Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të administrojë pamjet filmike ku kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili kërkon të bëjë seks me një punonjëse të tij në një nga hotelet e Tiranës.
Vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Kushtetueses, kur po shqyrtohet kërkesa e Xhelilit për të rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave që e shkarkon atë nga detyra.
Vendimi nga Kushtetuesja do te merret ne 19 korrik ne seancen e ores 12:00.
Avokati i Xhelilit: Videoja e manipuluar, s’ka kërkuar favore seksuale
Avokati i ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili ka kërkuar nga gjykata që t’i vihet në dispozicion mjeti me të cilin u kryen filmimet ndaj klientit të tij, të akuzuar për kërkim të favoreve seksuale në këmbim të një vendi pune.
Në një prononcim për mediat, avokati ka deklaruar se gjykata duhet të sqarojë edhe përse akuzuesja e klientit të tij ka fshirë filmimin nga aparati në fjalë.
“Ajo thotë që e ka asgjësuar filmimin nga ky mjet, përse e ka asgjësuar?”, ka thënë përfaqësuesi ligjor i ish-kryebashkiakut.
Sipas tij, videoja në mjetin me të cilin është kryer filmimi, një celular, është hedhur në një usb, të cilën gjithashtu mbrojtja ia ka kërkuar trupës gjykuese.
Avokati ka shtuar më tej se, videoja e realizuar nuk përbën një provë në ngarkim të Xhelilit, përsa kohë akuzuesja e ka dorëzuar atë në një televizion dhe jo në prokurori. Për më tepër, shton avokati, pamjet filmike janë të manipuluara.
“Nuk ka ndodhur ashtu siç thuhet në video, se ai ka kërkuar favore seksuale. Nuk është aspak e vërtetë. Të marrim aparatin që e ka filmuar dhe ta shohim”, ka thënë avokati.
Megjithatë, ai nuk ka qenë në gjendje të sqaronte rrethanat se si klienti i tij dhe akuzuesja përfunduan në hotel. “Pyesni në prokurori, sepse çështja është në hetim. Kur të na vënë përpara provat do të dalim me qëndrimin tonë”, ka shtuar avokati për mediat.

Akuzuesja eshte madhore dhe ka shkuar me deshiren e saj.te gjitha te tjerat jane per konsum politik
JO PER GJE, POR DO SHIKOJNE CILESINE E PUNIMEVE TE VIDEOS.
AHAHAHAHHA
Vuuut Xhixhi!!!
po cfare beri i shkreti shukri,mor aman.ai nje cope picke kerkoi i ziu.as nuk vodhi,as nuk vrau.atij i qihej,kerkoi te qinte.ku qendron problemi ketu?
:::::doni si provë ju të kushtetueses Ka….e XHelilit ?.. vështirë se ju a,sjell ! . Është ajo koka e vogël që e vuri në siklet kokën e madhe .Vetëm me prova të provuara mund ta mposhtni xhelilin ,as mbathjet me vrimë nuk janë provë e provuar.Prandaj është hallë i madhë për gjykatën kushtetuese.!..
Shikoni kur te dale i pafajshem, pasi videoja ishte e montuar! Jane qerratenj te medhenj! Si puna e videos se Likes! Pastaj do kerkoje rikthimin ne pune, si dhe nje shperblim te majme ne para, se helbete, i eshte cenuar morali! Hajde hajde, se c’behet ne kete vend!