Aventura e dytë evropiane e Kukësit këtë verë është shoqëruar me një lajm të shkëlqyer nga qeveria evropiane e futbollit. Pasi verilindorët bënë mrekullinë duke u kualifikuar në turin e parë të Ligës së Europës në Malin e Zi, UEFA ka vendosur që të ulë pezullimin prej dy ndeshjesh pa tifozë të klubit shqiptar në Europë, çka do të thotë se ndeshja Kukësi-Austria e Vjenës do të luhet me mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë kuksiane më 21 korrik.
Në “Elbasan Arena” u ndje shumë mungesa e tifozerisë në ndeshjen e parë kundër Rudarit, por ndaj austriakëve stadiumi pritet të jetë plot, gjithnjë në rast se Kukësi merr një rezultat pozitiv në Vjenë më 14 korrik
