Vetëm një ditë pas vrasjes së një shtetasi amerikan me ngjyrë, oficerët e policisë në Shtetet e Bashkaura kanë qëlluar për vdekje një tjetër person, kësaj radhe në Minesota. Kjo ngjarje ka përshkallëzuar protestat e mijëra qytetave të cilët kërkojnë drejtësi për jetët e humbura. Protestuesit kanë kërkuar dërgimin e oficerëve përpara gjykatës.
Skandali i vrasjes së një shtetasi amerikan me ngjyrë nga forcat e policisë gjatë kohës që i dyshuari ishte neutralizuar është thelluar edhe më tej pasi oficerët kanë qëlluar për vdekje një tjetër person kësaj radhe në Minesota. Viktima quhet Philando Castile dhe sipas të dashurës së tij, ai u qëllua gjatë kohës që po mundohej të nxirrte patentën nga kroskoti i makinës.
Gjithmonë sipas kësaj dëshmie, i dyshuari i kishte komunikuar pak më parë oficerit se kishet një armë të cilën e mbante me leje. Megjithtë, për të patur një pasqyrim më të qartë të ngjarjes do të pritet raporti zyrtar i hetuesve.
Ndërkohë në Louisiana protestat për vrasjen e 37 vjecarit të idenfikuar si Alton Sterling janë futur në ditën e tyrë. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin amerikan pasi në videon që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dukej qartë oficeri i policisë duke qëlluar me gjakftohtësi babain e tre fëmijëve.
Qytetarët e mbledhur për të protestuar shprehen se nuk janë kundër policisë po janë kundër padrejtësive. Ata kërkojnë që oficeri të dërgohet përpara gjykatës me qëllim që të dënohet për veprën e tij. Protetuesit kanë bërë homazhe për Alton Sterling duke vendosur lule dhe qirinj në vendin ku ai u nda nga jeta. Cdo vit, oficerët në Shtetet e Bashkuara vrasin mesatarisht 1.000 persona, ku pjesa më e madhe prej tyre janë shtetas amerikanë me ngjyrë.
