Debate në grupin e PD, Berisha largohet nga mbledhja

Dita

Tensionohet situata në PD pas lëvizjeve të fundit për reformën në drejtësi. Mësohet se Berisha është larguar ende pa mbaruar mbledhja. Bregu dhe Patozi, sipas burimeve kanë debatuar më fort me Bashën duke i dhënë se po etiketohemi nga Rama si parti që nuk e do reformën dhe mbron gjyqtarët e korruptuar.

Sipas ish ministres së Integrimit, ka qenë vetë PD-ja që ka kërkuar që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të jetë i pranishëm në proces, ndërsa tani kërkon të kundërtën. Sipas saj e gjithë puna që kanë bërë ekspertët demokratë në këtë periudhë rrezikon të hidhet poshtë.

Debatet:

Genc Ruli: Përse PD ndryshoi mendin?

Astrit Patozi: Ne kemi kërkuar vetë si PD që ndërkombëtarët të jenë të pranishëm në proces si garanci, tani duket sikur kemi ndryshuar mendim.

Majlinda Bregu: Nuk mund të rrisim koston e moskoherencës sonë pasi puna që kemi bërë deri tani rrezikon të hidhet poshtë. Ne jemi identifikuar si ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Drafti i reformës u përmirësua rreth 90 përqind vetëm falë ndërhyrjeve tona.

Basha: E vërteta është me ne, siç ndodhi me dekriminalizimin, siç ndodhi me Byronë Kombëtare të Hetimit. Monitoruesit ndërkombëtarë nuk mund të jenë ekzekutivë, sepse nuk japin llogari para qytetarëve shqiptarë.  Monitoruesit monitorojnë dhe ofrojnë garanci. Pra s’mund t’i japësh pushtet vendimmarrës dikujt që nuk jep llogari para qytetarëve shqiptarë.

Bregu: E kemi me partnerët apo me Edi Ramën tani në këtë spirale ku kemi hyrë.  Na thuaj çfarë ndodh nëse nuk votohet. Dua lëvizjen politike që bëjmë jo detajet e kundërpërgjigjes. Duhet të diskutojmë lëvizjen politike jo detajet e kundërpropozimit.

Berisha: U tha që gjithmonë kemi shprehur 3 gjera. Mos kapjen, sovranitetin dhe të drejtat e njeriut. Pra mundësia për tu ankuar. Por vazhdojmë të kemi kapje nëse shkelim sovranitetin me funksione ekzekutive të ndërkombëtarëve. Jemi investuar shumë deri tani te rekomandimi 88 për mos kapjen. Venecia e ka detyruese sovranitetin.

Basha: I kemi çuar ambasadorit Lu propozimin parimor. Dhe vetë ndërkombëtarëve nuk ua lejojnë Kushtetutat e vendeve të tyre rolin ekzekutiv dhe vendimmarrës në një vend tjetër.

Ndërkohë që deputetët kërkonin llogari nga Basha, Berisha është çuar dhe ka dalë nga mbledhja.

Share This Article
4 Comments
  • ,Mos e leshoni metrin e drejtesise , mbajeni ne xhepin tuaj . populli lum qe ju ka ju , se nuk ka gje tjeter ne dore pervec largimit nga vendi i tyre .

  • Duhet thene dicka qe nga pergjigja te marrim vesh si qendron e vertetaA ka ndonje ne PD qe nuk i djeg kjo reforme dhe nese po,perse nuk voton per te?Kaq tmerr u ka futur deri ne palce Berisha?The flasin ne emer te popullit sikur iu shkalkan te drejtat pse nderhyjne nderkombetaret qe nuk japin llogari ne popull,sikur keta plasen duke dhene llogari e duke degjuar popullin.Cohuni o ju te ndershmit ne PD(gjithmone nese ka) dhe thyeni tabune Berisha,se edhe nese ju vret si te tjeret,do jeni martire te drejtesise ,,,!

  • Perse diskutpojne me Lulush bibilushin ai celsat e kashtes ka.
    Pa u plasur ne burg Krimineli Saleh ne Shqiperi nuk ka drejtesi dhe as reforma, preket direkt familja Mafioze e Berishovicit, Lushi & Co Gerdec e me rradhe..

  • Vendeve te tjera , me te drejte , nuk ua lejon Kushtetuta e tyre nderhyrjen e te huajve , per arsye se ata kane Shtet dhe Drejtesi te konsoliduar , jo mafian vicidolase-serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *