Një kompani gjermane e kontrollit të ushqimit, ka kërkuar tërheqjen nga tregu të çokollatës Kinder si dhe të disa ushqimeve të tjera pasi gjatë testimit rezultoi që përmbanin elementë kancerogjenë.
Kompania “Foodwatch” e kontrollit të ushqimit,ka pohuar se në produkt janë është gjetur karbon i vajit oligomineral aromatik (MOAHs), që krijohet gjatë procesit të rafinerisë së vajit.
Në testim janë marrë 20 produkte të ndryshme, tre prej të cilave rezultuan me nivele të larta rrezikshmërie
Është kërkuar që çokollata Kinder Riegel, çokollatat e vogla Lindt’s Fioretto Nougat dhe një tjetër produkt gjerman të tërhiqen nga tregu.
