Një aksident me pasoje vdekjen e në personi ka ndodhur sot në Shkodër. Mësohet se automjeti ka përplasur për vdekje një kalimtar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Liria” të qytetit.
“Më datë 12.07.2016 rreth orës 10:35 në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë, përballë një karburanti në lagjen ‘Liria’ mjeti veturë tip ‘Benz’ me targa AA 597 KR me drejtues shtetasin, Marjo Progni, 22 vjeç, banues në Shkodër, ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas që po udhëtonte me biçikletë, rreth 60 vjeç, të cilit akoma nuk i dihen gjeneralitetet”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
