A E BESOJNË VËRTET “APOSTUJT” PROFETIN E TYRE TROPOJAN

redaktor

Nga Bedri Islami

Ditët e fundit, disa deputetë demokratë, si në një mision bestytnie kanë nisur rrugën drejt Vuçidolit, ku i biri, Zeni, ka ngritur edhe një herë kullën e rrënuar dekada më parë, si shenjë force e karshillëku e njerëzve të tij. Njëri nga deputetët e kësaj lamie na postoi edhe një foto të re, duke na bërë të ditur se nuk ishte as nw Medinw e as në një vend tjetër të shtrenjtë, por pikërisht aty ku ishte “Meka” e demokracisë në Shqipëri, në Viçidol, tek kulla e bajraktarit Berisha.

Nuk kam gjë me ata që vizitojnë një kullë. Edhe unë, po të kisha mundësi do të kisha shkuar deri atje, jo për të hequr mall me një kullë të ringritur me paratë e Gërdecit, por, nga njëra anë kurioziteti se si u ngrit kulla 300 mijë euroshe, dhe nga ana tjetër për të ditur përse babai i ngritësit të kullës me paratë e vjedhura, nuk kishte shkuar ende, që prej kohëve të largëta në atë vend.

Që është një kullë e ngritur mbi gjakun e të vrarëve në Gërdec, kjo nuk ka asnjë diskutim. E gjithë paga e 30 viteve të fundit, paga e deklaruar e Sali Berishës, i kap apo nuk i kap të 300 mijë eurot, shumës që ka kushtuar ngritja e kësaj ngrehine. Që është një kullë ku mplekset krimi, që nga më ordineri e deri tek më politiku, ku janë bërë bashkë atë e bir e bijë, edhe kjo nuk ka nevojë për asnjë logjikë të kujdesshme. Në një shtet, të cilit, për fat të keq, çdo ditë e më shumë po i bien poturet, çdo gjë mund të pritet, pra edhe ngritja e një kulle, me parat të grabitura dhe të gjakuara, për të cilën, deri më tani askush, e përsëris askush nga shteti, nuk ka pyetur se ku janë gjetur paratë, cili është investitori, si janë bërë pagesat, si është blerë malli, faturat përkatëse, etj etj, çka, në fund të fundit është gjëja më logjike në këtë botë.

Si më shkruante një mik i vjetër tropojan, u desh të hidhej në erë kulla e Haklajve që të ngrihej kulla e Berishëve; u desh të vriteshin mbi 150 djem në lulen e moshës, të gjithë gjak Tropoje, që një birbo berishian, të vinte në këtë vend si të ishte zoti i gjithë botës. Për fat të keq kështu ka ndodhur.

Por, të kthehem në idenë e këtij shënimi:

A e besojnë vërtet “apostujt” berishianë “profetin” e tyre, apo e gjithë kjo është vetëm ana e jashtme e asaj që vlon brenda kazanit politik shqupas?

Nuk është e çuditshme nëse një ditë pelegrinazhi politik drejt kullës të kthehet në një ritual. Pas vdekjes së Ener Hoxhës kështu filluan të dyndeshin njerëzit drejt Shtëpisë muze në Gjirokastër, e po kështu, shkonin e vajtonin tek Varrezat e Kombit, atje në Sauk. Ishte si një ritual besnikërie… kështu i mblidhte Ramizi tek arkivoli i të ndjerit dhe i bënte të betoheshin.

Natyrisht Sali Berisha nuk është Enver Hoxha, e, edhe po të dojë, nuk mund të bëhet. Thonë se pas stuhisë pluraliste, leshterikët dalin në breg, ndërsa dallgët kthehen përsëri në det.

Cilët do të jenë leshterikët pëdëistë?

Në të vërtetë, brenda klanit “famoz” të besnikërisë, të paktë janë ata që e marrin seriozisht besnikërinë ndaj “profetit” të tyre. Shumë të paktë dhe koha, jo e largët, do të sjellë dëshmitë e saj. Largimi prej tij, si nga një e keqe që i ka mbërthyer jashtëzakonisht fort, do të jetë një akt shpëtimi për shumë vetë që ende besojnë se ky ankth do të ketë një fund. Mjaft prej “elitës” demokrate, në bisedat e tyre vetjake, por edhe me miq e në takimet me ndërkombëtarë të rëndësishëm, sidomos mes katër syve, e shfaqin këtë bindje lehtësimi, por edhe ankthin që kanë në vete. Po të ishin të lirë nga kllapat politike e jo vetëm politike që ai u ka vënë, shumë deputetë, jo thjesht për bindjet, sepse të paktë janë me bindje aty, por edhe për çwrtifikatë besimi ndërkombëtare, prej kohe do e kishin miratuar Reformën në Drejtësi, sidomos në ato raste kur ende nuk janë përlyer.

Atëherë përse shfaqen të tillë, në një shumicë servilizmi të pështirë, kurrizulur deri në gjunjëzim dhe, për më tepër, duke bjerrë gjithë vetitë që mund të kenë pasur deri në një ditë të caktuar?

Rruga drejt pushtetit, pra drejt pasurisë, kalon përmes Berishës. Nuk mund të jesh në pshtet, nëse nuk të jep ai bekimin. Lulzat e Palokët janë dëshmia e kësaj, por edhe Mulët e Ristanët, Halimët e Bylykbashët, të cilët, kanë qenë pjesë e pushtetit dhe janë pasuruar marramendshëm shpejt, pikërisht sepse kanë pasur bekimin e tij, ose të familjes së tij biologjike, çka, në fund të fundit, është e njëjta gjë. Familja biologjike Berisha është vendimarrëse për çdo katapultim pushteti dhe për financa të qëndrueshme. Ata dinë, së bashku e veç e veç, të gjitha pas-skenat e pushtetit dhe, kur ndodh që ndonjëri nga të përkëdhelurit kërkon të dalë nga tufa, atëherë i përkujtojnë të gjitha favoret që kanë dhënë, sio të ishin duke folur për bahçen e shtëpisë së tyre. Sepse, në fund të fundit, pushteti është konceptuar prej tyre si një pronë private që mund të shkyhet përdhunshëm, si ia ka dashur qejfi Saliut, Lirisë, Argitës dhe Zenit. Njerëz të panjohur, ose të njohur për të keq si renegatë kombëtarë, janë bërë ministra, bosë të oligarkisë financiare, janë tallur me shtetin dhe me pushtetin, kanë përbuzur organet e drejtësisë, kanë nëpërkëmbur të gjitha kodet e ligjet e këtij shteti, dhe e gjitha kishte vetëm një përcaktim: Ata kishin dalë nga paradhoma e familjes biologjike. Ndërsa ata që kishin dalë nga dhoma, lere më nga dhoma e gjumit, mund të bënin një mijë e një të zezat dhe shefi i madh të deklaronte se kishin bërë një mijë e një të bardhat.

Rebelimi ndaj “profetit” është si një fillesë vetëvrasjeje, dhe në kohën kur lundron mes të mirave, askush nuk ka aq pak mend sa të bëjë vetë djegien e tij.

Shumë vetë e kanë provuar të dalin nga rrjeshti; që nga Zogaj, Ceka, Ruli, Pashko, Imami – aleancistët e parë, e deri tek më të fundit, si Rusmanliu. Marrëveshja me ta ka qenë e qartë dhe e prerë, ashtu si edhe me shumë të tjerë: forca është primare, idetë janë zero e hiç.

Çfarë ka ndodhur më tej, pra, pasi ata kanë folur e kanë grirë aq shumë, sa që askush tjetër opozitar nuk ka dhënë aq shumë fakte të qametit që kishte ndodhur? Aleancistët shkuan edhe më tej, duke kërkuar që Berisha të hetohet si agjent serb, e për këtë, ndoshta ku ta dish, ata mund të kishin të drejtë, sepse vinin nga i njëjti çanak. Më tej, pasi e kanë provuar poshtërimin, dalngadalë janë kthyer edhe një herë aty, nga edhe u përzunë, ose ikën të ngrefosur.

Berisha, thujase për secilin prej tyre ka dosjen përkatëse. Një dosje të kopsitur mirë, deri në detaje, jo vetëm të 25 viteve të fundit, por edhe të një kohe të mëhershme. Dosjet, disa i ka gjetur gati, të rregullta, me nënshkrime e deklarata, disa i ka krijuar, por këto të fundit ishin tjetërlloj: me grabitjet që kishin kryer, me pazarllëqet ku kishin qenë pjesë. Jo rastësisht, sa herë që nxehet gjendja në shqupasit, Berisha përmend dosjet e tij. Dosjet që nuk ka mundur t’i realizojë vetë, ia ka dërguar Shërbimi Informativ, pasi, vetëm pak vite ajo strukturë ka qenë jashtë “kujdesit” të tij. Çdo dalje nga rrjeshti mund të ketë kushtime të mëdha, dhe tani, kur ata janë bërë të pasur, bosë të financës, kur kanë ngritur nga hiçi perandori financiare, e cila nuk ka asnjë djersë punë, kjo dalje mund të jetë shumë e shtrenjtë.

E fundit, por jo më pak e rastësishme: Garda që ka ai në përdorim është e aftë për gjithçka; që nga sulmet e kullave rebele e deri tek vjedhjet spektakolare. Që nga vdekjet “aksidentale” e deri tek vrasjet në mesin e ditës.

Ata që e dinë më mirë këtë gjenden aty, në rradhët pranë tij, dhe ata që kanë mëkatet më të mëdha ose ëndrrat më të mëdha për pushtet, mund t’i njihni krejt lehtësisht: Shikoni fotot e fundit, kur pështirosja është e ngrirë në ato fytyra të budallallepsura.

Share This Article
17 Comments
  • Sa kulla ka bere Bajraktari I Vidolit, me gjithe sajesat, femijet e tij hajduter, Po Kulla e ” Gjirit Te Lalezit”, qe edhe me I pasuri I botes do ta kishte Zili. Po parate qe I shkojne pale pale, nga koncesionet qe kane lidhur. Familja me mafjoze e botes Salih Vicidol Berishovici. Zoti ju marrte shpejt me gjithe demet qe I shkaktuat ketij populli per gati 30 vjet. Nga me I madhe e deri tek me I vogli. Edhe ato qe I perkrahin keto funderrina. Sadami eshte denuar pak. Ky kriminel duhet te denohet dhjetefishin e tij. Edhe PD istat qe I shkojne pas, qe kane lyer gishtin me gjakun e fukarait. Per kete Bajram zoti ju pafte te gjitha bemat e juaja kriminele. Ska nevoje te luteni, Lulzimja, Shkerdheni, Faqedjgmja, Sahlhi krimineli, Sllobodanka, Superpordha dhenderoqi. Zoti sja u fal. Ne ferr vafshi.

  • Te dhjefsha Sali Berishen, po edhe Enver Hoxhen or taj mik, As njeri e as tjetri nuk jane as leshterike e as dallge deti, qe te dy nje mut jane, mut komunist.

  • Keto tre drane shkojne per eskursion politik. Po ndoshta ne themelet e asaj vile mundet te jene fshehur para,gje qe mundet te prishi reputacionin e arsyes pse u be ajo vile.

  • ME DHIMBJE POR DUA ME TY TE JEM I SINQERTE!
    Bedri ,nje shprehje popullore thote:’Kur s’je i zoti te dhjesin te tjeret,kur je i dhjere mos fole’!
    Kjo shprehje edhe pse nuk ka lidhje me ty por me tere FEV-ZINJTE antishqipetare te DIZINFORMACIONIT duhet te te them si shqipetari shqipetarit vetem nje ‘GJE’:’Te eshte shtermberuar maja e penes’ PSE!?
    -Ne tere shkrimet e tua edhe pse te vetemit ‘qirinj’ ne kete erresire 25 vjeçare shkruan sikur te kishim SHTET qe ne fakt nuk e kemi!
    -Ne tere shkrimet e tua harron qe nje vend pa inteligjence eshte i destinuar te VDESE e ne nuk kemi inteligjence!
    -Ne tere shkrimet e tua harron thenjet filozofike si :’politika eshte shprehje e koncentruar e ekonomise’,’Njeriu ashtu si ha ashtu mendon’, ‘Stomaku para trurit’.Ne 25 vjet jemi pa ekonomi pa stomak e te pa ngrene si POPULL!
    -Sa me siper ‘harron’ apo neglizhon nje teori fizike e filozofike qe thote :NUK MUND TE KETE BOSHLLIK’. ku ska politike ka antipolitike ku ska ekonomi ka pupulizem diktature e varferi ku ska llogjike ka FE ku ska VIT TE RI ka Baram Sulltan novruz ,ku ska SHTET KA -ISIS E SALI MEXHILIS!

    P.S-Ne Shkodren e ‘moteve’ tenden e te shokeve te mij mund te mos krijohen ‘vatrat’ e ISIS por me injorancen ‘kristal’ e parlaMenopauzen e ‘LESHIT’ te Topallit qe 25 vjet ka sherbyer si inkubator KRRIMBASH e MULASH te rracave te huaja apo lopeve laramane shterpa —Nuk ka pse te habiten shqipetaret qe ne ZONA te caktuara te lindin CELULA te ISIS ashtu si ne Irak,Siri,LIBI pse jo edhe ne Bathoren dikur te quajtur SHQIPERI!!!!!!!

    ‘Injoranca eshte me e tmerreshme se bomba atomike’Ajnshtajn

  • Bedri,e njeh pake historine e fese! As krishterimin e aqe me teper myslimanizmin nuk i krijoi as Krishti e as Muhameti por ‘dishepujt’ shume vite me von!
    Nuk eshte per tu çuditur qe ashtu si Shen Pali qe propogandoi krishterimin 70 vjet pas krishtit Shen Muli(Noka) te propogandoje e krijoje ‘sektin’ e ISIS -‘Salizmin’!

  • A e besojne “apostujt” vertete?

    Z.Islami “ngaterron” GOJORET me APOSTUJT.
    Grupi i pare, sic jane dukshem keta qe falen para kulles se gurte te incestit, jane aty sepse per leke dhe nje kothere me shume, jane te gatshem te te lepijne gjithcka. Te flasesh per APOSTUJ ne raste te tilla, eshte njelloj sikur tu vesh perpara derrave, perla dhe diamante.
    Ne shqiptaret, kemi patur ne cdo kohe te historise, GOJORE ne radhet tona. Here faleshin tek kulla e njerit, here tek e dikujt tjeter. E rendesishme nuk ishte kulla por kotherja qe jepte i zoti i kulles.
    Me “renien nga kali” te Zoterise, jane te paret GOJORET qe i turren per ti “provuar” fajesine.
    Gjithe jeta u shkon ne “turizem malor”. Nga kulla ne kulle. Her ne jug, e here ne veri.
    Ata qe prishen kullen e Haklajve me taborin e gojoreve pas,,,,,kane ndertuar sot te tyren ne Vucidol. Kane shpenzuar shume, per ta bere te duket e hijshme.
    Ata qe njohin zakonet e zones, dine te tregojne se edhe kullat duhet te kene nje histori.
    Ajo e Haklajve, ka nje histori qe ngren peshe krenarine e malesoreve, qe mbron edhe ashtu e prishur, dinjitetin e malesorit shqiptar, sakrificen e tij deri ne dhenien e jetes per tu mos perulur kurre. Kulla te tilla, nuk i prish dot as dinamiti e as vrasesit me pagese te Sali Berishes.
    Ajo “kulla” e Vucidolit, ka historine e nje furriku pulash te semura. Ajo, nuk ka asgje te perbashket me dicka te mire shqiptare, qe ia vlen ta permendesh.
    “Kulla” te tilla nuk kane nevoje tu vesh dinamit per ti rrezuar. Ato jane rrenoja,,,,,,edhe kur parate e gjakut te femijeve te Gerdecit, investohen per ta bere te duket si ajo kulla e luaneve te Haklajve.

    • Historiani dhe filozofi Tromlini.Haklajt nuk njiheb per asgje tjeter ne Tropoje vetem per krimet barbare qe bene ndaj te pafajshmeve.Kur vret do vritesh.Ato jane kriminele tsashti pakulle dhe vbarr.Pyet pleqte e Tropojes dje jo shpifes leshi demek i gjitheditur fshehur skutave te Amerikes

  • Te lumte Bedri, hervoragend! Ja pra qe s’paska qene vetem ujku apo profeti i demokarcise, ai qe e ka bere shtetin t’i bien pituret ne fund te kembeve. Pa perkrahjen e “apostujve”, e me se tepermi, te atyre qe per hir te parase dhe pushtetit kane preferuar me mire t’i servilosen e t’i gjunjezohen ” Atij”. A nuk ishin ne diktature, dhe jane akoma sot, po te njejtit apostuj (nenkupto bythlepires, sharlatane, spiuner dhe vemje te peshrira) ata qe jane strumullari i gjithe fatkeqsive?

  • Duhet shume per kedo te veje disa kg tritol pastaj ta vrasin (te kunderten qe ata bene me haklajt )

  • Cerdem beli thote turku. E perdor vetem per te tregur.
    Shikojini fytyren ketyre zhabave e flisni cfare truri kane.

  • I nderuar Bedri ! Kur lexoj shkrimet e tua ndjej respekt por dhe turp !Je i respektuar per detyren qe ben dukee then aq pater , kobin qe ka pushtuar shqiptaret ktu e 30 vjet dhe shkrimit ten nuk ke cfar i shton asnje presje ,Ma mir nuk ka ku shkon !Por kur lexoj ndjej turp ,po ndjej turp qe jam shqiptar ,qe ashtu si un edhe kta plehra ,hajduter, qe e ndjekin ,e pranojn e heshtin ,nga frika apo kompromentimi ,e quajn veten shqiptar si un ! Kush pra esht shqiptar ????? Apo me mir, keshtu qenkemi ne shqiptaret ????Ato cka ti thua te gjith ne i dim ,i shofim ,i ndjejm ,i mbajm ne kuriz ,!Shofim se si me cfar lehtesie i kundervihen edhe gjithesis se nukduan te ndryshoj asgje ! Nje band ,nje klan e tjetersuar ne kanibal qe ushqehen me ne, qe themi se jemi shqiptar , e ne vazhdojm i ushqejm e nuk na kan friken nuk na llogarisin,kurajo ka kaluar ne kufit e Milosevicit budalla qe kujtoi se Amerika ben shaka ! Shiko si kafshojn doren qe i ushqeu e i pruri ne pushtet !E din qe cfar i pret po u dorezuan ! A nuk esht momenti qe te reagojm ne tash ma ? A nuk duhet te cohemi ne e tju tregojm ter atyre qe deri dje kujtonin se shqiptaret udhehiqen nga njerez e jo kanibal? A nuk ka ardhur koha qe me druj ,me huj ,me lopata edhe me duar te shkulim kte band nga trupi Shqiperi ? A nuk ka ardhur koha qe te tregojm se boll na cnderuan ,boll na ropen ,na varferuan ,na tradhtuan na tallen e po na tallin !!!! Prandaj me vjen turp kur shkrimet e tua me perplasin se sa i dobet jemi ne kombi shqiptar !!!

    • Kur lexoj Bedriun ndjej turp.Jo tjeter por se e kam shkodran prej Puke.Ketij me medemek ja vrane babain shoket sekretare te partise.Kete e perjashtuen nga universiteti se vodhi talonat e mences te shkove te dhomes.Ky mos ti bajne kulle babes por te pakten tia meremetojne shtepine .Njeri llapazan dhe mburravec.I del pune me zonja te nderuara .Ato te pakten jane ne opozite por ti shiko horret e pushtetit.dhe mosshih endra me para Gerdeci.Ose banu prokuror dhe rifillo edhe nje here gjyqet qe Edushka nuk po gjen nje fije peri per ta kapur Berishen

  • E KEQJA JANE SHQIPTARËT VETË,
    SPIUNA VULLNETAR DJE,SHËRBËTORË QORRA E PA KARAKTET SOT.
    KRIMINELË TË SIGURIMIT DJE,XHELATË TË PËRULUR PËR LËMOSHË SOT.
    SIDOQOFTË KEMI BËRË PËRPARIME TË MËDHAJA SI MASKAREJ TË ZVETNUAR QË JEMI. RROFTË PADRONI,POSHTË DINJITETI DHE HUMANIZMI KUDO QË NDODHET.

  • Bedri mos harro se eshte po ajo rrace,po ato fise,po ato fytyra qe dje shkonin benin marshime per te shkuar tek shtepia e enverit apo tek shkurte pal vata.
    Jane po ata qe qanin per enverin,eshte po ai komunist servil karerierist,kerbishtor i djeshem qe udhehoqi te ashtuquajture parti demokratike(hipokrizia me emadhe e shqipetareve mblidhen komunistet dhe sigurimsat dhe formojne PD dhe ne krye komunisti me i felliqur)dhe ky plehu qe u vu ne krye te kuklusklanit ushqeu te njejten ideollogji te servilizmit dhe keto baxhellat shkojne ne meken e komunisteve qe te shtojne vjedhjen qe neser sypeshkaqeni me dhendrin e gites te mos i akuzoj per tradhti si dikur enveri………

  • *****Ju faleminderit Bedri Islami ,porë, deputetët e P.D-së dhe Partia demokratike sot nuk janë në shërbim të popullit shqiptar por janë një çerdhe krimi ,një bandë që komandohen nga padroni i krimit për interesa të familjes mafioze të Sali VIçidol -Berishoviçit ,por edhe të qëllimit të pasurimit të tyre dhe gjithë personave të lidhur me profetin ,që i vijnë vërdallë me besnikërinë ndaj krimeve të zeza të tijë ndaj shqipërisë.
    ***Kur , për krim lufte përjashtohet Saliu nga parlamenti ..! , edhe këta birbo apostujë përfajqësues të popullit braktisin parlamentin !?.
    ***.Kur Saliu përjashtohet për sharje nga parlamenti ,edhe këta birbo i qëndrojnë besnik profetit tyre djallë viçidolit ?!..,përsëri braktisin parlamentin për hatër të profetit tyre Tropojanë.
    ***Kur Saliu kundërshton reformën në drejtësi ,të gjithë hidhen në sulmë të egër kundër reformës dhe ambasadorit mik amerikan dhe përfajqësueses së B.E-së z. Vlahutin !.???
    ***Kur profeti tyre tropojan djallë ,mbytet në liqen,të gjithë apostujt dele të marrosura mbyten pas tijë ne liqen.!!!!!!! ???
    -.Kjo është drama dhe fatkeqësia e këtijë e këtij populli,
    kur populli paguan birbot për ti shërbyer atjë dhe atëdheut ,ata shkojnë e vizitojnë kullën e krimit të profetit ,djallit Tropojës ,dhe “harrojnë POPULLIN dhe “luftën e dëshmorët e atëdheut . ,por këto vihen në shërbim të krimeve të JUDËS,”PROFETIT TROPOJËS” !!!, bëjnë vizita në kullën e krimit të ngritur me gjakun e gërdecit..Turpi do ti marrë me vehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *