Nga Sokol Dodani
Patriotizmi është strofulla e fundit e maskarait politik/ Samuel Johnson
Shoqëria e sotme shqiptare ndodhet përballë atyre sekondave magjike që rrallëhere koncentrojnë në vet-vete kaq shumë informacion dhe domosdoshmëri zgjidhjesh ku, në vend të një drejtimi, merret një i kundërt. Në anologji, në historinë e Shqipërisë, mund të përmendim largimin në fillimet e shekullit 20 të Princ Vidit, shkaktuar nga intrigat medio-orientale të Esat Pashës. Humbja e një oportuniteti si ai i këtij momenti, bëri që në vazhdim, Shqipëria të ndryshonte drejtimin e të ardhmes të saj historike dhe do të kalonte gjysmëshekullin e egër nën regjimin komunist me gjithë ngjyrimet e tij fillimisht projugosllave, më vonë proruse, në vazhdim prokineze, për ta mbyllur në marrëzinë e autenticitetit.
Samiti i Parisit
Para pak ditësh, në Paris, u mbajt një miting i nivelit të lartë politik me pjesëmarrjen e vendeve aspiruese ballkanike (Maqedoni, Bosnje, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri) nga njera anë, si dhe kancelares gjermane Anxhela Merkel dhe presidentit francez, zotit Fransua Hollande, si përfaqësuesit e vendeve kryesore të Europës nga ana tjetër.
Të shqetësuar nga dalja e Britanisë së Madhe nga B.E, me të drejtë, qeveritë e vendeve të sipërpërmendura, rimorën edhe një herë sigurinë nga dy vendet drejtuese të Bashkimit Europian që, integrimi i tyre varet kryesisht nga kryerja e reformave në vendet përkatëse.
Nga 7 vendet pjesmarrëse, në 5 prej të cilave merr pjesë edhe Shqipëria, tashmë janë kandidate zyrtarisht, edhe dy të tjera (Kosova dhe Bosnje – Hercegovina) që janë të konsideruara si kandidate të mundshme.
Shqipërisë i është njohur zyrtarisht kandidatura në vitin 2014. Hapat e parë janë hedhur që në 2003-shin në Samitin e Selanikut. Në 2006 Shqipëria firmosi paktin e stabilizim-asociimit dhe ka depozituar kërkesën e saj për të qenë pjesëtare me të drejta të plota në 2009-ën. Në 27 maj 2010, Komisioni i Europës adapton propozimin për lirinë e qarkullimit të qytetarëve boshnjakë e shqiptarë në zonën shengen, të pajisur vetëm me një pasaportë biometrike të panevojshme për ta shoqëruar me vizë. Deri këtu dukej se integrimi i Shqipërisë në familjen europiane po ecte me hapa normale. Në periudhën 2010-2013, ka një lloj ngadalësimi, nga që institucionet e Europës filluan ta shihnin me dyshim parlamentarizmin shqiptar të asaj periudhe. Por pas riardhjes së të majtës, kemi një rikthim të klimës së bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe institucioneve europiane. Klimë kjo, që çoi në vitin 2014, ku Shqipërisë iu njoh zyrtarisht statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Pjesëmarrje në bazën e një gjeometrie variabël
Këshilli i Europës ritheksoi edhe një herë që nuk do të ketë integrim rajonal. Ai do të ishte në bazë të studimit të veçantë të përpjekjeve të secilit prej vendeve kandidate.
Përsa i përket vendit tonë, Këshilli i Europës ka ritheksuar seShqipëria, në mënyrë të detyrueshme duhet “…të intensifikojë përpjekjet e saj në riformimin e administratës publike, të sistemit të drejtësisë dhe thellimit të luftës kundër krimit të organizuar (…)”.
Mesazhi është më se i qartë: Kryeni reformat që të jeni në lartësinë e përgjegjshmërisë. Theksi u vu përpara delegacionit shqiptar në realizimin e reformës aq jetike siç ështe ajo e drejtësisë. Pra në rast se do të kërkojmë realisht të hyjmë në familjen e madhe europiane, do të duhet që ta justifikojmë me përpjekjet e bëra.
Pavarësisht se shumëkush prej nesh mund të ketë vërejtjet dhe sugjerimet e tij përsa i përket reformave të kryera nga qeveria Rama, në sintezë, pjesa jonë dërrmuese e sheh qartë se tendenca dhe drejtimi i këtyre reformave kanë si qëllim integrimin e Shqipërisë në Europë.
Por megjithatë, lindin natyrshëm pyetjet: A do të dijë qeveria Rama t’i thellojë reformat e nisura duke mos u mjaftuar vetëm me këto përpjekje të ndrojtura në fushën fiskale, arsim, drejtësi etj.? A do të jetë e aftë ajo ta drejtojë Shqipërinë drejt sfidave të mëdha të shekullit të 21-të?!
Viktima të të vërtetave që na rrethojnë
Reforma në drejtësi…! Aq jetike…! Kaq shumë e dëshiruar dhe e pritur nga mbarë opinioni i shoqërisë shqiptare.
Shpresohet që këtë herë, shoqëria shqiptare ta kuptojë domosdoshmërinë e të qenit e matur dhe, përpjekjet e saj brenda kuadrit të një shoqërie kontemporane demokratike, të dalin serioze e të qarta dhe si shembull, larg karikaturës të iniciativës së Z.Nano me lëvizjen e tij qesharake të katarsis-it, bërë në fillimet e vitit 2000.
Politika shqiptare e këtyre 25 vjetëve, në shumicën e rasteve e papërgjegjshme, nuk arriti kurrë të ndërtojë një model social adekuat me nevojat e kohës.
Populli shqiptar, në fillimet e viteve 90 të shekullit të kaluar, dalë nga një periudhë gjysmë shekullore e një pushteti komunist absolutist, gjeti intuitivisht rrugën e emigracionit për të shpëtuar nga varfëria dhe pasojat e saj, dhe në vazhdim, sa herë që klasa e re politike e ardhur në pushtet prodhon dhe riprodhon varfëri, kjo varfëri eksportohet sërishmi drejt Europës së “pasur” nëpërmjet rrugës së emigracionit, që është kthyer në një fenomen të zakonshëm dhe aq i dëmshëm për vendin.
Asnjëherë, përgjatë kësaj periudhe, nga asnjë qeveri, nuk u ndërmorën reforma serioze e strukturale, në asnjërën nga fushat aq të domosdoshme për ekzistencën e një kombi. Shteti humbi arsyen e të qenit mekanizëm ndërtues i providencës në konceptin modern të fjalës. Dy fushat e ushtrimit kryesor të influencës së tij arsimi dhe shëndetësia, u rrënuan. Nga falsiteti, arsimi u rikthye në karikaturë qesharake, ndërsa shëndetësia u shndërrua thjesht në pagesë kundrejt një shërbimi imagjinar.
Përsa i përket rolit të pushtetit, absurditeti dhe qesharakja u kthyen në sarkazëm. Në shumë komisariate policie, kuadrot drejtuese vinin drejtpërdrejt nga burgjet, larg moralit aq të domosdoshëm për këtë sektor kaq jetik dhe për më shumë, nga sistemi i drejtësisë, askush nuk u vu përballë përgjegjësisë shoqërore, dhe aq më pak penale, për të spjeguar përsenë e një dëmi të këtyre përmasave në të gjithë sistemin e drejtësisë, angazhuan një pjesë dërrmuese mbi bazën e disa kurseve 6 – mujore dhe i veshën me pushtetin e të drejtës për marrje vendimesh, individë të paaftësuar për një pozicion të tillë.
Edhe një herë për analogji historike, njihet po i njejti fenomen ndodhur në Itali, në kohën e lëvizjes së saj për pavarësi nga pushteti austro-hungarez i asaj kohe, në vitet 80 të shekullit 19, i cili në vazhdim i dha një ringjallje kontekstuale mafias dhe praktikave mafioze, influencat e të cilave shoqëria italiane po i paguan edhe në ditët e sotme.
Paaftësia e klasës sonë të re politike, solli që në fillimet e saj, sëmundjet e të uriturit politik. Nepotizmi, ku fillesat i gjejmë tek politikat e paditura në thelb, dhe të kufizuar në vizionin e zotit Berisha, u kthye gradualisht në model societal dhe në një vend të vogël si Shqipëria, këto dukuri konvertohen në sëmundje sociale ku, terapia shëruese kërkon vullnet dhe energji thuajse të rralla dhe të një natyre të jashtëzakonshme.
Debati për një institucion të pavarur nga grupet e politikës, të institucionit të prokurorisë, ku fondet, emërimet dhe objektivat të jenë nën mbikqyrjen e diplomacive dhe mekanizmave institucionalë perëndimorë, sigurisht që do të ridimensiononte sistemin aktual të drejtësisë shqiptare, aq problematik nga këto sëmundje të së kaluarës 25-vjeçare të viteve të fundit.
Në përgjithësi klasa politike shqiptare, me sherret dhe sharjet e pareshtura në parlament, media apo gjetkë, e ka lënë, le të themi, si të hipnotizuar hapësirën mediatike shqiptare, duke anashkaluar pjesën më të madhe të problematikave të vendit dhe, duke u rritur fare e papërgjegjshme, nuk ka bërë as edhe përpjekjen më të vogël për të qenë në lartësinë e përgjegjshmërisë, por ka parë vetëm përfitime interesash vetiake.
Por edhe këtu, çuditërisht qytetaria shqiptare, nuk e akuzoi klasën e saj politike, duke e parë si të ligjshëm pasurimin e saj me ndryshimet historike të hapave të para të demokracisë duke mos kuptuar, dhe aq më pak revoltuar me pronësimin e paligjshëm të asaj që i përkiste gjithë shoqërisë. Edhe sot flasim më shumë për qytetarë që nuk akuzojnë përse një syresh prej tyre, pasurohet (dhe që politika po i pasuron në forma thuajse feudale e mesjetare) por kërkojnë, me plot të drejtë që ua akordon demokracia, që edhe të pasurit të paguajnë taksa progresive, të bazuara në parametrat e transparencës të kohës, që i detyrohen shoqërisë në bazë të së drejtës e detyrave civile.
Referendumi popullor dhe roli i tij
Çfarë do të kërkonte opinioni i sotëm shqiptar duke bërë abstraksion nga problematikat e të përditshmes së tij? Llogari për 97-ën?! Gërdecin?! 21 Janarin?! Korrupsionin?! Lidhjen e politikës me grupet e ndryshme kriminale?!
A do të mundej ai t’u jepte përgjigje këtyre pyetjeve në mungesë të një institucioni të prokurorisë të pavarur nga grupimet politike aktuale shqiptare dhe influencave të saj? Shumëkush prej nesh mendon se e kaluara e 25 viteve te fundit tregon qartë se JO!
Ndërsa përsa i përket kësaj “sekonde magjike”, në të cilën ndodhemi, aktualisht, koha do ta tregojë sesa do të dijë qeveria e zotit Rama të përballojë sfidat e shekullit të 21-të të shoqërisë shqiptare, duke e drejtuar atë drejt konceptit perëndimor që ka si vokacion.

Qe te kemi nje institucion prokurorie te lire eshte si puna e asaj qe po te kishte halla ashtushe do te quhej daj. Si mund ta mondosh qofte edhe per nje minute qe trimi Sale do e lene ti dale perpara gjykates dhe te pranoje vjedhjet qe ka kryer , si ai edhe familjaret etij. Mos u beni naiva. Ate pune e zgjidh vetem plumbi.
Shqiptari nuk e ka njohur kurre c’fare do thote drejtesi. Dhe ne shekuj ai ka nxjere dhe ka njohur vetem vlerat e qahajait ku gjithmone kane qene te tjeret qe kane vendosur per fatet e tij. Ne rast se shqiptaret shpresojne se do te na vij drejtesia nga i huaji atehere po bejme gabimin e radhes. Berishes duam apo sduam nuk i bejme dot asnje gje. Po Metes dhe pse te mendojme qe Rama eshte me ndershem se keta te tjeret. Per mua jane te gjithe shoke te nje llogoreje dhe lozin teatrin dhe pjesen sic ua kerkon koha qe ne fund te ndajne ofiqet dhe parate e vjedhura ne kurriz te popullit. Ne qofte se ti zotni i ke krahasuar me Esatin atehere keta kerkojne hakun e meritum. Politikanet ja kane hedhur sepse edhe ne rast se shqiperia e humbet te drejten e levizjes pa vize politikanet jo,populli i shkret e hane perseri. E kuptove tani pse jane te gjithe keta hajdut kriminel bashke? Ne qofte se nuk e kuptove aq me keq per ty.
Nuk e kuptova dhe sipas teje aq me keq per mua.
Megjithate dua te shtoj se berishizmi duhet te marre fund ne shqiperi. Kur them berishizem kam parasysh ate fenomen qe nisi berisha dhe qe vazhdojne te tjeret ku asnje nga politikanet te mos dale perballe bangave te drejtesise.
Eshte normale qe berisha do mbroj veten dhe prandaj na del ne (o popull thuje nje fjale) si detyre per ta shtyre drejt perballjes me drejtesine.
Ne rast se partite nuk pranojne djaloshi Rama le te bej referendumin.
Pergjigje patriotit. Po te perdorim plumbin e bejme deshmor ate plere. Nuk e di se ate do ta nxjerim perpara bangave te drejtesise ate plehre por per mua mbetet e vetmja menyre. Le te shpresojme qe per arsye qe nuk i shohim do te na ndihmoje fati dhe diplomatet e botes do mundohen te vene rregull ne kete vend.
Do te doja te saktesoja nje moment te artikullit ku autori shprehet per Berishen si “”politikan i paditur ne thelb dhe i kufizuar ne vizion”…mendoj se Berisha si antikombetar e ka kryer shume mire detyren qe i eshte caktuar dhe per analogji, te njejten detyre e ka kryer edhe Esat Pash Toptani ne fillim te shekullit te 20-e. Sic duket, historia perseritet por, kete radhe nuk do te kene shansin te luajne me fatet e popullit…
E pergezoj autorin per artikujt e spikatur, per forcen e arsyetimit dhe permbajtjen parimore te shkrimeve te tij. Uroj qe ky format te jete e ardhmja…
E drejte. Ky moment eshte moment kyç perpara fatit te shqiperise…ok edhe per rolin e demshem te atij qelbesire qe e ka emrin SALEEEE,por a je i sigurt se Rama nuk ben pjese ne te njejtin grup… Mburret Rama pas gjithe ketyre gafave…nuk me duket se ai i justifikoj shpresat qe shqiptaret kishin ven tek a edhe te jete apo jo per rrugen drejt europes dhe perendimit.
Kjo eshte e keqja e atij vendi se kujton se nuk ka me te tjere… TE JENI I SIGURT SE KA SHUME BTE TJERE QE MUND TA BEJNE SHUME ME MIRE SE KETA PLEHRA./
PERSHENDETJE.
Kohet e fundit dhe zoti Rama ne medjat shqiptare del si faktor i establishmentit politik ndaj qe do te me dukej e gabuar te anashkalohej nga analiza roli i tij. Ne momente te caktuara ka ekzistuar nje bashkefajsi nga ana e tij dhe ne te tjera jo.
Eshte e vertet qe fillesa e kesaj katrahure eshte Berisha dhe bashkepunetoret e tij. Rama erdhi ne politiken tone ne rolin e shpetimtarit.
Por le te shohim me poshte. Pervec faktit te mbushjes se organeve te drejtesise me procese te dores se trete ne fazen drejtuese te qeverise Rama deri ne ditet e sotme nuk kemi ate per c’fare ,ne nenvetedijen tone ishim te pregatitur d.m.th ate te ndeshkimit te vjedhjeve,krimeve,prishjeve,abuzimeve dhe korrupsionit te niveleve te medha.
Rama besnik i establishmentit dha vetem ngjyra te reja,kesaj here besnik i vetes,pa levizur asnje nga personazhet dhe dukurite e tablos.
E ardhmja nuk vjen pa te kaluaren. Te shohim te ardhmen…,shkruani ju, d.m.th te shohim te kqluqren ju them un.
Perpjekje te ndrojtura? Po mos bre Koli se na e ngele reformatorin ne kllase.
O i shtrenjti Sokol. Bjeri kokes se keshtu i do mushka drute.
Italise mafia i ka marre me shume se dy shekuj. Kohet ndryshojne dhe ajo arrin te gjeje forcen e adaptimit.
Po shqiperise? Vertet je kaq naiv sa te mendosh se kjo eshte vetem veper e Sali Berishes!?
Sokol! Ke bere nje artikull brilant.Mirenjohje.I ke rene pikes.Ky artikull,per mendimin tim,qendron larte,vleresohet me nota maksimale,dhe eshte nje thirrje e hapur per pushtetaret e sotem,qe ti vene gishtin kokes e te punojne per kete vende,e per kete popull.Urime.Pershendetje.Respekt.
Apatia qe shfaqin intelektualet shqiptare nuk na ben me pershtypje perkundrazi kemi filluar te befasohemi me ato qe reagojne dhe ky rast eshte ne i tille.Vlersoj kurajon qytetare si dhe analizen e bere sakte e te detajuar por mbetet gjithmone pikpyetja e shtruar nga ju Z.Sokol Dodani:A do te mund te realizohen keto reforma?Un vlersoj perpjkjen por ajo qe mbetet ne nje qeverisje eshe rezultati.Un shpresoj qe ne finale ai te jete pozitiv
Apatia e shfaqur nga intelektualet shqiptare eshte nje fenomen qe nuk na ben me pershtypje perkundrazi ajo qe na befason eshte reagimi.Nje bravo per ju z.Dodani per kurajon qytetare.Por pyetjes a do t’Ia dale qeveria Rama per te perfunduar reformat eshte veshtire qe ti jepet pergjigje ne kete moment .Ajo qe mbetet nga nje qeverisje nuk eshte perpjekja por rezultati dhe un ujoj me zemer qe ky rezultat te jete pozitiv ne kete pike historike ku ndodhet vendi sot dhe ju e keni pershkruar mjaft mire pikat delikate ne historine e qeverisjes se ketij vendi dhe rendesine e tyre per te ardhmen
Apatia e shfaqur nga intelektualet shqiptare eshte nje fenomen qe nuk na ben me pershtypje perkundrazi ajo qe na befason eshte reagimi.Nje bravo per ju z.Dodani per kurajon qytetare.Por pyetjes a do t’Ia dale qeveria Rama per te perfunduar reformat eshte veshtire qe ti jepet pergjigje ne kete moment .Ajo qe mbetet nga nje qeverisje nuk eshte perpjekja por rezultati dhe un ujoj me zemer qe ky rezultat te jete pozitiv ne kete pike historike ku ndodhet vendi sot dhe ju e keni pershkruar mjaft mire pikat delikate ne historine e qeverisjes se ketij vendi dhe rendesine e tyre per te ardhmen.
Nga mbiemri ka ngjasa te jet i afermt i Mark Dodanit.Nga cfar ka shkruar vertetohet plotsisht se mbron me cdo kusht partin e punes,po te ndrruar emrin.Kjo parti thirri kongresin e 10 te PPSH dhe ne nesermen u gdhi PS.Te njejten gja bane edhe ne vitin 1948, u erren parti komuniste e u zgjuan partie e punes.Per nje gje u lumt gazeten zerin e popullit e mbajten qe nga viti 1942.Se ka ka qene i popullit e din populli vete.Po tesh i kan dhembet e hequr e nuk mund te kapshojn.Tashti pa lehur zagart e tyre nuk mund te rrine.