Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë këtë herë korriku
Na vjen me vapë
Ose do bëhet reforma
O do të dështojmë prapë.
Kriminelët dhe kusarët
Shpikin rrena ditë e natë
Drejtësinë e komandon
Krye krimineli plak.
Shushunjat e Shqipërisë
Hajdutët e licencuar
Po i shmangen drejtësisë
Dhe nuk kanë për ta votuar.
O Lulushi me kollare
Që shpëton me procedurë
Miliona euro ku vanë
Që s’i ke përmendur kurrë?
Qeni plak që leh më shumë
I ka ardh’ ngordhja te dera
Ndaj e bën gjithë atë zhurmë
Ta shijojë qelinë nga vera.
Ju ligjvënës manekinë
Që u ka zënë kokën me çark
Votoni për Shqipërinë
Lëreni gjakatarin plak.
Brezat kanë për t’u gjykuar
Si servil e dredharak
Keni vjedhë e keni ngrënë
Me Saliun në një çanak.
