Vargje të nënshkruara,
Stilo Maja
Ka dalë për fushatë,
Kudo bën takime,
Dhe me zë të lartë,
Nis e bën premtime.
Me ju jam dhe unë,
Hall kini vërtet,
Po kurr, mbrapa Lulit,
Se Luli të vret.
Luli nuk ka shpirt,
S’ka idenë për popull,
Dhe kur nis të flasë,
Pozon, shikon rrotull.
Duket sikur qesh,
Por dhëmbët skërmit,
“Sa t’ju fus në shtrungë,
T’ju mjel si bagtitë”.
Sot vjen u qan hallin,
Shtëpi më shtëpi,
Kur flisni, tund kokën,
Si kali tagjinë.
Kujt i shkoni mbrapa,
Ç’na kanë bërë të mirë?
Tetë vjetët e tyre,
Jetën na kanë nxirë.
Ndaj mos u besoni,
Fjalëve kur premton,
Se i pamë tetë vjet,
Krim dhe korrupsion.
