Automjeti përfshihet nga zjarri ndërsa ishte në lëvizje, s’ka të lënduar

redaktor

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vorë, ndërsa mjeti është përfshirë nga zjarri ndërsa ishte në lëvizje.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar. Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit në automjet.

Nga hetimet paraprake dyshohet për një defekt teknik, por do të jenë hetimet e policisë që do përcaktojnë shkaqet e vërteta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *