Moisiu: Presidenti të zgjidhet nga populli

Elton Tafaruci

Ish kreu i shtetit Alfred Moisiu mbështet nismën e një grupi deputetësh për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Qëndrimin e tij për ndryshim të formulës Moisiu e mbështet në disa argumenta, ku më kryesori është ai i dhënies fund të modelit të deritanishëm që politika e ka kthyer këtë në një pazar politik. Me këtë formulë nuk zgjedhim një kryetar shteti, por një nënpunës në presidencë shton ai.

Alfred Moisiu, ish president i Shqipërisë: Unë presonalisht kam qenë me kohë për ta zgjedhur Presidentin nga populli. Dhe dini pse? Për arsye se mënyra sesi zgjidhet Presidenti është kthyer në një pazar politik. Ne avash avash po shkojmë tek ajo që nuk zgjedhim një kryetar shteti, por po zgjedhim një nënpunës në Presidencë. Kryetari i Shtetit është kryetari i Shtetit dhe kushtetuta e përcakton se çfarë detyrimesh ka dhe si duhet të jetë. Pikërisht për të shmangur këtë pazarllëk, që për fat të keq ka ardhur duke u thelluar unë kam qenë dhe tani më vjen mirë që një grup deputetësh e kanë paraqitur si amendament për të bërë një ndryshim kushtetues dhe kjo do të ishte një arritje shumë e mirë. Alfred Moisiu, ish president i Shqipërisë: Reforma në drejtësi është një ndryshim i madh që po bëhet, por ama edhe zgjedhja e Presidentit është një ndryshim i madh që duhet ta bëjmë. Duhet ta bëjmë sepse po ta shprehim në gjuhë popullore, Presidenti duhet të jetë në rolin e plakut të shtëpisë. Në shqiptarët e dimë se çfarë është plaku i shtëpisë dhe e kuptojmë rëndësinë dhe vlerat e tij. Prandaj vulën për të zgjdhur një figurë të tillë duhet ta japë populli sepse populli nuk të zgjedh nëse ke probleme që nuk i shkojnë përshtat një figure që duhet të jetë kryetari i shtetit. Kodi Zgjedhor të rishikohet dhe të përshtat kushteve të reja, zhvillimit të vendit tonë dhe politikës në tërësi.

“Bazike”, kështu e përkufizon reformën në drejtësi ish presidenti Moisiu që nuk heziton të shprehë zhgënjimin që klasa politike nuk po arrin të gjejë dakortësinë. Korrupsioni na ka kapluar, prandaj kjo reformë lidhet me të ardhmen e vendit.

Pas reformës në drejtësi, ish kreu i shtetit sheh domosdoshmëri edhe rishikimin e kodit zgjedhor.

Deklaratat Alfred Moisiu i bëri nga Shkodra ku mori pjesë në një takim rajonal për rrugën integruese të Shqipërisë në familjen europiane.

Share This Article
5 Comments
  • Je dalluar per shqipetarizem e punetor ,jo per mençuri!
    ———————
    Te respektoj se te njoh direkt ndoshta si pake shqipetare prandaj po te bej pyetjet sa thua me siper:
    -Per ke president flet kur ne 25 vjet nuk kemi Rrepublike parlamentare po Sali Nano Meta?
    -Per ke president flet kur ne 25 vjet nuk kemi ‘kushtetute’ si ‘bibla’ e shtetit qe shkruan ‘e zeza mbi te bardhe’ ndertimin e shtetit ‘me besimin tek ‘zoti’!
    -Per nismen e kujt ‘deputeteve’ flet kur shqipetaret 25 vjet nuk perfaqesohen ne shtet as direkt nepermjet perfaqesimit e as direkt apo e ke fjalen per socialSSalistin Blushi i emeruar nga ‘dinastija blushi’ si ne shekullin e XIV-te!
    -Per ke reforme drejtesije flet kur vendit i mungon shteti i se drejtes e ska parlament te beje reformat per popullin!?
    -SI NUK ARRIN TA KUPTOSH QE SHKALLA E DEMOKRACISE MATET ME REFORMEN E THELLE RADIKALE TE SISTEMIT ELEKTORAL KU SHQIPETARET TE RIMARIN TEMPULLIN QE QUHET PARLAMENT TE UZURPUAR NGA ANTISHQIPETARE E KUJSLINGE TE EMERUAR!?

  • AH MORE MOISI ‘GOLEMI’!(Nuk eshte veshja qe te ben prift)
    Je plakur dhe ke harruar shprehjen ‘Po me zgjodhe prift mos ma rruaj mjekrren’!Nishanit Sala i ka dhjere jo vetem mustaqet por i ka òkulur edhe ‘leshin’ e B…!

  • eshte e vjeter kjo , ta ka thene me kohe populli po nuk deshet……ju ekipi dominos. hajde tung , tresh jek ….nje gur.

  • Se te kan ra trut ne qaf dihet me kohe.Qe te zgjidhet nga populli se pari duhet ti nifen kopedencat qe i takon te tilla si ne vendet ku zgjidhet nga populli.E jo nje kryeminister idiot si ky i sotmi ti heq pervec fotografis si president.edhe te gjitha kopedencat.Po nuk e propozuan partit vendi do ngelet pa president se te till jemi ne.

  • Ju personave Shqiptare qe pyeti dhe ju besojne mire qe presidenti te zgjidhet nga populli. Ngulni kembe e beni nje te mire atij vendi Te kete, dy Parti Politike ,te tjerat rregullohen vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *