Tash e dimë fuqinë,
ku e kishte skuthi,
Nulandi-Lulashin,
dhjetë herë e puthi!
Ta kuptonte bota,
se sa mirë shkonin,
duart njeri tjetrit,
dot nuk ja lëshonin!
Gjithë kjo dashuri,
kë vallë s’ka prekur,
dhe askujt- Nulandi,
s’ju duk grua-hekur!
Nul-andi dhe Luli,
shkëlqenin si dritë,
ndaj dhe zoti Lu,
u vu në pozitë!
Se Luja këtu,
kur larg e kish Nulin,
me gishtin tregues,
kish treguar Lulin!
Variantit të Lusë,
Nul-andi i iku,
dhe një ligj hibrid,
krejt papritur shpiku!
Varianti hibrid,
që vërviti Nuli,
ka pakëz nga Rama,
dhe shumë nga Luli!
C’është tamam hibridi,
populli s’e di,
ndaj ka hapur veshët,
me shumë kërshëri!
Nga bota e kafshëve,
shëmbull mund të marrim,
kur bën dashuri,
pela me gomarin!
Kur gomari pelën,
paq e “përkëdhel”,
nga bashkimi i tyre,
një mushkë na del!
Mushka-nga gomari,
ka të tjera rite,
ndaj shkenca e quan,
një kafshë hibrite!
Mushka është e fortë,
s’e mund dot askush,
nuk ngjan as me pelën,
që e ka mamush!
Me pak fjalë hibriti,
që sollëm këtu,
nuk është as ashtu,
nuk është as kështu!
Kuptohet që ligji,
me këto që thamë,
nuk është tamam Lul,
nuk është tamam Ramë!
Polli mushkë Reforma,
që ishte me barrë,
ku ishte Nul-andi,
që s’erdhi më parë!
Se me këtë gjetje,
që quhet e vyer,
qindra orë nervash,
do na kish kursyer!
Ndaj dhe shko ngrehosur,
tamam si një krushkë,
se bëre si bëre,
pas na le një mushkë!
Na e la peshqesh,
ta kemi për fare,
po t’i ngjajë Lulashit,
do të jetë xanxare!

Kerko o Ben Duka
Mos e gjen i pari
Cila eshte pela
Dhe cili gomari
O BEN DUKA!
Lem’ t’a perseris
dic qe t’a kam thene
Do behet reforma,
Madje dhe me kenge!…
Mos e vrit mendjen
I nderuar mik
Se ajo do behet
Do behet, dhe, pike.
Tek i zoti haka
Do veje pa fjale.
Sepse vet i zoti
S’hyn dot nga ka dale…
Une vet kam besuar
(Sot me shume se kurre)
Qe zot ketij vendi
i ka dale nje burr.
“Vertet’ s’kemi pare
ende gje akoma…”
Ama,ligesia
Sa esht’ fut ne koma…
S’ka me not ne vorbull..
Esht’ fundi zullumit.
“Qesh”,Ka thene ky popull
“Vec kush qesh i fundit…”
Nese para kohe
Dikush u zgerdhika!
Do sterroje neser
Sa te zbardhe drita…
……………………….
Ne do te pa munduren
Vertete’ te harrihet!!!
Eshte koha qe derrit:
” O dajo!”, t’i flitet!..
Ndaj Rames iu desh
qe te lozi rende…
Ndryshe,nuk dodilej
Nga e ter’ kjo gjeme.
Doemos qe Rama
Do humbas miqt’
Por, kjo s’do te thote,
Do fitojne te liqte.
…………………………….
“DALE BEK,SE KA HENDEK!”
Flet kjo fjale
Sa nje qind’ fjale..
I thenka Sales:
” Boll o sal,ke palle…”
Se zonja qe erdhi
Verte s’ishte hekur
Por,si diplomate…
Une them: ” Ish e thekur!…”
E pra,kjo, o mik
Esht’ diplomacia!
Se aty tek puthjet…
vjen dhe mrekullia…
Eshte me rendesi,
Vot’ e opozites.
Ndaj dhe Nulandi
i’u shmang prites…
Luli,krra… Ajo, na…
( Ajo s’erdhi t’i ben gjyq!)
C’far deshti luli,ja dha…
Per mua, e vu ne kryq!.
Ajo qe s’pritej, u be.
Do votojn’ me dor’ te tyre.
Do shihni,me Lanen tok
Dhe derdhjen e kesaj letyre…
Me ngadale poeti Arben hokatar
Se kjo Mushka Ramen do neser kumbar
Rama si kete Mushke as Zahon nuk ka pritur
Duket se per Mushka qenka i mahnitur
Kur te pjelle Mushka nga pela e gomari
Rama do uroje e do gezohet i pari
Pa do marre Mushken rrugeve te Shqiperise
Ta prezantoje ne popull si Kampion te Drejtesise.