Hakan Shykyr: Jam shqiptar, edhe pse..

Dita

“Jam shqiptar. Kam ngrënë bukë në Turqi, por unë jam një shqiptar!”. Ishte kjo deklarata e bujshme dhe që rikonfirmon edhe njëherë origjinën e një prej ish-sulmuesve më të mëdhenj që ka pasur kombëtarja dhe futbolli turk.

Bëhet fjalë për Hakan Shykyr, që duke mbajtur fjalim në Universitetin “Mehmet Akif Ersoy”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk, Regep Taip Erdogan, ka përsëritur rrënjët e origjinës së tij.

Sakaq, vetë Erdogan u shpreh: “Le të mos ndahemi në turq, kurdë apo shqiptarë! Ne jemi një qeveri që e pranon çdo lloj nacionaliteti në vendin tonë. Edhe poeti Mehmet Akif, ai që thuri vargjet e himnit turk ishte shqiptar. Vëllai ynë Hakan Shykyr është një shqiptar, i cili e veshi më shumë se çdokush tjetër fanellën e kombëtares tonë. Ai është një bir i këtij kombi”, tha Erdogan për shënuesin më të mirë në historinë e kombëtares turke.

Share This Article
2 Comments
  • Gjaku nuk behet uje .Edhe uje ka nje perberje te caktuar kimike qe varet nga vendi ku rrjedh.Gjaku ka ADN-ne e tije.

  • Edhe Sami Frasheri qe krijoi fjalorin e pare enciklopedik turk qe shqiptar,edhe Hasan Tahsini rektor i pare i universitetit turk qe shqiptar,edhe ATATURKU reformatori i pare e presidenti i pare i Turqise se re qe me nene gjakovare,e sa e sa te tjere.Shteti turr eshte ngritur me fiuliza popujsh Ballkanas kryesisht shqiptar.Kush e pranon,e pohon te qenit shqiptar ne fredhe te pare i bene nder Turqise e pastaj kombit nga rrjedh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *