Kjo video e tentativës për grabitjen e një restoranti në Zelandën e Re, po bën xhiron e botës. Në pamje shfaqet një grabitës i maskuar, i cili hyn në një “fast food” egjiptian dhe nën kërcënimin e armës i kërkon pronarit paratë e xhiros ditore.
Por ky i fundit e injoron plotësisht keqbërësin dhe vijon qetësisht punën e tij, duke u shërbyer klientëve. I zënë ngushtë nga reagimi i pronarit, grabitësi vendos të largohet duarbosh.
Ngjarja e pazakontë u pasqyrua në mediat më të mëdha botërore. I intervistuar nga prestigjiozja britanike “The Guardian”, egjiptiani Said Ahmed, shpjegoi se nuk u ndje i kërcënuar pasi kuptoi që grabitësi kërkonte vetëm të trembte.
“Nuk jam hero. Thjesht qëndrova i qetë, ai këtë nuk e priste. Unë jam biznesmen, kisha një klient që më priste dhe ishte pikërisht ai përparësia ime”, tha egjiptiani./Klan
https://www.youtube.com/watch?v=RjqlygFKNKQ

opo ka qënë nga ata të “mirët” dhe ska pas ndërmënd të bënte gjë!!në amerikë nuk është se të pyet shumë!!ti merr paratë me gjitë kasë!!e po munde rri i “qetë”si puna e këtij!!