Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Jam i sigurt se nuk do të gabojmë për të propozuar për president të Republikës poetin Arben Duka.
Kam shumë arsye pse deklaroj një mendim të tillë në shtyp. E para: Se e kemi kërkuar qysh sa herë që presidenti të zgjidhet nga populli. Dhe mendimi im është sa njerëzor e aq konkret për të propozuar qysh tani kandidat për president poetin e shkrimtarin Arben Duka. Po, ai bën për president dhe nuk do të gabohemi se ka temperamentin e Eseninit, vrullin e Pasternakut dhe dashurinë e Pushkinit. Po ai ka largpamësinë e Hygoit, qashtërsinë e Robert Bërns. Ai ka autoritetin e ushtarakut si Heminguei, ka dhembshurin e Kutelit e të R.Qoses, ka plagosjen e S.Malëshovës, është gjuhëtar si Çabej. Në fund është i mendushëm me cigare në gojë si Merxhani. Më thoni ju lutem ju lexues të gazetës DITA a mbeti ndonjë sferë e jetës që nuk e prek zoti Arben Duka? Unë qysh sot jam ushtar i tij.
