Serena Williams fiton ‘Wimbledon’ për të shtatën herë

redaktor

Serena Williams fitoi për herë të shtatë turneun e Wimbledon duke mundur në finale Angelique Kerber pas 1 orë e 23 minuta duke mos vuajtur pothuajse aspak përballë tenistes gjermane, që luante finalen e saj të parë në fushën me bar të turneut londinez.

Williams, që kishte fituar dhe vitin e kaluar vuajti disi në setin e parë, kur fituesja e Australian Open këtë vit arriti të ruante radhën e shërbimit deri në gamen e saj të pestë, por në fund Williams mori një game me break duke fituar 7-5.

Një fitore mbi të gjitha psikologjike ndaj Kerber, që në setin e dytë sërish provoi t’i bënte ballë Serenas, madje duke e ulur dhe në gjunjë në rezultatin 30-15 të gamet të tetë, por Williams jo vetëm e rimori veten nga ajo goditje por pikërisht atë game arriti ta mbyllë me break duke u shkëputur në 5-3.

serena1

Nga shërbimi, numri 1 i botës nuk gaboi asgjë duke fituar 6-3 dhe krejt takimin me sete 2-0, me kundërshtaren gjermane që nuk arriti dot të marrë trofeun e dytë Grand Slam për këtë vit, pas suksesit në Australian Open. Një sukses i jashtëzakonshëm ndërkohë për Serenan, që ngjitet në kuotën e 7 fitoreve në Wimbledon duke ruajtur njëkohësisht dhe kreun e renditjes botërore të WTA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *