Guardiola optimist për blerjen e Bonuccit

Dita

Pep Guardiola kërkon me çdo kusht Leonardo Bonuccin për të ndërtuar rreth mbrojtësit italian projektin e tij te Manchester City. Trajneri spanjoll është gati për çdo çmenduri. Vetëm kështu mund të shpjegohet superoferta prej 60 milionë eurosh e Citizens për qendërmbrojtësin e Juventusit.

Një shifër monstruoze që do të pasuronte ndjeshëm arkat e kampionëve në fuqi të Serisë A, ndërsa 29-vjeçarit do t’i ofrohej një pagë faraonike. Nga Manchesteri vijnë sinjale optimizmi për mbylljen me sukses të bisedimeve.

Ditët e ardhshme do të jenë të nxehta: Mes të martës së të mërkurës, Juventusi pritet të zyrtarizojnë blerjen e Mhedi Benatias nga Bayerni i Mynihut, lëvizje qëmund të pasohet menjëherë me lamtumirën e dhimbshme të Bonuccit.

Memaxheri i mbrojtësit të kombëtares italiane, ndodhet prej ditësh në Manchester, ku i është propozuar oferta e City-t. 60 milionë euro do të shkojnë në arkat e Juventusit, 8 milionë euro neto në sezon për 5 vitet e ardhshme do të përfitojë vetë futbollisti, që aktualisht nuk merr mëshumë se 3.7 milionë euro te bardhezinjtë. Zyrtarisht Juventusi nuk dëshiron të privohet nga Bonucci, që mbetet një nga pikat më të forta të mbrojtjes, por përballë kësaj shifre askush nuk mund të thotë jo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *