Deklaratat e historianit turk për Skënderbeun, reagojnë komunitetet fetare

Elton Tafaruci

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat, dënon deklaratat e historianit turk Talha Ugurluel ndaj figurës së Skënderbeut.

“Akt i rëndë e shumë i shëmtuar, që një i ashtuquajtur “historian” turk, Talha Ugurluel, guxon të shpifë ndaj figurës sonë kombëtare, tepër të ndritur, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, thuhet në deklaratë.

Katër komunitetet fetare shprehin indinjatën e tyre për individët që tentojnë të denigrojnë figurat kombëtare shqiptare e aq më tepër të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, i cili, siç theksohet në deklaratë, është emblema, piedestali dhe krenaria e unitetit tonë kombëtar dhe fetar.

Komunitetet fetare theksojnë se populli shqiptar është shquar për bashkëpunim dhe tolerancë fetare, cilësi që janë trashëguar edhe sot.

Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, jo vetëm që është heroi ynë kombëtar, por njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht si nga historianët botërore, ashtu edhe nga historianët e mirëfilltë turq. Deklarata të tilla, të bëra nga kushdo qoftë, edhe nga të ashtuquajturit historianë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin reminishenca mesjetare për të armiqësuar popujt me njëri-tjetrin, pikërisht në këto kohë të vështira”, thekson QBNFE.

Komunitetet fetare, theksojnë se nuk mund të lejojnë denigrimin e historisë dhe kulturës së popullit shqiptar, ndaj i dënojnë haptazi e me forcë këto akte, ndërsa i kërkojnë institucioneve shtetërore të jenë më të kujdesshme në parandalimin e akteve të tilla dhe të mos lejojnë më askënd që të denigrojë figurat dhe simbolet tona kombëtare.

Pak ditë më parë në YouTube qarkulloi një video ku shfaqej Talha Ugurlei, i cili gjatë një vizite në memorialin e Skënderbeut në Lezhë, denigronte heroin kombëtar. Për këtë çështje, një ditë më parë reagoi edhe studiuesi Moikom Zeqo, i cili për mikrofonin e Televizionit Klan tha se ndaj këtij personi duhet të merren masa ligjore.

Share This Article
5 Comments
    • ça pytje o kjo mor ti???
      unë jam tu kërku lapsin e duhur për të shkrujt shkrimin e duhur në momentin e duhur!!a se ke pa që në mes të tërë atyre lapsave që kam në tavolinë është e vështirë të gjesh atë të duhurin!!estetikë lali estetik,kjo është themelorja në politikë e qeverisë shqiptare!!
      pastaj prit er lali se kam një ndeshje basketi për të lujt!!du me mund vetveten për të vendos një rrekord të ri!!pastaj harrove se unë isha në përurimin e urës së ngrefme të vllait tim erdoqan??
      dhe ju “qeveria,qeveria”mu bët më keq se nipçja i xhasulos tek kapedani që të rë kohën nxiste kiken me bo bol,”kike,kike”!
      boni dhe ju ndonjë gjo!

  • Turp sa pwrgjegjwsi pwr ata qw kanw dalw nw podium mediatik me tw sa nw atw tw ashtuquajtur aktivitet a c’janw, dalw me tw nw atw foto…
    Ai Telha Ugurlei duhet tw japw llogari drejtwsisw..pwr cpifie nw rang shtetwror.
    .Ku janw kopetentwt?!
    Mw ashpwr duhet tw shprees ky istitucion fetar i Elbasanit,qw dhe kaqw mirw bwn se te tjerwt heshti,

    Dashamirwsi D.

  • *****Falenderime komuniteteve fetare !***** Ja besa jonë ku shkëlqeu sot në mesë fetarve të vërtet shqiptar ! -S,ka ndarje ! -ska ndonjë çarje ,
    ndonjë ndyshim ! Jan të tërë vllezër një trup, një mendje, një qëndrim kur vjen puna për të vertetuar e mbrojtur shqiptarinë .Feja e shqiptarit është shqiptaria. U vertetua thirrja e V.Pashës me reagimin e komuniteteve fetare.për të hedhur poshtë shpifjet e poshtra të historiani turk.që shpifjë e dizinformon opinjonin te varri i heroit tonë legjendar Skënderbeut të madhërishëm që është lavdia luftarake e së kaluarës të trimave tanë shqiptar që me luftën e tyre për mbrojtjen e atdheut PËR 25 vjet banin të dridhej qiell dhe dhe,të dridhej armiku OTOMAN gjerë thellë në strofkën e tijë ,dhe dridhja nuk paska pushuar edhe sot pas 500 vetësh kur ky pseudo-historiani i ri turk shpreh gjuhën e mallkimit ,të narrëzisë ,të turpërimit dhe urrejtjen për disfatat që u shkaktoi Skëndërbeu ynë hrdhive osmane para 500 vjetësh.Dhe ky mashtruesi historian doli në skenë në Lezhë.!.
    -Skëndërbeu nuk e harroi besën e të parve ,megjithë gradat dhe favoret që i dha Sulltani ,ai përsëri u kthye me 300 trima në atëdhe.
    -Skëndërbeu ishte prijës i një populli luftëtar e trim i dashuruar gjerë në dhimbje me trojet e veta dhe me lirinë.Barleti e përshkruan Skëndërbeun luftëtar i ashpër me turqit ,por me zemër të madhe njerzore për shqiptarët , një hero madhështor dhe legjendar .
    -Pas vdekjes se SKËNDERBEUT më 1468 ,populli shqiptar nuk mundi më tu bënte ballë sulmeve të ordhive osmane.Ky pushtim i dha goditje të rëndë jetës dhe kulturës vendit.Shqiptarët kishin rënë në në robëri të rëndë shekullore.
    -/Pesqind vjet kemi rruar
    me pahirë,Lidhur këmb, e duar me zingjir/.
    SIÇ shkruante ÇAJUPI në poezinë “SHQIPTAR” duke lëshuar kushtrimin:
    -/Çvish rrobat e robërisë,
    Mëmëdhe ,
    Vishë armët e trimërisë se ka ne./
    -Prandaj deklarata e komuniteteve -fetare dhe reagimi tyre kundër pseudohistorianit turk .është vazhdimi e fryma e luftës legjendare të SKËNDËRBEUT ! .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *