles. Një spektakël emocionues që do të mbahet mend gjatë.

https://www.youtube.com/watch?v=X_cwcTNGp3U

Share This Article
2 Comments
  • Sic i Priti Ramiu fiks fare,nuk dihet do kene marre pasaporta dipllomatike,nqs jo le te shkojne ne Albanistan se ju a jep Bushatlliu i Ramiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *