Inspektorati Shtetëror inspekton në zonën e Shëngjinit

Dita

Rritja e ndjeshme e numrit të të punësuarve gjatë sezonit turistik në bregdetin e Shëngjinit dhe mundësia e abuzimeve ka nxitur Inspektoratin Shtetëror të Punës të takohet me punëmarrësit e kësaj zone.

Drejtori i Përgjithshëm Dritan Ylli tha se nuk do të tolerohen me punësimet abuzuese të të miturve nën 18 vjeç nëse nuk janë pajisur më parë me një autorizim nga Inspektori.

Kemi vënë re që punësimi i kësaj kategorie moshore nën 18 vjeç bëhet pa autorizim të posaçëm siç e përmban ligji nga Inspektorati i Punës. Dhe për më tepër, sidomos të rinjtë dhe sidomos punonjësit mbahen në orare rraskapitëse për to. Synimi ynë është që çdo punonjës të fillojë punë menjëherë të deklarohet në zyrat e punës, tek inspektorati i punës dhe tek organet tatimore. Për më tepër, të ketë një kontratë me kushte të qarta që derivojnë nga Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, tha Ylli.

Ai ftoi të gjithë punonjësit që të denoncojnë çdo rast abuzimi, ndërsa dha garanci se reagimi do të jetë i menjëhershëm.

Çdo punonjës të na lajmërojë, të ankimojë çdo shkelje të të drejtave të tyre pranë zyrave qendrore të Inspektoratit të Punës dhe pranë çdo zyre përfaqësuese dhe pavarësisht rrugëve të ankimimit, ne do t’i përgjigjemi me shumë korrektesë”, shtoi Ylli.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës Dritan Ylli inspektoi dhe kushtet e punës në disa biznese në Shëngjin, vija bregdetare që përgjatë tre muajve të sezonit ka 10 fishim të numrit të personave të punësuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *