Familjarët e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në një spital në Turqi pasi u plagos me armë zjarri gjatë protestës së 21-janarit, i janë drejtuar gjykatës së Strasburgut pasi akuzojnë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se po bëjnë shumë pak për hetimin e dosjes hetimore.
Në ankesën e tyre drejtuar gjykatës në Strasburg, familjarët e Nikës akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e brendshëm të kohës dhe kreun aktual të opozitës Luzlim Basha, për pengim të hetimeve, zhdukje të provave dhe mosekzekutim të vendimeve.
“Për të dekurajuar hetimin e rrethanave të ngjarjes, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm kanë urdhëruar mosekzekutimin e urdhrave të ndalimit dhe arrestit dhe Kryeministri është shfaqur në Televizionin Publik dhe e ka quajtur Prokuroren e Përgjithshme ‘Lavire Bulevardi’,” shkruhet në ankimin e drejtuar gjykatës nga familjarët e viktimës.
“Më tej, në dijeni të plotë janë zhdukur të gjitha provat materiale, filmimet, etj, të ndodhura brenda godinës së Kryeministrisë. Ngjarjet vijuan më tej me shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme dhe vendosjen në vend të saj të një njeriu [Adriatik Llalla], i cili duke qenë në shërbim të Kryeministrit ka bërë të pamundurën për shkatërrimin e hetimeve,” shtojnë familjarët e viktimës, duke nënvizuar që për shkak të rrethanave të sipërpërmendura “hetimi ka degjeneruar,” dhe pas 5 vjet e gjysmë akoma nuk ka një fajtor për vrasjen e babait të dy vajzave.
Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një video, ku ish Ministri i Jashtëm dhe kreu aktual i parlamentit Ilir Meta, dukej sikur po diskutonte një aferë korruptive me ish Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.
Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht.
Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Gjykata e Lartë refuzoi ta pranonte apelin e Prokurorisë mbi çështjen.
Ndryshe nga tre viktimat e tjera, arma nga është qëlluar plumbi që vrau Aleks Nikën, nuk është identifikuar pasi predha ishte dëmtuar. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme i tha BIRN se dosja “Nika” ka kaluar për hetime më të thelluara në policinë e shtetit, e cila me të siguruar prova të reja njofton menjëherë organin e akuzës.
Familja e Nikës i është drejtuar Gjykatës të Strasburgut duke i kërkuar të verifikohen një seri shkeljes procedurale dhe materiale që sipas saj janë shënuar gjatë hetimit të vrasjes së të afërmit të tyre nga autoritet shqiptare.
Nga ana procedurale, ankuesit pretendojnë shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut, lidhur me refuzimin e autoriteteve për t’i njohur ankuesve statusin e viktimës, refuzimin për t’i mbajtur ata të informuar për zhvillimet e hetimit dhe mundësinë e përfaqësimit në procesin penal.
Sipas familjes Nika, ka pasur një veprimtari të mirëfilltë për pengimin e hetimeve, me zhdukjen e provave dhe mosekzekutimin e vendimeve dhe në krye të kësaj veprimtarie kanë qenë autoritetet më të larta të kohës, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm.
“Hetim i përciptë, i pamjaftueshëm, haptazi në mospërmbushje të detyrimeve pozitive të shtetit,” shkruhet në ankimim.
Në aspektin material, sipas nenit 2 të Konventës, familjarët e viktimës i referohen dëmit material, jopasuror, të humbjes se jetës se babait të 2 vajzave dhe bashkëshortit.
“Ankuesit në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet të kenë akses në hetime, por në vazhdimësi janë shpërfillur nga autoritetet e hetimit dhe shtetit,” shkruhet në ankimin e drejtuar Strasburgut nga familja Nika.
“I gjithë informacioni që zotërojnë ankuesit është ai i publikuar në media,” thuhet në ankesë.
Duke qenë se bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje dhe të njëjtat prova, familjarët e Nikës kërkojnë që ankimimi i tyre t’i bashkëngjitet dosjes tjetër që është regjistruar në Gjykatën e Strasburgut, asaj me numër nr.16191/13 “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.
Kjo dosje është ankimuar nga familarët e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, të cilët i janë drejtuar kësaj gjykate pasi kanë konstatuar shkelje të procedurave në gjykimin e dosjes së 21 janarit nga gjykatat shqiptare. Ata kërkuan të ishin palë në procesin gjyqësor por u refuzuan nga Gjykata e Tiranës. Në dhjetor të vitit 2012, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut e cila i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të japë një informacion të detajuar mbi çështjen e 21 Janarit, konkretisht për hetimet e prokurorisë dhe procedurat penale të ndjekura nga gjykatat shqiptare.
Sipas familjarëve të Aleks Nikës, hetimet për vrasjen e tij në afro 6 vite kanë dështuar të zbardhin të vërtetën, ndërkohë që kohëzgjatja e paarsyeshme e procedurave hetimore, pa ndonjë shkak objektiv apo ligjor, ka ndikuar në fshehjen e saj.
“Hetimi nuk ishte në gjendje të çonte në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për vrasjen, ndaj familjarët e të ndjerit kërkojnë të verifikohen shkeljet e të drejtave të garantuara nga Konventa Europiane në procesin e hetimit të kësaj ngjarje” thuhet më tej në shkresën anikimore.
Në bazë të nenit 2 të Konventës “Për mbrojtjen e Lirive Themelore dhe të Drejtave të Njeriut,” i cili ndalon vrasjet arbitrare nga agjentë të shtetit, familja shkruan “se shteti jo vetëm që nuk e ka plotësuar detyrimin për ruajtjen e integriteti fizik të A.N., por është parë në TV, edhe nga fëmijët, që A.N. është vrarë nga shteti.”
“Shteti është përgjegjës sipas Konventës sepse ngjarja ka ardhur si pasojë e terrorit shtetëror,” përfundon familja Nika.

Eshte Edi Rama qe nuk do drejtesi per 21 Janarin. Vetem kjo dosje eshte mjaft per te larguar Llallen.
Prisni dhe pak se do ju a zbardhe Edi me Braqen…
Prisni se skeni pare gje akoma…
Ore pyka qe kurr su gedhendet !Po Rama e quajti “Burre shteti” kryekrimin?Rama e quajti “ylle ne ngjitje” shefin e togave te zeza?Rama deklaroi e deklaron se kryekrimi shqipetar paskerka kaq e aq merita qe edhe sikur te beje lum me gjak ne bulevard ,ai(deklarate e miqeve kineze)paskerka merrite qe solli kete kodosh sistemi qe vellai vret vellain per vijen e ujit,baba vret djalin,djali baben,vjedhje e pasuri marramendese,zhvatje te pasurise se ketij vendi nga kaubojsit tashme me pervoje ne arenen nderkombetare?Me thuaj o TLN Rama nuk e do drejtesine apo ata qe montuan kete makineri vrastare e qe sot e baraspeshojne me vlerat e nje populli jo si njeri me merita demokratike por si i vetmi njeri qe per fabriken qe e prodhoi shkateroi,fali e vrau per kete kauz qe sot na e trumbetojne si demokraci!Ne nje vend qe mungon populli padyshim qe do te triumfojne gjithnje pazaret e pista kundra ketij vendi e populli.
Po ne Shqiperi mungon populli. Shqiptaret jane ndare ne mysliman e ortodoks, Pra ne Turq e Serbo-Grek
Kjo eshte formula e gjithe te ligave qe cdo dite yriumfojne ne ate vend duke perdorur montazhe nga me mostruoze….
Shqiperine e more I huaji I vu zjare….
Shqiptare thiri mendjes shqiptare…!
“Darius” do te presim se mos e zbardh plaka jote, ore trap e koqe.
XXXL
Duket qe je shqyer familjarisht nga permasat qe ke!!!
Ne kete rast gjykata europiane nqs pranon formalisht kerkesen do ishte sukses, pasi vlen afati 6 mujor nga afati i vendimit e fundit deri ne momentin e dorzimit te kerkeses qe merret data e nisjes se kerkeses me poste. Kur lexoj se familjaret nuk kane pasur akses ne information dhe se cdo gje e kane marre vesh nga media,nenkupton qe ata veshtire qe kane arritur te ndjekin afatet qe duhen plotesuar si kusht themelor per pranimin e kerkeses. Edhe neqoftese pranohet kerkesa shteti shqiptar mund te detyrohet te paguj demshperblim monetar (demin material dhe jomaterial) dhe smund te detyroje shtetin shqiptar te fuse Saliun ne burg. Saliun e fut ne burg gjykata me kerkese te prokurorit. keshtuqe prapeseprape Populli shqiptar do e paguaje faturen sidoqe te jete vendimi.
Ksaj i thon te vras naten e te qaj diten.Ai qe te ka hellur krahin eshte fajtori.Ai premtoj se do ta bente kryetar komune vetem te kontribonte per te mbledhur njers.I ndieri kishte dy bisnese te tijat njerin ne Manati e tjetrin ne Lezhe.Me vjen keq qe u iku jeta ktyre njerzve vetem per karriken e Edi Rames.Te organizonin popullin ne demostrata e ti porositnin te bejn terror ne policin e shtetit nuk kishte si te ndodhte.Kurrsesi nuk duhej te ndodhte ky krim,po as per ti pritur me lule nuk e meritonin.Kerkoje e dasht Zoti e dalt fajtori.