Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka folur sot në lidhje me refuzimin e propozimit hibrid të BE-së dhe SHBA-ve për reformën në drejtësi nga ana e PD-së.
Eurodeputeti gjerman u është bashkuar qëndrimeve të SHBA-ve dhe BE-së ndaj PD-së për refuzimin e paprecedentë të kompromisit.
Knut Fleckenstein përmes një statusi në rrjetin social Facebook shprehet: “Kam takuar këtë javë disa anëtarë të grupit “Lead Albania”. Gjatë diskutimit tonë në Parlamentin Europian ata më pyetën: A e kuptoni qëndrimin e Bashës dhe Partisë e Demokratike në lidhje me diskutimet mbi reformën në drejtësi? Përgjigja ime ishte e shkurtër: Më vjen keq, por: JO”.

Shume e veshtire per tu kuptuar ne fakt.Por me euro deputete te ketij lloji,nuk ka pse mos te beje gallate PD-ja.
Po ncar do kuptosh ti more zotri keta kane vrare-vjedhur-etj dhe nuk eshte denuar asnjeri se kane drejtesine qeverine e tyre paralele,ne 97en sali ram berishen e mori persiper ta mbroje doris pack bashkekombesja jote o zotri…