Koha e horrave

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Gëzim Loka

 

Nuk ka karare, as limite

Nuk ka respekt, as burrëri

Ato që ndërtuam me vite

Në çast i zhbëmë pa dhembshuri…

 

I zoti quhet kush mashtron

Kush ia ka tjetrit me t’pabesë

Nga skuta kush tjetrin përgjon

Që tjetri n’lak të tij të mbesë!…

 

Kush nuk ka turp e dinjitet

Ngrihet në post, ngjitet në krye

Nga lartësitë këmba s’i shket

Dhe mbi të drejtin bënë hije!

 

Dhe mbi të drejtin ligësia

Ligjin e bën me një mijë forma

Kuptim nuk ka më dashuria

Pushteti është një bandë me horra!

 

Është kohë e horrave të pacipë

Kohë e rezilëve të jargosur

Në rresht i kanë t’gjitha dredhitë

Dhe në llum vesi janë dreqosur…

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *