Aleanca e Atlantikut të Veriut nga Samiti i Varshavës ka konfirmuar vazhdimin e misionit të saj në Afganistan. Lajmi është përcjellë nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili pas takimit me Presidentin afgan, Ashraf Gani, komunikoi se palët kishin rënë dakord për tre pikat të cilat janë:
– Vazhdimi i Misionit mbështetës përmes një modeli fleksibël dhe rajonal
– Mbështetja e forcave afgane me fonde dhe me trajnim të specializuar të paktën deri në vitin 2020
– si dhe, ri-konfirmimi i partneritetit dhe i bashkëpunimit politik.
Stoltenberg shtoi se trupat e NATO-s do të vijojnë të qëndrojnë në Afganistan, por nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në misione ushtarake. Në mbyllje, ai tha gjithashtu se do të ketë përpjekje edhe më të mëdha për të mbrojtur përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në zonat e konfliktit.
