Një nga pikat më tërheqëse të Rio de Janeiros, statuja gjigante e Krishtit prej 30 metrash lartësi, e cila mbledh çdo vit vizitorë të shumtë në qytetin brazilian, tashmë do të ketë përballë një statujë të Nënë Terezës.
Shtatorja e shenjtores është e lartë 2.2 metra, një zgjedhje kjo për të qenë sa më afër vizitorëve. Ajo është ndërtuar mbi bazën e modelit të statujës së vendosur në Rinas, vepër e mjeshtrit Thoma Thomai.
“Janë përmasa tepër njerëzore. Synimi që kam pasur unë, që të mos jetë një gjë e pakapshme, mbi një bazament të madh dhe të lartë, por një statujë me të cilën njerëzit të komunikojnë shumë thjesht më të. Edhe xhesti i saj është i tillë duke iu afruar njerëzve”, tha skulptori Thoma Thomai.
Ndërsa ideja për të çuar këtë shtatore në Rio është një dëshirë e biznesmenit Kadri Morina, i cili më herët ka mundësuar edhe bustin e Ismail Qemalit në Bukuresht.
“Para 3 vitesh kam bërë një vizitë në Rio de Janeiro dhe u befasova kur në Brazil, kryebashkiaku i Rios më tha që nuk e dinte se ajo ishte me origjinë shqiptare. Kjo më bëri shumë përshtypje.
Në atë vend ku është Papa Vojtila dhe dy papë të tjerë përballë statujës së Krishtit, do të vendoset tashmë edhe busti i Nënë Terezës. Kështu, 200 milionë katolikë do të marrin vesh se Nënë Tereza është me origjinë shqiptare, dhe këta janë shqiptarët”, tha Kadri Morina.
Shtatorja e Nënë Terezës do të udhëtojë në fund të kësaj jave drejt Brazilit, ndërsa ceremonia e vendosjes së saj do të kryhet në fillim të muajit gusht.

Nane Tereza eshte femra ma me ndikim ne njeqind vitet e fundit ne bote.Pes kontinentet e quajn nane.Po ne Shkoder nuk e ka lejuar komuniteti misliman qe busti i saj ne vendosej ne Xhabiaj me protekstin se aty ka shume besimtar musliman e ajo eshte katolike.Bashkia e Shkoders e vendosi ne qender te Shkoders ku kishte edhe ma shume popull qe e shofin.
Nene Tereza, nje femer shqiptare, me te cilen krenohen jo vetem shqiptaret. Simbol i dashurise, i vlerave. Nje emer i madh qe na larteson dhe na fton reflektim per te qene me te mire ne cdo gje qe bejme, ne çdo fjale qe themi.
Urime, mjeshtwrit skluptor Thoma Thomai!
Tw lumshin duart dhe mwndia i nderuari djali ynw, Thoma Thomai,pwr kwtw vepwr atdhetare sw pari bwrw, nderuar NWNW TEREZWN-Shwnjtoren shqiptare, deri nw brazil, mes atyre dashamirwsve tanw.
Faleminderit dhe binzesmenit Kadri Morina pwr mbwshtetien sa tw tjerwve. Seksese tw mwtejwshme o atdhetar mw gjak KASTRIOT-NWNW TEREZA sa Mbarw shqiptarwt.
Nw Rumani shpwnw “Ismail Qemalin” tonw kwtw NWNDOR qw presim …sa me tej shkofshin veprat nga duar tuaja.
…Nw Toronto wshtw nderuar ajo figurw, nga mjeshtwri skluptor me banim nw Toronto.Z. Tarreli.
Nga Torontua tw urojmw gjithsa jemi shqiptarw.
Guri Naimit D.
Gazetare injorante tipike,….aq sa e kane te veshtire te dallojne bustin, nga shtatorja !