Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli ditën e sotme pas takimit me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland.
Pasi vlerësoi kontributin e saj në reformën në drejtësi, Basha tha se PD-ja nuk tërhiqet nga rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Ai tha se reforma do të kalohet vetëm përmes konsensusit, dhe u shpreh i gatshëm për diskutime me palën tjetër në lidhje me propozimin e ri, që PD bëri të premten.
“Ne kemi tre propozime sipas rekomandimit 88 duke garantuar konsensus politik. Këto propozime janë besnike të rekomandimit 88 të “Venecias”. Vetëm me konsensus mund të miratohet reforma”, tha Basha.
I pyetur nëse Nuland propozoi zgjidhje të tjera për çështjen që ndaj dy palët, Basha nuk pranoi të përgjigjej, por tha se PD-ja e ka një propozim në tavolinë, ai ditës së premte.

Hidhu e perdridhu sa te duash Lulush, vitin e ri ne burg do ta hash.
KJO ESHTE SI SHPREHJA E KAHERESHME “SHOKE KUSH FOLI NGA FUNDI,JO SE PORDHI MAO CE DUNI”!