“Austrian Airlines” anulon fluturimin, qindra pasagjerë shqiptarë mbeten në aeroport

redaktor

Shqiptarët vijojnë që të sorollaten në linjat e transportit ajror.

Një avion i linjës së transportit ajror, “Austrian Airlines” që duhet të vinte dje në orën 11.50 ka anuluar fluturimin.

Kjo ka shkaktuar një kaos, pasi pasagjerëve nuk u është dhënë asnjë shpjegim dhe janë lënë gjithë natën në aeroport.

Jo vetëm kaq, por qytetarët bëjnë të ditur se asnjë punonjës i kompanisë ende nuk u ka dhënë asnjë informacion se kur do të kthehen.

Ky nuk është rasti i parë që kompanitë ajrore shkaktojnë të tilla probleme, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *