(Festat fetare dhe hipokrizia monumentale e politikanëve)
Për të dyja Pashkët,
dhe për dy Bajramët,
urojnë pa fund,
gjithë politikanët!
Për të na uruar,
kanë vërtet talent,
sa hipokrizia,
ngrihet monument!
Një ditë përpara,
gërnjarë e harbutë,
në ditë të Bajramit,
të ëmbël-të butë!
Një ditë përpara,
me dyfek në dorë,
për Fiter Bajramin,
dolën si shënjtorë!
Për shpresën e madhe,
kush s’uron më parë,
po këta gjithë shpresat,
na i kanë vrarë!
Thonë se besimin,
kjo ditë do të bjerë,
po këta besimin,
e hodhën në erë!
Thonë se kjo ditë,
sillka harmoni,
po unë tek kjo shprehje,
shoh shumë ironi!
Harmoni nuk ka,
që ju rëntë pika,
sepse do ta kishte,
edhe politika!
Një ditë përpara,
thika sa më thellë,
e Fiter Bajrami,
paqen paska sjellë!
Paska sjellë paqe,
dhe shumë dashuri,
tek të dyja fjalët,
shoh shumë ironi!
Kjo ditë i bën njerzit,
krejt të barabartë,
dhe thuaj pastaj,
se s’flasin përçart!
Edhe tek kjo fjalë,
shoh shumë ironi,
se as në Bajram,
nuk ka barazi!
Dalin si shejtanë,
sapo afron vakti,
kush-si besimtar,
të jetë më i sakti!
Presidenti vetë,
la kokrrën e namit,
duke na lexuar,
suretë e Kuranit!
Një pathos të rrallë,
e pashë tek ai,
kur dje Presidencën,
e ktheu xhami!
Dalin radhë-radhë,
si të jenë profetë,
po në popull ngjallin,
neveri vërtetë!
Nga fjalët e shënjta,
të Fiter Bajramit,
do qe mrekulli,
vetëm një të mbanit!
Do të qe vërtetë,
vepër e pashoqe,
se e bëtë vendin,
kështu kashtë e koqe!
S’na u nda një ditë,
kjo racë e mallkuar,
të paktën të heshtnin,
një ditë të shënuar!
Për të tjera punë,
u ka Shqipëria,
ritet le t’i kryej,
kisha dhe xhamia!
Se në të vërtetë,
hall i madh na gjeti,
s’dimë ku mbaron feja,
dhe ku fillon shteti?!
Kot ju qepët feve,
me kaq insistim,
se ato në popull,
s’kanë dhe aq ndikim!

Kaq dite mor Beni
gazetat s’me erdhen
se nipat dhe mbesat
pllazheve u derdhen
Dhe pa Diten mbeti
shurdhe Aretia
po s’i ngave punet
shkret dhe Zagoria
Zagoria e mire
duket e shurdhuar
djemte ne kurbete
male shume kaptuar
Rraca e zuzarve
flame politikani
na urojne pashket
urojne Bajramin.
Njerzit s’kane te hane
cfare ti hedhin barkut
Si nuk u vjen turp,
kush do tu vije hakut.
Ti marrin per bythe,
tu tregojne vendin
se e bene vatan
si kashten e lemit.
Bjeru more Beni
kopukve te qelbur
Shqiperise tone
s’i lane gje pa mjelur.
Kanë një lidhje të veçantë
politika edhe feja
rrënjët ka nga lashtësia
sot ka nxjerë degë të reja!
Çdo popull ka patur fe
ka ndjekur e kryer rite
një pjesë e madhe prej tyre
vazhdojnë sot e kësaj dite.
Ka patur dhe Faraonë
që quheshin perëndi
edhe monarkë arrogantë
që kanë kryer mizori!!
Gjithë gjakun e derdhur lumë
popujt në shekuj kanë parë
edhe feja nëpër luftra
duart me gjak i ka larë!
S’ka nevojë të përmend shumë
kryqezatat që kanë ndodhur
katolikë a myslimanë
kanë qenë të kudo ndodhur!
Shpeshherë justifikohen
përpara gjithë njerezisë
se gjaku,gjaku qe derdhet
eshte urdher prej Perendisë!
Dhe kështu vazhdon avazi
mizorite nuk kane ndaluar
ende sot e kesaj dite
derdhet gjaku pa pushuar!
Sot feja dhe politika
kanë nje lidhje dashurie
që prapë justifikohet
si një urdher perendie!!
Pyes veten pyes dhe ju:
A do vertete Perëndia
nga feja dhe politika
të vuaje njerëzia?!
Politika eshte kurvë
thotë kështu një fjalë e urtë
çfarë emri ngelet per fenë
mos ndoshta është prostitutë?!
Feja edhe politika
si putana me dashnor
sillen rrotull njeri tjetrit
dhe ngjiten në kraharor!!
Është nje lidhje që verbon
gjithe masën që quhet popull
dhe lëpijne njeri- tjetrin
si buçes qentë i venë rrotull!!
Dashnorët politikanë
kudo ku ka festë fetare
vijnë rrotull e lëpijnë
prostitutën lozonjare!
I pëlqen fesë të lëpihet
nga dashnorët politikë
ajo qesh e përkedhelet
kur ata luajnë ‘muzikë’!
I pëlqen që të dëgjojë
muzikën që i do veshi
ndryshe?? Ndryshe turmën e verbuar
nuk e nxjer më te sheshi!!
Politika e kupton
se si vjen e shkon e thëna
qengji i eger s’pi as të ëmën
qengji i urtë pi dy nëna!..
Gjithë qengjat e politikës
këtë shprehje e kanë kuptuar
dhe nuk lejojnë asnjë rast
që t’u iki nëpër duar..
Shkojnë urojnë e buzëqeshin
flasin në darkë e në drekë
populli-masë e verbuar
vazhdon pa oshkur,pa brekë!!
Ti POET pyet për kufirin
ku shkon njëra e ku ndal tejtra
s’ka kufi janë bythë e brekë
se rrënjët i kanë të vjetra..
Kanë një lidhje të veçantë
politika edhe feja
rrënjët ka nga lashtësia
sot ka nxjerë degë të reja!
Çdo popull ka patur fe
ka ndjekur e kryer rite
një pjesë e madhe prej tyre
vazhdojnë sot e kësaj dite.
Ka patur dhe Faraonë
që quheshin perëndi
edhe monarkë arrogantë
që kanë kryer mizori!!
Gjithë gjakun e derdhur lumë
popujt në shekuj kanë parë
edhe feja nëpër luftra
duart me gjak i ka larë!
S’ka nevojë të përmend shumë
kryqezatat që kanë ndodhur
katolikë a myslimanë
kanë qenë të kudo ndodhur!
Shpeshherë justifikohen
përpara gjithë njerezisë
se gjaku,gjaku qe derdhet
eshte urdher prej Perendisë!
Dhe kështu vazhdon avazi
mizorite nuk kane ndaluar
ende sot e kesaj dite
derdhet gjaku pa pushuar!
Sot feja dhe politika
kanë nje lidhje dashurie
që prapë justifikohet
si një urdher perendie!!
Pyes veten pyes dhe ju:
A do vertete Perëndia
nga feja dhe politika
të vuaje njerëzia?!
Politika eshte kurvë
thotë kështu një fjalë e urtë
çfarë emri ngelet per fenë
mos ndoshta është prostitutë?!
Feja edhe politika
si putana me dashnor
sillen rrotull njeri tjetrit
dhe ngjiten në kraharor!!
Është nje lidhje që verbon
gjithe masën që quhet popull
dhe lëpijne njeri- tjetrin
si buçes qentë i venë rrotull!!
Dashnorët politikanë
kudo ku ka festë fetare
vijnë rrotull e lëpijnë
prostitutën lozonjare!
I pëlqen fesë të lëpihet
nga dashnorët politikë
ajo qesh e përkedhelet
kur ata luajnë ‘muzikë’!
I pëlqen që të dëgjojë
muzikën që i do veshi
ndryshe?? Ndryshe turmën e verbuar
nuk e nxjer më te sheshi!!
Politika e kupton
se si vjen e shkon e thëna
qengji i eger s’pi as të ëmën
qengji i urtë pi dy nëna!..
Gjithë qengjat e politikës
këtë shprehje e kanë kuptuar
dhe nuk lejojnë asnjë rast
që t’u iki nëpër duar..
shkojnë urojnë e buzëqeshin
flasin në darkë e në drekë
populli-masë e verbuar
vazhdon pa oshkur,pa brekë!!
Ti POET pyet për kufirin
ku shkon njëra e ku ndal tejtra
s’ka kufi janë bythë e brekë
se rrënjët i kanë të vjetra..
Sot per te mbrojtur e ngritur lart fene kane marre flamurin renegatet e partise se punes,llumi i saj qe pas viteve 90 ju kthye politikes.Prediko paqe e mbill vdekjen,prediko mirqenien dhe mbiil varferine.
Me ardhjen ne pushtet me votat tona te pushteve te rilindjes hipokrizia u ngrit ne art.
Ne emer te ndihmes dhe respektimit te feve te gjithe pushtat e pushtetit vene duart ne buxhet per te ushqyer barkederrat.Dreka shtron presidenti,kryeministri kryetari i parlamentit deri ne bashkite natyrysht me paret e popullit .Ne nje vend ku me kushtetute feja eshte e ndare nga shteti ku e gjejne kurajon keta zagare qe vene duart nebuxhet?
Pse nuk i detyron kontrolli i shtetit te kthejne shpenzimet ne buxhet?Pse duhet te paguajme per te engledisur horrat e Saliut dhe pederet e Rames?