Portugalia shpallet kampione e Europës, duke mposhtur francezët në shtëpinë e tyre me një gol të shënuar nga Eder në minutën e 109.
Ishte sulmuesi ku portugezët besonin më pak, Eder, ai që i dha trofeun e parë të këtij niveli kombëtares së udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, por jo në këtë finale. Ylli portugez u largua nga fusha e lojës që në minutën e 24 për shkak të një dëmtimi.
Një finale me një ritëm të ulët dhe me një Francë që dominoi, krijoi më shumë, por në fund u ndëshkua. Ndoshta duhet të kishin guxuar më shumë ndaj një Portugalie, e cila pas largimit të Ronaldos ishte pa ide në fushën e lojës.
Por, megjithatë kur të gjithë menduan se ndeshja më e rëndësishme e Euro 2016 do të vendosej nga penalltitë, mendon Eder, që shënon një gol të bukur, por me një vlerë të jashtëzakonshme.
As Griezmann, as Pogba, e asnjë tjetër nga lojtarët francez nuk arriti të nderojë tifozët e shumtë të pranishëm në stadium, duke mos arritur të barazonin golin e shënuar nga Eder 11 minuta para përfundimit të shtesës së dytë.
Për herë të parë Portugalia kampione e Europës dhe këtë e bën ndaj Francës e pikërisht në tokën e kësaj të fundit.
Momenti i ngritjes së Kupës së Kampionatit Europian nga fituesit, Portugalia
Mbyllet finalja e “Euro 2016”, Francë-Portugali me rezultatin 0-1
GOL! Eder i jep avantazhin Portugalisë duke shënuar një super gol nga distanca. Shpërthejnë në festë tifozat dhe stafi portugez
Minuta 103′, Portugalia shumë pranë golit të avantazhit me anë të Eder që godet me kokë por ndalet nga Lloris
Nis shtesa e parë e finales Francë-Portugali
Minuta 90′, Të pafat Francezët që ndalen nga shtylla pas goditjes së Gignac
Minuta 83′, Sissoko tenton me një goditje spektakolare nga distanca por ndalet po aq mrekullisht nga Rui Patrisio i cili është shëndërruar në “macen e zezë” të Francezëve
Minuta 79′, Rikardo Kuarezma i afrohet golit të avantazhit me anë të një veprimi akrobatik por ndalet mrekullisht nga Lloris
Minuta 74′, Sërish Rui Patrisio që bën mrekullinë duke ndalur Oliver Giroud që goditi saktë në mënyrë diagonale që po e dërgonte topin drejt rrjetës por u ndal mrekullisht nga portieri portugez
Minuta 65′, Griezmann humbet një rast të artë për të shënuar golin e avantazhit ku i vetëm përballë portierit nuk godet saktë me kokë
Nis pjesa e dytë e finales Francë-Portugali
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0
Minuta 33′, Sissoko shumë pranë golit të avantazhit për Francën duke goditur saktë brenda zonës por ndalet mrekullisht nga Ruis Patrisio
Kristiano Ronaldo lë lojën i dëmtuar duke u zëvëndësuar nga Kuaresma. Shpërthen në lot kapiteni i portugezëve
Minuta 9′, Rui Patrisio bën mrekullinë duke ndalur një gol të sigurtë të Griezmann i cili godet mjaft bukur me kokë
Minuta 6′, Kundërpërgjigjet Francë me Griezmann i cili godet brenda zonës por jashtë portës
Minuta 4′, Luis Nani krijon rastin e parë të rrezikshëm por nuk gjuan në mënyrën e duhur duke e dërguar topin mbi kuadrat
Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja përfaqësueseve. Nis finalja me topin e nisur nga qendra nga ana e skuadrës së
David Guetta dhe Zara Larsson performojn Live në “Stade de France” këngën zyrtare të “Euro 2016”
Fantastike ceremonia hapëse e finales Francë-Portugali, me performancën e DJ me famë botërore David Guetta
