Policia e Tiranës ka arrestuar një grua, e cila akuzohet se përndiqte një mashkull më të ri se vetja.
48-vjeçarja E.Idrizi përfundoi në prangat e policisë, pasi përndiqte vazhdimisht një 31-vjeçar.
Mendohet se mes te dyve ka pasur një lidhje që kishte marrë fund kohë më parë, por gruaja nuk e kishte pranuar ndarjen.
Shqetësimet vazhdonin prej më shumë se një viti, sipas kallëzimit në polici.
31 vjeçari nuk pranoi të shkonte vetë në polici.
Ishin familjarët e tij që iu drejtuan uniformave blu, pas shqetësimeve dhe kërcënimeve të gruas, raporton “GSH”.
Të dy këta persona i kanë banesat në të njëjtën lagje.
Gjatë dëshmisë së saj, Idrizi nuk e ka pranuar akuzën që i është ngritur.
Ajo është shfaqur e habitur teksa merrej në pyetje, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me 31-vjeçarin F.P. dhe familjen e tij.
“Më datë 10.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja E. Idrizi, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike, duke i shkaktuar shqetësime në familje, shtetasit F.P., vjeç 31, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
