Reforma, Rama: Vijat e kuqe i kanë vendosur SHBA dhe BE

redaktor

Kryeministri Edi Rama, në fund të mbledhjes së grupit parlamentar socialist ka lënë të kuptohet se mazhoranca nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozicioni i saj sa i takon kritereve të reformës në drejtësi.

“Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im, por është përcaktuar nga SHBA dhe BE dhe që ka në esencën e vetë procesin e vetingut”, ka deklaruar Rama.

Ai ka përsëritur se, për koalicionin qeverisës nuk ka qenë dhe nuk është problemi tek mënyra se si Parlamenti do të votojë reformën.

“Ne kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Por thelbi është jo se kush do të mbushë me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi nga do vijë uji. Pra, si të garantojmë filtrin e sigurtë. Nëse filtri është i sigurtë nuk ka asnjë problem tjetër”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se, PS dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar dhe për këtë ka dhënë garancinë se, “as SHBA e as BE nuk bëjnë asgjë që cënon thelbin e kësaj reforme”.

“Dhe formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të stërpërsëritur nga PD, e cila më habit përse nuk po thotë po”, ka shtuar Rama.

Në vlerësimin e kreut të qeverisë, kjo është një reformë historike dhe me rëndësi strategjike për të nesërmen e vendit.

“Nuk është reforma e një pale, por e një vendi që synon të bëhet anëtar i denjë i BE dhe nuk mund të jetë një negociator i besueshëm i BE nëse nuk hedh themelet për një drejtësi të fortë”, ka thënë Rama.

Share This Article
7 Comments
  • :’SocialSSalisteve u ka ngelur vetem nje ‘alternative’:Te kerkojne ndihme nga ‘REFORMATORI’ Idriz ÇAMI!
    —————-
    Nuk u kujtohet o sKipetare reforma fantazem ‘teritoriale’ ku grupi i punes punoi nate e dite per 3 VJET e snxori gje ne ‘drite’ dhe per 3 MINUTA u thirr ne ndihme REFORMATORI Idriz Çami dhe i shpuri ‘bashkite’ nga 40 ne 61 e 1600 keshilltare me MBI 1 MILION LEK SEJCILI PER TE KREFUR LESHIN NDERSA BATHORJA DIGJET!?
    Ky eshte fundi edhe i kesaj ‘reforme’ te LU LUSHKAVE e zonjes Nurihanapo si i thone ne gjuhen salishte Nuland!

    • Nuk pretendoj qe te gjithe te lexojne keto gjera qe do te shkruaj.
      Viziten e Nuland e prisja me kersheri te madhe. Arsyeja e vetme ishte,sepse mendoja qe ne fund te dites,pasi zonja e nderuar te kishte konsumuar te gjitha bisedat me dy kryetaret e partive,te dilte dhe tja plaste ne surrat atyre qe nuk ishin per te votuar kete reforme.
      Tre dite me pare,ishte ambasadori Lu,qe me nje leter te hapur,tha as me shume dhe as me pak qe kjo reforme do te votohej,qofte edhe pa konsensus.Kundershtaret do te ishin gurre ne rrota te aleances USA-Shqiperi!
      Tani,pas tre ditesh,me thote valle dikush,pse duhej nje terheqje e tille nga gjithe keto dite negociata dhe presione qe ju bene PD dhe Lulkes bashke me Salken!
      Mos valle,ambasadori kishte negociuar keq? Jo,sepse kete e hodhi poshte zonja.
      Atehere kush ishte arsyeja?
      Hajdutet dhe vrasesit,nuk ka ligj ne bote qe mos ti denoje nje dite. Eshte zeri injerezve te vuajtur qe nuk po marrin drejtesine e tyre.Nuk po marrin dot pronat,nuk po gjejne rehat per shpirtin e njerezve qe ju vrane ne mes te bulevardit.
      Kane plote gjynahe keta shpirt kazem,qe i tremben drejtesise.
      Ajo eshte te dera. Duan apo jo banditet e ketij vendi!

  • Shume sakt eshte pergjigjur KRYEMINISTRI KETYRE hajvaneve te pd-ke.Ai thote se reforma nuk eshte e njeres pale,por e nje vendi qe synon te behet anetare e Be-s.Cfare duan ke ta te pd-ke? Mos vall ata,jane sunduesit e shqiperise? Jo,jo,ata jane funderinat e ketij kombi dhe reforma do behet se e do populli.Nuk mund te pranojme nje drejtesi te kapur nga HORRAT E PD-KE.

  • E KE TE HUMBUR DAVANE , z.RAMA. ! NUK CMONTOHET KAQ LEHTE MAFIA BIBERJANE, E INSTALUAR ME AQ MJESHTERI PER 25 VJET .
    ESHTE STRATEGJI E NEVERITESHME AMERIKANE AJO QE RRIT E FUQIZON BIN LADENET DHE PASTAJ I DALIN KUNDER , E S`KA C`U BEN !
    MONSTRA VICIDOLASE KA ME VETE PERKRAHJEN E SHERBIMEVE SEKRETE ME PERVOJE TE PASUR , NE LUFTEN PER SHFAROSJEN E RACES SHQIPTARE . NUK IU MJAFTOJNE 100 ECA VJET”SHTET SHQIPTAR” , VECANERISHT KETO 25 VJETET E FUNDIT, PER TE NA BINDUR TE GJITHEVE PER PERBINDESHAT QE KEMI PERBALLE ? ! ? ! ? ! ? !

  • Ne qofte seh reform per t’u ba si vendet e evropes, pse nuk e beni thjesht nje kopi past te ligjieve te ndonje shteti evropiane pra si Franca me te cilen kemi apsur afrime ligjore ne historine tone…Apo nuk doni se atehere do keni vertete ligjee e jo pseudo reform si kjo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *