“Drejtësia”, zbardhet formula e PD: Vetingun e bën Kushtetuesja

Elton Tafaruci

Ndryshe nga sa parashikon drafti i hartuar nga ndërkombëtarët, formula e kompromisit që demokratët thonë se prej datës 24 qershor ndodhet në tryezën e Qeverisë sjell dy ndryshime të reja lidhur me vetingun.

Ajo eviton Avokatin e Popullit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e vetingut, duke i vendosur ndërkombëtaret vetëm nw rolin e vëzhguesit.

Në dokumentin, që aktualisht ndodhet në duart e deputetëve, është Avokati i Popullit ai që harton një listë emërore të të gjithë kandidatëve që plotësojnë kriteret përzgjedhëse formale dhe më pas ia dërgon atë Parlamentit për votim.

Por demokratët e anashkalojnë Avokatin e Popullit në këtë proces, duke futur në lojë Gjykatën Kushtetuese. Ata propozojnë që  kandidaturat të vetëofrohen në bazë të kritereve, ndërsa filtri përmes të cilit do të kalojnë kandidatët të bëhet nga një trupë prej 3 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese, që zgjidhen me short.

Sipas opozitës ka një arsye se përse është përzgjedhur Gjykata Kushtetuese për të bërë filtrin e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit. Në të dy raportet argumentojnë ata, si atë të ndërmjetëm dhe përfundimtar të komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese është një organ që nuk preket, me të vetmin ndryshim formulën e saj.

Për pasojë opozita argumenton se është në tagrin dhe kompetencën e kësaj trupe gjyqësore, që funksionon si Gjykatë më vete të bëjë filtrin e kandidatëve për institucionet e reja të drejtësisë.

Më pas kjo listë që nuk propozohet dhe as nuk verifikohet nga partitë politike do t’i kalojë komisionit ad hoc parlamentar me 12 deputetë, me përfaqësim të barabartë të palëve, i cili do të përzgjedhë me votë të fshehtë kandidatët e organeve të vetingut dhe në fund do të jetë Kuvendi ai që do ta listën nw tërësi.

Në rast dështimi të votimit në Kuvend, atëherë procesi përsëritet, duke shmangur në këtë mënyrë  mundësinë e shortit nga ana e Presidentit.

Ndryshe nga sa parashikohet në draftin e ekspertëve ndërkombëtarë, ku thuhet se: Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë të gjithë anëtarët,  gjyqtarët dhe komisionert publikë brenda 30 ditëve, në ditën e 35 Presidenti i Republikës nga lista emërore e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit përzgjedh me short publik anëtarët, gjyqtarët ose komisionerët.

Emrat e përzgjedhur në draftin e ndërkombëtarëve konsiderohen automatikisht të emëruar. Për demokratët formula e re që bazohet në zbatim të rekomandimit 88 të “Venecias”, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i jep thjesht rrol vëzhgues dhe aspak vendimmarrës, ndryshe nga sa përcaktohet në draftin e ekspertëve të huaj. /TV KLAN

Share This Article
5 Comments
  • Ne se te huajt kane te drejte ne vendimarjet e Shqiperise, atehere shqiptaret kane vetem nje emer: SKLLEVER NE VENDIN E TYRE, ME VOTEN E TYRE E ME QEVERINE BUTHELEPIRESE

    SHQIPTARE ZGJOHUNI SE JENI KTHYER NEBKOLONI.
    MOS DEGJONI AS POLISHEJTANET DHE AS AMERIKANET POR DILNI ZOT FEMIJEVE TUAJ SEBI KATANDISET NE SKLLEVET TE AMERIKANEVE NE SHQIPERI

    • Ik ore pythlepires i saliut,hajdute e kriminele te gjithe jeni ….u erdhi ora tani e perdridheni,shikoni c thote populli……

  • Vetingun ta beje ai gjyqtari qe te shpetoi ty kur vuaje nga gripi dhe nuk paraqiteshe dot ne gjyq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *