Botohet guida e parë turistike në gjuhën angleze për Krujën. Një libër me format xhepi, ku është përfshirë informacion i plota për muzeun historik dhe atë etnografik, si dhe për monumentet e tjera brenda dhe jashtë kalasë mesjetare. Përveç gjuhës angleze, një pjesë e materialit është përmbledhur edhe në gjuhën italiane. Botimi i guidës vjen pikërisht në hapje të sezonit turistik, gjatë të cilit pritet që grupe me turistë nga e gjithë bota të vizitojnë qytetin dhe kalanë. Drejtori i Muzeve të Krujës, Mehdi Hafizi, thotë se paraditen e së martës mjediset muzeale janë vizituar nga rreth 300 turistë vendas dhe të huaj. Grupet me turistë nga Gjermania, Hungaria, Italia, Japonia dhe Holanda ditët e fundit kanë mbërritur kryesisht nga Mali i Zi, ku kanë nisur përgatitjet për sezonin veror. Nuk janë të pakët turistët e organizuar që vijnë në kuadër të tureve ballkanike, në të cilat vendi ynë ka zënë vend prej disa vitesh.
Ndërkohë, paralelisht me turistët e huaj, qyteti dhe kalaja e Krujës vizitohen çdo ditë nga nxënës të shkollave të vendit dhe grupe nxënësish nga Kosova.

nk me hyre fare n pun