‘Luftë civile në SHBA’: Çfarë e provokoi masakrën?

Elton Tafaruci

Shpërthimi i ri i dhunës në SHBA ka tronditur opinionin publik jo vetëm atje, por në mbarë botën.

Pesë policë u vranë nga persona të armatosur në Dallas, ndërsa në qytet protestohej kundër vrasjeve të dy personave me ngjyrë nga policia.

Gazeta “New York Post” shkruan që tani për një luftë civile në SHBA.

Tre persona që qëlluan mbi policët janë arrestuar, një i katërt vrau veten.

Ka raportime se të paktën dy prej tyre kanë qëlluar me armë snajper nga pozicione të larta.

Një nga viktimat është Patrick Zamarripa.

Vëllai i tij postoi një foto të tij me babanë, shoqëruar me postimin: “Asnjë baba nuk duhet të varrosë të birin. Ti je hero Patrick. Të dua”.

Një nga personat e arrestuar thuhet se deklaroi, teksa shëtiste i qetë me armë mes njerëzve:“Fundi po vjen”.

Por çfarë e provokoi masakrën më të rëndë ndaj policëve në SHBA që prej 11 Shtatorit?

Gjithçka erdhi pas vrasjeve të dy personave me ngjyrë nga policia brenda pak orësh.

Philando Catile, 32 vjeç dhe Alton Sterling, 37 vjeç, u vranë në dy incidente që ndezën protesta në vend.

Alton Sterling u qëllua nga afër nga oficerët, pasi e kishin vënë përtokë me pretendimet se kishte një armë.

Pamjet e filmuara tregojnë momentin kur policët e vendosin poshtë.

Papritur njëri nga oficerët bërtet: “Ai ka një armë”.

Më vonë, tjetri e qëllon disa herë në gjoks dhe shpinë.

Pak orë më vonë, e dashura e Philando Castile shokoi botën kur transmetoi live të dashurin e qëlluar nga policia.

Policia e kishte ndaluar pasi makina kishte një fener të thyer.

Castile, që thuhej se ishte një person model për shoqërinë, u kishte thënë se kishte një armë me leje.

Por teksa afrohej për të marrë dokumentet, siç ia kërkoi oficeri, atë e qëlluan.

Protestat “Jeta e të zinjve vlen” shpërthyen kudo.

Këtë vit, policia ka vrarë mbi 130 persona me ngjyrë.

Sipas studimeve, të rinjtë me ngjyrë kanë 9 herë më shumë mundësi që të vriten nga policia.

Share This Article
4 Comments
  • Kjo ngjarje eshte mire te shikohet nga Europa!
    Per te mos patur iluzione te kota mbi multietnine dhe perzierjen rracore.

  • ISHTE NJE NGJARJE E PRITSHME, DHE E PROVOKUAR NGA VETE QENDRIMET E POLICISE.

    NE VIDEOT QE KAM PARE KOHET E FUNDIT PER VRASJET E POLICISE AMERIKANE, JAM SHASHTISUR SA KOLLAJ VRITEN NJEREZIT.

    SI MUND TE VRASESH NJEREZ TE “ARMATOSUR” VETEM ME SHKOPINJ DRURI DHE QE JANE NE GJENDJE TE RENDUAR EMOCIONALE.

    POLICIA MUND TE QELLOJE NE AJER SI FILLIM, MUND TI QELLOJE NGA KEMBET PER TI PLAGOSUR E NEUTRALIZUAR,

    POR TI QELLOJE ME GJAKFTOHTESI DREJT E NE TRUP PER TI EKZEKUTUAR ME GJAK TE FTOHTE ESHTE GJEJA ME E RENDE E MUNDSHME.

    JO PER TE MBROJTUR KETA QE BENE KETE MASAKER, SE EDHE ATA KRIMINELE JANE, POR KESHTU SI PO VENE NGJARJET ESHTE NJE RECETE SHUME E SUKSESHME PER LUFTE CIVILE.

  • VIDEOT E FUNDIT TE VRASJEVE NGA POLICIA TE CIVILEVE, TE “ARMATOSUR” VETEM ME SHKOPINJ DRURI KANE QENE SKANDALOZE.

    JO PER TE JUSTIFIKUAR KRIMIN E KETYRE KRIMINELEVE, POR KA QENE NJE NGJARJE E PARALAJMERUAR.

  • VIDEOT E FUNDIT TE VRASJEVE NGA POLICIA TE CIVILEVE, TE “ARMATOSUR” VETEM ME SHKOPINJ DRURI KANE QENE SKANDALOZE..

    JO PER TE JUSTIFIKUAR KRIMIN E KETYRE KRIMINELEVE, POR KA QENE NJE NGJARJE E PARALAJMERUAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *