Ahmet Dursun
Është e vërtetë aq sa emri im: Në luftën çlirimtare turke të udhëhequr nga Mustafa Qemali, 46% e atyre që shkuan në front dezertuan, pra e prenë në besë. Ky 46% dhe degëzimet e tyre kudo, synojnë të denigrojnë çdo hero kombëtar të ngjashëm nga vlerat dhe për atë që kanë luftuar… Ashtu si Ataturkun në Turqi, si Skënderbeun në Shqipëri, nuk është çudi që nesër edhe Aleksandrin e Madh ta quajnë një lider terrorist!
***
Dëbimi i shqiptarëve prej trojeve të tyre në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX drejt lindjes, ndikuan thelbësisht rendin e shoqërive autoktone atje. Errësira e perëndimit të perandorisë otomane e asaj periudhe, i vuri shqiptarët përballë një sfide të jashtëzakonshme kulturore me popujt vendas. Emrat dhe feja përputheshin, por fizionomia, zakonet dhe gjuha, krejtësisht e padëgjuar, nuk kish asnjë lidhje me popujt gjerësisht myslimanë, si turqishtja, arabishtja, apo persishtja.
Por, çfarë është më e rëndësishmja?
Bashkë me ta, në të gjitha hapësirat jo vetëm në Turqinë e sotme, por në Siri, në Liban, më pak në Irak dhe në Iran, doli në pah institucioni i besës së shqiptarëve, e cila pa u bërë pjesë e ligësive, u mbajt në këmbë veçse me mirënjohje.
Ky institucion – i besës – ashtu si në perandoritë e tjera, edhe në atë otomane, i ka dalluar shqiptarët dhe i ka bërë të ngjiten në majat e ushtrive. Por shpërngulja e gati një milion shqiptarëve, këtë institucion e bëri të preket, të njihet e të respektohet nga çdo shtresë e shoqërisë, derisa një marrëdhënie tregtare, një fqinjësi, apo një krushqi kur bëhej me një shqiptar, fjala mjaftonte!
Historikisht, të gjithë popujt që jetojnë në Turqi ashtu si tani edhe atëherë, – kur nuk indoktrinohen prej pushtetit, si sot- , marrin prej pasurive më të jashtëzakonshme të historisë mijëra vjeçare të njerëzimit të fjetur mbi këtë tokë. Sa më tepër janë lënë të lirë, aq më tepër kanë jetuar në një harmoni pavarësisht etnisë, gjuhës, besimit, zakoneve…etj.
Sot, pse kanë ndryshuar kaq shumë gjërat në Turqi? Në të vërtetë, ku po e çon kjo injorancë Turqinë sot? A mund të evitohet copëtimi i Turqisë, që po afron me hapa gjigande? Kjo katastrofë prek vetëm Turqinë dhe banorët e saj, apo mund të shtrihet edhe në Ballkan e më gjerë?
Pikërisht prej sulmeve të jashtme (jo si tani, nga brenda) u synua copëtimi i perandorisë otomane e degraduar tërësisht. Papritmas, doli një njeri i Besës, Mustafa Qemali, i cili ashtu si Skënderbeu 6 shekuj më parë, i dëboi një nga një të gjithë grabitqarët e tokës më të bukur në botë, edhe pse në luftimet më të rëndësishme 46% e të pabesëve dezertuan nga fushat e betejave…plot 46%!
Megjithatë, besa e tij ndaj kombit Turk nuk ishte e kufizuar veçse me këto fitore. Ai shpalli luftën më të vështirë, atë ndaj padijes; realizoi reformat më të paimagjinueshme dhe i dha Turqisë në 15 vite, një fytyrë tërësisht bashkëkohore. Pikërisht, kjo besë, i dha më pas, emrin e pashlyeshëm, Ataturk, “babai i turqve”.
A ka qenë besimtar Ataturku? Nëse ishte i pari që me rrogën e tij si askush më parë financoi përkthimin e Kuranit nga arabishtja në Turqisht; nëse hapi me mijëra shkolla; nëse nuk vuri asnjë grosh pasuri mënjanë dhe pas vdekjes ia dhuroi gjithçka shtetit, a mund të themi që nuk ishte?!
Sipas meje, besimi qëndron veçse te njeriu i besës…
Po, pabesia e besimit të atyre 46% që dezertuan, ku qëndron?! Te kutia, te sënduku, te fuqia imponuese? A u shfaq te memoriali i Skënderbeut në Lezhë?! Te PKK-ja, apo te ISIS-i?! Pikërisht, 46% e tradhtarëve dhe dezertorëve të atyre ditëve, nuk kanë pushuar asnjë ditë për realizimin e qëllimit të tyre, pra shkatërrimin dhe copëtimin e Turqisë dhe këdo që i del para…
Të quhesh shqiptar është i lidhur ngushtësisht me institucionin e besës, dhe ky institucion qëndron mbi themelet e të kuptuarit të tjetrit pavarësisht ngjyrës, gjuhës, zakoneve, fesë, krahinës dhe të bindjeve…pasi dy të ngjashëm s’kanë arsye t’i japin besën njeri-tjetrit! Një bari në malin e Tomorrit, një bujk në rrafshin e Dukagjinit, një malësore në Mirditë, me po të njëjtën mirësi e duan Turqinë. Duan një Turqi të fortë, të begatë, që ia mundëson gjithsecilit ta jetojë i lirë bindjen dhe besimin, siç ia la amanet Ataturku. Ky është një komunikim shpirtrash mes çdo shqiptari dhe atyre shqiptarëve që u dëbuan dhe ky komunikim ia prish lojën gjithë arrogancë, intriga dhe përçarëse të atyre të pabesëve që ikën nga betejat!
Sot më shumë së kurrë, në këtë realitet, çdo shqiptar i ndërgjegjshëm duhet të nxjerrë në pah parimet e gdhendura të Ataturkut, i cili ngriti një Turqi bashkëkohore, që i ndau punët e fesë me atë të shtetit dhe tha “paqe në vend, paqe në botë”. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të shpëtohet Turqia e kapllosur nën këtë injorancë, çdo mënyrë tjetër ia përforcon rreshtat e “xhematit” të tyre të pabesë…
“A ma jepni besën bre burra, për me shpëtue Turkin?” thonë miliona shpirtra që me mirënjohje e kanë dhënë trupin për ta sjellë Turqinë në lartësinë e qytetërimeve bashkëkohore.
Unë, ia kam dhënë…

Shumë po Kërkoni në këtë pikë sabahi.
Shkodrani thotë : duhan e muhabet, gjithicilli në kutij t’vetë.
Andaj, ti mbaje besën andej dhe në këndej
Edhe une ja kam dhen besen,jam kam dhene atyre qindra mijerave shqiptar qe jan pre ne bese nga ata qe skan pas nai here bese.kurre nuk do ti harroj dhe fal gjakun e derdhur.
O HAMET, SA LODHESH KOT.
PERSE MERR PERSIPER TE SHKRUASH GJITHE KETO GJERA PA THENE ASGJE.
SHKO MERR CA DITE PUSHIME TE KTHJELLOHESH.
Duhet thene: A punon Dursun per Sherbimin Informativ te Turqise?
ALEXANDRI I MADH mund te quhet neser terorist si thua zotrote dhe eshte e vertet ,dhe pse; nqse Qemal Ataturku dhe Skenderbeu luftuan per vendin e tyre ..Alexandri pushtoi shume shtete deri ne Indi..pakistan ,siri e deri ne egjypt ,,duke i shtypur ,djegur dhe masakruar ..dhe per cfar ?per egoizem..dhe si mund te quhet ky njeri Hero
Pse e nxerrni ket qelbesir qe tesh 600 e sa vjet vetem sherrin po ju shohim.
Ne Ballkan nuk ka popull te kete simpati per Turqine. Nuk e harrojne pushtuesin 500 vjecar qe e mbajti pas Europes me pushtim aziatik. Kjo vertetohet lehte ne c’do vend ballkanik qe te shkosh.
Ne Shqiperi nuk ka asnje arsye qe ne shqiptaret mos jemi ne nje linje me fqinjet tane ballkanike, te pakten vetem ne kete ceshtje. Jo ti hapim lufte Turqise, por te mos i japim asgje me teper se percaktimin qe i jep gjithe Ballkani, nje ish-pushtues aziatik!
Plotesisht dakort me komentin e pare – Prel Kola!
ahmet ne kete gazet nuk te kupton askush ,me vjen keq qe dijen e ndritur qe ke e leshon kot
Besa?? Cfare dreq besa!!!! Ne duhet te bashkohemi per Shqiperine, jo per te huajt!!!! Besa vetem midis shqiptarit dhe shqiptarit.
Ahmet Bej, je i nderuar dhe i perfolur si nje nder kryekuzhinieret me te mire qe kam ardh ne Shqiperi. Ketu qendro vlla lerja politiken dhe historine e anadollit kopetenteve… kur tvi me hanger noi pjate pilaf pasha? Aty pas mibistrise jashtme je ala?
Nje shkrim i nivelit te larte ne permbajtje dhe analize.Urime Z.Dursun,ajo c’ka shkruan eshte e vetmja zgjidhje per nje Turqi te forte dhe moderne ashtu sic e duan te gjithe shqiptaret.
Zoti ahmet..shume te flm keni thene vec gjera te mencura ….fale kete xhematin e perditshem te komentuesve jane po ata qe cdo dite japin prova te injorances se tyre ..pune te mbare shendet, jete te gjate e shkruaj sa me shpesh per kenaqesine tone ilir cami
PABESIA TURKE NDAJ SHQIPTAREVE TE BESES
Besa shqiptare eshte tradhetuar mijera here nga turqit e pabese.
Eshte rasti te kujtojme me nderim dhe dhimbje 14 Kryevezire shqiptare qe u dhane besen Sulltaneve dhe u prene prej tyre me te pabese.
500 krere shqiptare ne Manastir u thirren ne bese dhe u vrane me te pabese.
Ali Pashes iu derguan persona ne keshtjellen e tij ne liqenin e Janines ne bese dhe e vrane me te pabese.
Nderkohe qe Sulltani kishte dhene urdhera qe te pergjaken trojet shqiptare, ruhej ne bese nga Garda e Shqiptareve.
Kur mori ne internim (por edhe ne bese, Kapidanin e Mirdits, Prenge Bibe Doden, atehere 8 vjeç, turqit i nxoren me te apbese njerin sy dhe e steriziluan.
Ismail Qemali, babai i Kombit shqiptar ishte ne Parlamentin Osman, (pra ne bese), kur u gjuajt me shuplake nga nje turk i pabese. Perandoria Osmane e pranoi formalisht pavaresine e Shqiperise, pastaj me te pabese organizoi rebelimin e Shqiperise se Mesme.
Megjithese e pranuan Shqiperine e pavarur me bese, nuk e njohen deri ne vitin 1926, kur mbaruan shkembimin e popullsive me greke e sllave me te pabese.
Turqit deklaruan besen per Presidentin Zog, pastaj gjoja ne emer te “republikanizmit” nderpresin marredheniet diplomatike me te pabese ne vitin 1928.
Me te pabese firmosen shkembimin e popullsise çame me greket e Anadollit dhe meqe ishin 2 milione greke qe u iken dhe 500 mije shqiptare qe u erdhen, nenshkruan me Jugosllavine e Krajlit dhe pastaj me Jugosllavine e Titos me te pabese deportimin e shqiptareve nga trojet e veta.
Me te pabese, turqit kane bere provokime te ulta, duke fyer dinjitetin tone kombetar, duke perfituar nga statusi i mikut, pra meqe ishin ne bese.
keq i paska punet Turqia, vallahi! Qenkemi me mire ne shqipot, kot qahemi! Mesa kuptoj une, imam ballajdi i thenkan paterxhaneve te mbushur.
Po cfare pune paska shqiptari me Turqine? Nuk eshte pune e shqiptarit qe te nxjerre ne pah parimet e gdhendura te Ataturkut i cili ngriti nje Turqi bashkekohore. Ajo ashte pune e turqve.
Ndoshta gaboje, por ajo qe me ka munduar e mundon, nga ckam lexuar, me jepet ideja se Perandoria Osmane qendroje ne kembe per 5shekuj vetem ne saj te bese se shqiptare. Si ne ushtri(jeniceret) dhe ne administraten e Perandorise kane dominuar shqiptare. Kjo eshte shume domethense te kuptojme se cfare i detyroje shqiptaret ti jepnin besen turkut.
Duke analizuar rastet e shumta, pervec Skenderbeut dhe kacamut Ali Pash Tepelena, qindra e mijra burra shqiptare, nga te gjitha trevat sunduan bashke me turqit, per nje kohe te gjate ne disa teritore. Ne Ballkan, Azine e vogel, Lindjen e Mesme, Egjypt, Ishujt e Mesdheut e ne Afriken Veriore kemi, sundimtare shqiptare. Ndoshta, pervec cilesive ushtarake e genit per te sunduan, shqiptaret, ruajten coptimin e trojeve pas renjes se Bizantit. Fakti qe nuk pati rreshqitje teritoresh tregon dhe nje arsye pse i sherbyem me kaq besnikeri turqve.
Fati i shqiptarve, filloje te ndryshoje, kur dolen ne skenen botrore, fuqi te reja qe shfrytezuan dobsimin e Perandorise Osmane. Ndaj nesh, sipjesa me dominuse e Perandorise, u turren, jo vetem fqinjet, por dhe ato fuqi qe luftonin shperberjen e Perandorise. Dihen historikishte se cbene Fuqite Evropjane ne kurrizin e shqiptarve. Sot jemi te coptuar e te percare nga politikat favorizuse kundra popullit Shqiptare.
Eshte domozdoshmerishte per ne, qe politikat e sotcme, te kuptojme situatat e reja qe ndikojne ne Ballkan e me gjere, ne interes te ceshtjeve kombetare.
Fjala e dhene, fjala e nderit pra besa qe e permend autori qe neve na pelqen ta quajme tonen nuk besoj se eshte nje dicka vetm shqiptare. Autori kerkon te na preke ne seder te na lavdroje duke na kerkuar me pas qe sundimin otoman 500 vjecar ta harrojme Kauza e Ataturkut nuk ka qene kauza edhe e shpitareve. Fjala Bese ka kuptim ne mardheniet midis njerezve individeve por jo midis shteteve dhe aqmepak midis nje shteti dhe nje individi. Ikerkon besen nje shqiptari per te shpetuar Turqine! Mardheniet midis shteteve jane ceshtje ineresash politike dhe jo ceshtje nderi apo burrerie apo bese.
Se pari shteti Shqiptar duhet te kerkoj demshperblim per 532vjet gjenocid dhe per pazare me trojet Ilirike,kur ta pranon Turqia kete,ather duhet te flasem per Besen!
Ti , shpatar , qe me mburrje citon plot shqiptare , qe na paskan qeverisur Perandorine Otomane , sebashku me turqit , ke nevoje per nje sqarim fare te thjeshte dhe te njohur nga çdo shqiptar i vertete , e , ma merr mendja edhe nga çdo shpatar . Ata shqiptare qe permend ti , jane tradhetare dhe te blere me para e ofiqe nga pushtuesi otoman , qe , pasi siguronte besnikerine dhe spiunllikun e ketyre bastardeve , turku , nuk i kursente kurre gradat e shperblimet , per keta shqiptare te shitur . Eshte shume e vertete , qe perveç ofiqeve te tjera , nga rradhet e ketyre pseudoshqiptareve , kane qene edhe kryeministra ne Stamboll ….Po , a u kujtuan ndonjehere keta zagare shqiptare turkoshake , se nga e kishin origjinen ? A u kujtuan ndonjehere keta qelbesira , te kthenin syte prapa , nga vendi i tyre i origjines , qe ishte katandisur vendi me i humbur e i prapambetur , jo vetem i Evropes e Ballkanit , por edhe me gjere ? Çfare kane bere per Shqiperine , keta fundrina te shitur tek pushtuesi , kur shqiptaret ne trojet e tyre , ishin kthyer ne qenie njerezore “me bisht” ? A bene keta plehra shqiptare , qe tradhetuan vendin e tyre per llogari te pushtuesit , ndonje rruge , ure , ndonje shkolle shqipe ? KURRE ! ASNJEHERE !.Atehere , pse na i kujton ti , zoti Shpatar , qeverisjen e perbashket me hordhite otomane ? Ne cilen histori , na i paske lexuar e mesuar , kete lloj mysybeti ? A mos je edhe ti , ndonje bastard e pinjoll otoman , i atyre qenve shqiptare , qe haruan e nuk bene asgje per popullin e tyre , edhe pse kishin ne dore , si qeveritare te Portes se Larte ?!
Shpatar, harron dicka , qe gjithe keta qe permende pervec Skenderbeut -Ali Pashait – Ismail Qemalit asnje nga keta nuk beri dicka per Shqiperine dhe jo vetem qe nuk bene dicka por e shkaterruan sa munden e dogjen e shkrumbuan, LEJUAN HAPJEN E SHKOLLAVE GREKE SERBE BULLGARE POR JO ATYRE SHQIPTARE pra o Shpatar leri denglat me Turq.Sa per autorin e shkrimit dua ta pyes PARA SE TE KERKOSH BESEN SHQIPTARE PERGJIGJU TANI E 100- VITE QE JENI BERE SHTET “DEMOKRATIK” PSE NUK U HAPEN SHKOLLA SHQIPE NE TURQI ?????
Per te dy ju korcaret. Nuk po ju kuptoje, qe me drejtoheni, per gabimet qe kane bere shqiptare ne Perandorine Osmane. Po te jeni shqiptare ne gen do ta vrisni pak mendjen per ato ckam cituar. Jane fakte jo pjelle e mendjes time por shkime historike nga studjus te huaje. Ofendimet qe me beni tregon injorancen tuaj. Nuk me bejne pershtypje se ka shume si ju. Ndoshta te shtyre nga qarqe rreaksjonare, qe sot jane ne sulm, kunder nje populli qe do te korigjoje te shkuara. Ty korcari numrin nje. Nuk te ve faje per ato ndyresira qe nxjerr. Sot pak gjen korcaret te edukuar si dikure. Ose do jesh i paguar te leshosh ne Media vrerin antikombetare. Nuk mburra besen shqiptare dhene turqve por solla ato ckam bere ne te shkuara.
Arber Iliri:Me vjen keq qe mban ket emer e mbiemer qe nuk e meritoni nese vertet keni ket emer.Une mendoj se je nje turk qe fatkeqsisht flisni shqip.Po shko o njeri ne Turqi e te pastrohet vendi nga muturinat e tyre e kontribo te gjaku juaj.Populli jon e ka then nje te vertet per ta:Se .ute te mire e turk te mire nuk mund te gjesh.
Nje patriot apo edhe thjesht nje njeri kur lexon dhe I kane thene apo me mire akoma historia boterore ka disa data historike qe ato nuk mund te injorohen nga ne te ashtuquajture shqipetare diku aty nga 1800 a.d.
Ne qofte se historia shqipetare thote qe hordhite turke barbare vrane, plackiten, moren pengje dhe I bene turq, atehere e ka fajin Greku qe urren kriminelat apo ne qe jemi shumice dhe kemi identiretin e tyre?
Per cfare shqiperie flet o korcare, ketu ne Ballkan ke degjuar ty se sy nuk ke, qe ka egzistuar nje Perandori exquajture Bizante per 1000 vjet?
Kur Osmanet per 500 vjet nuk pipetinte gje pervec Xhamive, Pashallareve, Bejlereve po ne Bizantin Greke kishte shtete, zona me besime te ndryshme, shkolla ku te mesoje kush je apo emra historike?
Para Turqise ishim qe te fjithe Orthodoks me emra Greke se kjo eshte e verteta, me Kisha dhe shkolla Greke.Nga na del ty me nje identitet tjeter si Ervin, Eduart, Sokol, Magdalena, une kete ekuacion nuk e marre vesh.
Identiteti dhe kombi eshte e shenjte, kurse Mavraj thote qe une agjeroj!
Si mund te respektosh nje “besim”te ardhur me gjak, shkaterrues, vrasje dhe ty njesohesh me kete pusht-im?
A jane pune te Zotit keto pushtime dhe besime?
Une nuk e di ku don me shku turqia por nje pjese e saj po na don me vete
E cilsoj turqine si aleatin numer 1 ne rajon por duke filluar nga 90 e ktej dhe keshtu duhet te vazhdojme
Por nqs turqise ju ka tek me u be perandori dhe po don shqipnine mbrenda
BESA IME QE GREKU DHE RUSI KANE ME JU DUK VLLAZEN PARA SHQIPTARIT
pranaj zotni na thoni ku po shkoni qe tju japim xhevapin e duhur
Sa per besen ajo na mori mqafe me shekuj sepse ja dhame popujve te pabese
BESA NDER VETI
me te huaj ska vlere
Turku dhe Besa ,asht si Dielli e Vesa ! “pra sa i qendron vesa diellit aq t’a mban besen turku”
I semuri i Bosforit kujton se ka te beje me shqiptaret e mesjetes Zgjohu o kungull e mos fol si gomari ne ander. Nder breza edhe ne mesuam nga kafsheria juaj,nga pabesia greke e kanibalizmi serb se besa na mori ne qafe Jemi ne shekullin e 21.Nese ju vlen bashkepunimi me ne :se pari kerkoni falje per genocidin 5falenderoni 00 vjecar Se dyti -kerkoni falje per faljen e trojeve tona serbit e grekut Se treti hapni shkolla shqipe ne gjithe turqine e njihni arnautet si minoritet Harrova te them se kurre nuk na shprehet mirenjohje qe ju dhame nje lider si shqiptari MUSTAFA QEMALI-qe ju i thoni ATA TURK Selam alekym Hamut Bey!
Ti AKIDHIIS lexo me shume qe te ndricohesh nga myku i Janulles qe te ka burgosur trute. Perandoria Bizantine perdorte greqishten por KURRE nuk ka qene perandori greke Greket perbenin nje pakice ne krahasim me numurin e pafund te etnive qe e perbenin ate Le pastaj qe me vjen keq por ti e din ndonese nuk e pranon se ju jeni mutacione te grekeve te lashte me te cilet as emri nuk ju lidh. Shko tani te te sqaroje janullka