Kompania e sigurisë ICTS në Rinas vendos kamera sigurie

redaktor

Porta nr.3 në aeroportin e Rinasit bëhet me kamerë sigurie.

Por kjo u vendos vetëm 8 ditë pasi grabitësit thyen çelësin e kësaj porte dhe hynë brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit të pashqetësuar.

Ata udhëtuan për mbi 1 km deri te vendi ku ndodheshin furgonët e blinduar që tranportonin parat e bankave të nivelit të dytë.

Aty, grabitësit e armatosur, të maskuar dhe me paruke morën dy thasë me para, që mendohet se shuma e vjedhur është rreth 1 mln euro.

Veç kamerave të sigurisë, kompania private ka vendosur edhe një zinxhir të ri portës. Ajo që duket edhe në pamje, tashmë kjo portë ruhet 24 orë nga jashtë nga punonjës të policisë dhe nga brenda kompani private ka shpeshtuar kontrollet.

https://www.youtube.com/watch?v=1thOXkVeCCI

Share This Article
1 Comment
  • Shume mire e bete ju te ICTS por duhet te dini nje shprehje shqiptare:
    -Njehere bie daci ne kos!

    Mos valle po prisni edhe te njejtet hajdute,qe ta keni kollaj per ti kapur?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *