Dyndje në hipotekën e Fierit, mbi 40 aplikime në ditë

Dita

Dyndje të fermerëve dhe emigrantëve në zyrat në hipotekës në fier,  për certifikatën e pronësisë. Sipas kreut të Hipotekës Fier Gani Bendo, vetëm nga fermerët numërohen rreth 40 aplikime për certifikatën e tokës, ndërsa emigrantët janë fluks ekstra që i shtohet sporteleve këtë periudhë të sezonit veror.

“Jemi në prag të fluksit turistik ku vijnë edhe shumë emigrantë dhe vërejmë që ka rritje të tendencave të transaksioneve që vijnë nga shitjet, nga kontratat e dhurimit. Sot janë diku 60-70 transaksione të këtij lloji”, tha Bendo për Ora News.

 Sipas kreut të hipotekës së fierit, pavarësisht se fluksi mujor është i madh dhe shkon deri në 2 mijë në muaj, nuk janë krijuar radhë të qytetarëve, të cilët e marrin shpejt shërbimin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *