Përshëndes nismën

Dita

DITA ! E kush nuk do ta përshëndeste nismën ligjore të zonjës Bregu për t’i thënë “stop” dhunës ndaj gruas. Si medja e shkruar dhe ajo vizive, kanë bërë prezente me dhjetra raste dhune e persekutimi
ndaj femrës, ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë.

Kjo tregon se shoqëria shqiptare është ende e paemancipuar. Ne jemi dëshmitarë të fyerjes më të rëndë, që i është bërë ndonjëherë gruas tek ne. Ish presidenti dhe ish kryeministri Berisha fyeu madje
publikisht, me fjalën më të pistë të fjalorit shqiptar “lavire”, ish kryeprokuroren e Republikës. Dhe kur të tillë fjalor harbutësh përdor “i pari i vendit”, merret me mend, se ç’sjellje do presësh nga të tjerët.

E fjala është më e rëndë se plumbi, dhe meqë kemi të tillë shpellarë nisma ligjore të jetë një “Okay” që dhunuesit mos të gjejnë vrimë. Ymka Pogradec.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *