Pas propozimit të Nuland, Basha thërret ekspertët

redaktor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thërritur në një takim ekspertët dhe anëtarët e kësaj force politike në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Takimi do zhvillohet në orën 13:30 dhe mendohet se temë kryesore e diskutimit do të jetë propozimi i ri i bërë dje nga Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

Pavarësisht qëndrimit të Ambasadës në Tiranë, Nuland njoftoi dje për një propozim të ri që do t’i jepte më shumë kompetenca opozitës në procesin e vetingut.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *