Nga Michael Tanner – Nëse ka pasur një gogol në politikën e këtij viti, ky ka qenë “globalizimi”. Ndërsa Brexit është parë nga shumëkush si refuzimi i fundit i globalizimit, që ka qenë një shtyllë e ekonomisë ndërkombëtare prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, politikanët amerikanë, si majtas dhe djathtas, janë kthyer kundër tij. Donald Trump është natyrisht kleriku kryesor i anti-globalizimit.
“Ne nuk do t’ia dorëzojmë më këtë vend apo njerëzit e tij këngës së rreme të globalizmit”- betohet ai. Ndërkaq edhe Bërni Sanders ankohet se “ekonomia gjithnjë e më e globalizuar, e ndërtuar dhe mirëmbajtur nga elita ekonomike në botë, po dëmton kudo njerëzit e thjeshtë”. Dhe, ndërsa Hilari Klinton e përdor rrallë termin aktual “globalizëm”, ajo i bën shpesh jehonë ankesave të anti-globaliste, sidomos në çështjet e tregtisë.
Por denoncimet e hidhura kundër globalizimit, nuk kapin thelbin. Së pari, le të kuptojmë se çfarë është dhe nuk është globalizimi. Pavarësisht nga fantazitë paranojake të internetit, globalizimi nuk ka të bëjë me disa komplote të poshtra për të imponuar një qeveri botërore. Nuk ka të bëjë as me kontrollin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë Bashkim mitik të Amerikës së Veriut.
Ka pak të bëjë edhe me makthin burokratik të Bashkimit Evropian. Dhe as ndërhyrjen ushtarake dhe komb-ndërtimi që është aq popullor në disa qarqe neokonservatore. Përkundrazi, globalizimi ka të bëjë thjesht me lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe ideve në mbarë botën dhe përgjatë gjithë kufijve. Dhe ne jemi shumë më mirë për shkak të tij. Globalizimi ka nxjerrë nga varfëria qindra miliona njerëz në mbarë botën.
Jo më larg se sa në vitin 1990, rreth 2 miliardë njerëz, 37 përqind e popullsisë së botës, jetonte nën një varfëri të skajshme – që do të thotë me të ardhura prej më pak se 1.9 dollarë në ditë. Sot, me këtë realitet të hidhur përballet vetëm 9.6 përqind e popullsisë së botës – gati 700 milionë. Kjo është një ulje e madhe e mjerimit njerëzor, që mund të gjurmohet tek globalizimi.
Por për SHBA-në? Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, vlerëson se fitimet e fundit nga tregtia e SHBA-së dhe liberalizimi i investimeve, është rritur nga 9.270 në 16.842 dollarë për çdo familje. Një tjetër studim ka gjetur se “një rritje prej 1 përqind në volumin tregtar, rrit të ardhurat reale me 0.5 përqind”. Studime të tjera konstatojnë se tregtia e stimiluar nga globalizimi, ka rritur me 29 përqind fuqinë blerëse të familjeve me të ardhura mesatare.
Sa për të varfërit, ata përfitojnë më shumë nga disponueshmëria e mallrave me kosto të ulët, duke parë një rritje me 62 përqind të fuqisë blerëse, mbi atë që do të gëzonin në një botë pa tregti. Po, sigurisht ka humbës dhe fitues. Fitimet ekonomike nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë. Kur ne u zhvendosëm nga qerrja e tërhequr nga kali tek automjetet, njerëz që punonin në industrinë e karrocave ishin të dështuarit. Por kjo vështirë se do të thotë se ne duhet të ndalojmë përparimin ekonomik, në mënyrë që të mbrojmë çdo punë që ekziston aktualisht, apo se ne duhet të mbështesim artificialisht pagat tek industritë në rënie.
Qeveria ka qenë shumë e përfshirë në mbrojtjen e industrive të caktuara dhe profesioneve nga konkurrenca globale. Anti-globalizimi nuk është vetëm anti-tregtar apo anti-emigracion – ai është një portë drejt një qeverie të madhe. Milton Friedman vuri në dukje se “ndërhyrjet në tregtinë ndërkombëtare duken të padëmshme; ato mund të marrin mbështetjen e njerëzve të cilët janë të shqetësuar për ndërhyrjen nga ana e qeverisë tek çështjet ekonomike; në shumë raste një biznesmen madje i konsideron ato si pjesë të “mënyrës amerikane të jetësës”; por ka disa ndërhyrje që janë të afta për t’u përhapur shpejt, dhe që në fund janë po aq shkatërruese për sipërmarrjen e lirë”.
Megjithatë në fund globalizimi nuk vlen vetëm për rritjen ekonomike. Bëhet fjalë për lirinë – lirinë për të udhëtuar, për të blerë dhe shitur, për të punuar, për të punësuar dhe pushuar nga puna. Ai e trajton çdo person jo si anëtar të një fisi, por si një individ, me të drejta të njëjta natyrore si çdo person tjetër. Sikurse paralajmëroi dikur Frederik Bastia, një prej ekonomistëve më të hershëm klasiko-liberalë:Shkëmbimi, ashtu si prona, është një e drejtë e natyrshme.
Çdo shtetas që ka prodhuar ose blerë një produkt, duhet të ketë mundësinë të përdorë atë menjëherë për vete, ose t’ia japë kujtdo në këmbim të objektit të dëshirave të tij. Privimi nga kjo mundësi, kur ai ka kryer asnjë akt në kundërshtim me rendin publik dhe moralin e pastër, vetëm sa për të kënaqur leverdinë e një qytetari tjetër, është si të legjitimosh një akt plaçkitje dhe shkelësh ligjin e drejtësisë.
Ndoshta përqëndrimi tek të drejtat individuale, është një nga arsyet pse studimet tregojnë se rrjedha e lirë e mallrave, njerëzve, kapitalit dhe ideve, siç ka dëshmuar një analizë e Këshillit të Këshilltarëve ekonomikë, “ndihmon në zvogëlimin e diskriminimit, dhe thellon përfshirjen sociale”. Studimet kanë dokumentuar një rënie të diskriminimit të bazuar tek hendeku mes pagave në bazë të gjinisë, racës, dhe statusin e emigrantit si pasojë e rritjes së tregtisë. Hulumtimi po ashtu konfirmon se hapja e madhe ndaj tregtisë, sikurse është matur nga normat më të ulëta të tarifave, është e lidhur me kushte më të mira të drejtave të njeriut. Amerika është një komb i madh, fuqia udhëheqëse ekonomike në botë. Si e tillë, ajo duhet të mirëpresë një botë në të cilën ka pak, në mos aspak pengesa. Ne s’kemi nevojë të strukemi pas mureve, apo druhemi nga konkurrenca ndërkombëtare.
Në qoftë se mund të bëjmë më shumë për të ndihmuar ata që kanë mbetur prapa, le ta bëjmë këtë. Në rast se mund të rrisim konkurrencën tone, duke reduktuar taksa dhe rregulloret, kjo është një strategji e vjetër. Dhe ne duhet të pranojmë, ashtu si dukur Ronald Regani, se “sa më e lirë rrjedha e tregtisë botërore, aq më të forta janë premisat për progresin njerëzor dhe paqen ndërmjet kombeve”.
“National Review” – Në shqip nga bota.al

Z. Tanner ka mendimin se Globalizmi eshte diçka e mire. Eshte e drejte e tij. Te tjere mendojne ndryshe. Koha bene te veten dhe ne pak vite do vertetohet se cili ka te drejte. Por qe autori e pranon se shume njerez e krahasojne me gogol, kjo nuk mundet te kalohet kaq shpejte,me propaganden e autorit,duke na i sevirur si te vetmin drejtim ne ekonomi. Qytetaret shohin se çdo dite diferencimi po behet kaq i madh ,sa qe tregu do mbetet pa klient. Po keshtu eshte ritur numri i oazeve fiskale. Po ajo qe este kryesorja eshte perhapja si flame,e fenomenit te iformalitetit. Pra tani kemi ekonomi iformale,qe realozon mall iformal dhe kembin iformal. Kudo mos realizim ne strukture duke hapur rruge spekullimit gjigande,ku vete kapitalizmi si sistem ,eshte trasformar ne kapitalizem Kasino. Aktualishte kemi kembin jo real dhe nje hapsire per spekullim. Me jene keq qe autori nuk ka aritur akoma te shoh qe bankat po bien dhe po mbahen me lehtesimin sasior. Pra sistemi private po mbahet me parate e shoqerise e jo te privait Vet shteti eshte bere stimuluesi kryesore duke u vetprivatizuar me qellim te mbaj sistemin kapitaliste tashme te vdekur, si eshte sot ,nga Globalizmi.i shume diskutuar. Jame dakorte me autorin kur thote se SHBA kane perfituar.Jo vetem amerikanet por dhe vende te tjera te forta kane perfituar. Por kjo nuk mundet te thuhet per shumicen e vendeve te tjera. Po keshtu brenda shteteve perfitues jane nje pakic e shoqerise. Pjesa dermuese e shoqerise eshte ne dileme per te jetuar.Po perse ndodh ky aktualitet me Globalizmin. A njihet Globalizmi si metodologi ekonomik. Po,Globalizmi si metodologji nuk echte diçka e re,ne nie forme tjeter ajo ka ene metodologjia sunduese ne sistemin e centralizuar totalitär. Eshte pikerishte kjo metodologji qe çoi ne falimentimin e socializmit totalitar. Ku kishim prodhim per prodhim,ku ne emer te Globalizmit dhunohej asortimenti, ku volumi ishte dettare dhe zerat ishin fakultative. perfundimishte mungoi realizimi i struktures,deri sa tregu mbeti bosh dhe sistemi u shembe jo nga perendimi apo Gorbacovi,por pikerishte nga metodologjia eGlobalizmit. Me sa duket kjo metodologji po bie falimentimin e kapitalizmit kazino sot. A ka sot ne Globalizem realizim ne strukture te te ardhurave financiare,apo i eshte vene bryli,shteteve dhe shoqerise? Si tregojne zerat, ku kane shkuar te ardhurat. Deri tani te ardhurar kane vetem nje drejtim,oazet fiskale. Dikush thote te shtojme injektimin e parase.. Por faktet tregojne se perseri kemi vetem fryrje te te oazeve dhe iformalitetit. Pra Globalizmi eshte realizuar gjeografikisht por jo konkretisht ose me mire te themi eshte realzuar ne hapsire por jo ne kohe. E veçanta ka mbetur me gishte ne goje. Sa per demokracine ne ritje qe propogandon autori , do ti them pa hezitim se sot qytetari nuk eshte i lire te te flase edhe kur kostaton nje krim dhe e ka per detyre te flase. Ne se trimerohesh dhe flete,ekzekutohesh, me largim nga puna,qe eshte dhe denimi me vdekje ne kapitalizem. Demokracia eshte utopi dhe kush e thote ,bene propogande. Ne sistemin e kembimit ,demokracia eshte mall,kush ka para e konsumon.
ju lutem me vendosni komentin.