Bllokohet superstrada Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete

redaktor

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme në aksin rrugor Tiranë – Durrës, shumë pranë Sukthit.

Në të janë përfshirë dy automjete tip “Volkswagen” dhe “Mercedes Benz”. Personi që na dërgoi pamjet në “Ti Raporton” na njoftoi se sipas informacioneve që zotëronte nuk ka të lënduar në njerëz përveç dëmtimeve materiale.

Si pasojë e përplasjes, që mësohet se ka ndodhur për mos ruajtje të distancës në qarkullim, u krijua radhë e gjatë në autostradë derisa në vendngjarje shkuan forcat policore që ndihmuan në normalizimin e situatës.

7 8

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *