Vend i vogël me krime të mëdha!

redaktor

(Pjesa e parë)

Nëse do të shohim,
ne qysh prej fillimit,
këtu janë bërë,
gjithë llojet e krimit!

Një parajsë-si ç’thanë,
s’qe demokracia,
se poshtë e më poshtë,
bëri Shqipëria!

Që të gjitha krimet,
kanë ndodhur këtu,
pavarësisht pushtetit,
i kuq-apo blu!

Filluan për vendin,
ditët më kritike,
fill me kryqëzatën,
mbi pronën publike!

U shua çdo shpresë,
çdo idealizëm,
kur na shihnin sytë,
vetëm vandalizëm!

Në nëdhjet’ e dyshin,
vendit i ra pika,
kur u bën rrafsh,
uzina-fabrika!

Demokratë erdhën,
me urë në dorë,
dhe u dogj-e gjitha,
Shqipëri e gjorë!

U nxorr çdo ndërmarrje,
jashtë përdorimit,
te zerohej vlera,
e privatizimit!

U shemb çdo ndërmarrje,
që prodhonte punë,
ndaj dhe njerëzit mbetën,
rrugëve si majmunë!

I pari i vendit,
sillej si një kapo,
polici e SHIK,
i bëri Gestapo!

Tani në pushtet,
kishin ardhë barbarët,
me dhunë çnjerëzore,
mbi gjithë kundërshtarët!

Fermanet e vdekjes,
lëshonte Saliu,
m’u në mes të ditës,
rrëmbehej njeriu!

M’u në mes të ditës,
nga bandat fashiste,
pa nam e nishan,
s’dihej ku humbiste!

Dhjetëra të rrëmbyer,
kurrë nuk janë gjetur,
dhe s’dimë nëse kanë,
një varr për t’u tretur!

Kjo ishte Mesjeta,
kur Saliu i Parë,
mbi popull të tij,
sillej si barbar!

Ky pushtet malinj,
edhe pse i tredhur,
shpiku Piramidat,
gjithçka për të vjedhur!

Një bajloz i zi,
ardhur prej katundit,
u vodhi shqiptarëve,
qindarkën e fundit!

Njerëzit që nga koka,
u kishin ikur dhitë,
për t’u “pasuruar”,
shitën dhe shtëpitë!

Po si mos gënjehej,
njeriu i ngratë,
kur “Bosat” me Salën,
dilnin në fushatë!

U gënjye keq,
një popull i lodhur,
krimi më i madh,
që këtu ka ndodhur!

(Vijon nesër pjesa e dytë)

Share This Article
5 Comments
  • Arben. Politika perendimore eshte shkaterro dhe sundo.
    Kete e shikon qarte cfare bene me europen lindore, me afriken veriore.
    Shkaterro qe te sundosh.
    Pd ishte thjeshte nje grup budallenjsh pa ideale, pa force pa mendim, pa plan.
    Edhe ruset rane ne ate kategori derisa erdhi putini dhe i mblodhi ment e kokes. Ekonomia ruse perfundoi si ajo shqiptare. U mbyll dhe papunesia arriti kufiet e shqiperise. Vajzat ruse perfunduan prostituta. Vendi u shperbe.
    Kurse saliu as sot ndoshta nuk i kupton cka bere.
    Mos fol per edin se nje kok qyp eshte. Keshtu i do perendimi si edi pa njohuri. I bejne qefin duke i vene te paret ne rresht dhe e terheqin per veshi.
    Vendi drejtohet nga ambasadorwt dhe fmncdhe bb.
    Nje gje di edi kane thene ambasadoret, kane thene bb dhe fmn.
    Vete????? Ahaaaa.

  • Strofa III:
    “Që të gjitha krimet,
    Kanë ndodhur këtu,
    Pavarësisht pushtetit,
    I kuq-apo blu!”
    Një strofë që është e pamenduar mirë ose e deformon realitetin historik qëllimisht. Prandaj po ua sjell në vargje polemikën time, i dashur Arben. Kujto se si e gjeti mesin e botës Nastradini me kunjin ku lidhi gomarin e tij mitik!

    Bashkë, si të kuq dhe blu
    i ke futur në një thes,
    pastaj ke ngulur një hu
    te” rreth i ”lëmit”, në mes.

    Posi mesi që i vuri botës,
    Nastradini dikur e shpiku ,
    Me parimin e rrotës,
    gabove, or lum miku!

    Pushtetin me ngjyrë rozë,
    Ndaje veçan nga ai blu:
    Saliu vendin e rroposi,
    Rozën e vrau me plumb e me hu!

    E çoi ekonominë
    Në tym të zi e në zjarr;
    E shkretoi Shqipërinë
    Na dha veç “çekun e bardhë” !

    Të tjerat mendoj se i ke mirë për sot, për nesër, … bisedojmë prapë, o Arben Burri!

    • Rrofte shoku Enver Hoxha. Lavdi Marksizem-Leninizmit. Zhelane te te gjithe Botes bashkojuni dhe lehni sa te mundni.

  • Politike perendimore pati si per Albanine,si per Cekine,si per Hungarine,por atje nuk i shkaterruan vlerat e ndertuara.
    Ishte maloku qe e beri kete vend Vucidol.,,se ate dinte te bente.

  • BLUT dhe VETEM ATA!…

    Jane fajtor nga dje dhe sot
    Dhe mbas ngordhjes jane fajtor!
    Kane shkul zemra port’ me porte,
    Madje,me te tyren dore.

    Blut e ropen Shqiprin…
    Dhe e bene te tyren prone (!)
    Me ne krye cmendurine
    Ngen’ dolli me gjakun tone.

    Shihni blut ne kuvend!
    (Gjithe llumi Shqipris…)
    Quaj llum per kete vend
    Cilindo,prapa salise.

    Shqipris iu ngjiten morra
    Dhe ata qe paten vlere (!)
    Shume prej tyre u bene horra
    U esht’ zene koka me dere…

    Ndaj kerojne te vin’ prap!
    (Per permbysje enderrojne…)
    Mirpo haka shkon ne hake
    Sa here qe Zotin harrojme…
    …………………………………..

    S’di sesi sot m’u kujtua
    “Miklovani”,gjalme ziu…
    Ai,qe u’a hiqte bythen…
    Kriminelve si Saliu.

    Morali?,Besoj i qarte.
    (Ne dac bjeri me kok’ murit!)
    Por,drejtsia jon’ e larte…
    Na eshte bere gur i qivurit.
    ………………………………………

    Pa eshte thene e sterrethene…
    Sa t’jet sala neper kembe
    Ka vec terr,e s’del me hene,
    Ka vec kuje,lot e gjeme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *