Për herë të fundit David Cameron doli nga Downing Street 10, si Kryeministër i Britanisë së Madhe.
Cameron do t’i paraqesë sot dorëheqjen Mbretëreshës në Buckingham Palace, e më pas do t’i lerë stafetën, Ministres së Brendshme, Theresa May, një prej bashkëpunëtoreve me të ngushta gjatë qeverisjes së tij 6 – vjeçare.
Kryeministri britanik mbajti edhe fjalimin e fundit përpara parlamentit, për të cilët tha se do t’i mungojë veçanërisht ulërima e turmës dhe u shoqërua nga duartrokitja e deputetëve britanikë.
Kryeministrja e re, May, do të udhëheqë vendin ishullor në një nga sfidat më të mëdha të dekadave të fundit, shkëputjen nga Bashkimi Europian.
Ajo cilësohet si një politikane me karakter të fortë dhe e duhura për të bërë konkret Brexit. Theresa May do të jetë gruaja e dytë që do të udhëheqë Britaninë e Madhe pas Margaret Thatcher.
