Frika e Berishës, paranojë apo rrezik real?

redaktor

Nuk është më një sekret që Kryeministri i vendit zoti Berisha, në të gjitha daljet e tij publike prej më shumë se dy vitesh, është i veshur me jelek antiplumb. Por kjo është bërë më e dukshme tani, për shkak të dy arsyeve: e para është pranverë dhe ai nuk mund të veshë më një xhup apo një pallto, të cilat e fshihnin jelekun antiplumb gjatë dimrit, dhe e dyta, është kohë fushate dhe ai është i detyruar të shkojë në takime të shpeshta ku masat e ruajtjes së tij, për shkak të axhendës së ngjeshur shpesh herë nuk mund të jenë të plota dhe mesa duket ai vetë apo ata që e rrethojnë janë të frikësuar. Përveç jelekut antiplumb në sigurinë fizike të zotit Berisha strukturat e Gardës së Republikës, të cilat merren me ruajtjen fizike në jetën e tij të përditshme, kanë shtuar në një masë të konsiderueshme numrin e truprojave sidomos në daljet e tij publike në mjedise të hapura. Këta janë të gjithë të veshur kryesisht me kostume, por edhe me veshje të tjera dhe kamuflohen gjatë aktiviteteve si pjesëmarrës në këto aktivitete dhe jo si truproja.

Por shpesh herë ata rrinë pranë zotit Berisha edhe në mënyrë të hapur. Kjo është një mënyrë sasiore në praktiken botërore të ruajtjes fizike që mendohet se është huazuar nga vendet aziatike e afrikane, dhe sidomos nga Turqia, një vend me shumë probleme në çështjet e sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore, për shkak të dhjetëra arsyeve tipike për Turqinë, por që ndër më kryesoret është terrorizmi dhe atentatet guerrile që vinë nga gjendja e përhershe e luftës me minoritetin kurd në Turqi. Jelekut antiplumb, truprojave që janë dhjetëra ( mendohet që vetëm ata që e rrethojnë dhe i bëjnë një mbrojtje të afërt fizike janë rreth tridhjetë ), u shtohet edhe një numër i madh i disa dhjetëra e qindra personel i Gardës së Republikës, të cilët sigurojnë rrugëkalimet e eskortës kryeministrore, urat, lartësitë, dhe njëkohësisht sigurojnë edhe rrethimin e afërt e të largët të tij. Po pse në një vend të vogël e të varfër si Shqipëria, kryeministri i vendit ruhet në këtë mënyrë, kur dihet botërisht që kryeministri anglez që nga koha e Toni Blerit ka vetëm pesë truproja? Duhet thënë se teknikisht një truprojë apo një pjesëtar i eskortës, është një person i cili është trajnuar, apo diplomuar për të bërë këtë detyrë, që është një detyrë specifike në strukturat organike të policive të vendeve të tjera që merren me sigurimin dhe ruajtjen e personaliteteve shtetërore, në vendet e tjera, ndërsa në vendin tonë këto struktura janë pjesë e Gardës së Republikës.

Një truprojë apo një pjesëtar i eskortave që kryejnë sigurinë fizike të personaliteteve është një profesionist i trajnuar që vjen zakonisht nga radhët elitare të forcave të armatosura apo reparteve speciale të policisë, dhe që mbron personalitete që janë potencialisht të rrezikuar nga një sulm fizik. Ai duhet të njohë mirë disa elemente që janë, ndihma e shpejtë, teknikat vetëmbrojtëse,qitja me armë zjarri me një precizion të lartë, guidim mbrojtës i automjeteve, çarmatimin e shpejtë të sulmuesit të mundshëm, përdorimi i shkëlqyer i armëve dhe mjeteve të tjera mbrojtëse. Ai siguron në mënyrë individuale apo edhe si pjesë e një ekipi eskortues.

Ai duhet të jetë i qetë, i disiplinuar, me vullnet të lartë dhe duhet të identifikojë rrezikun e mundshëm, të kryeje kontrolle të zonës ku kryhen ngjarjet, dhe të sigurojë rrugët e tërheqjes në raste sulmi. Truprojat reagojnë me shpejtësi, dhe aftësohen të marrin vendime të menjëhershme në rast se ka ndryshim të planit të ruajtjes të përgatitur më parë. Çdo element i aktivitetit për pjesën e tij apo të grupit, planifikohet në detaje dhe ka gjithmonë edhe një plan të dytë rezervë, nëse ka ndryshim të situatës. Gjithashtu ai apo ata duhet të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e inteligjencës e të informacionit për të dhëna të mundshme të siguruara nga kanale legale apo të mbyllura. Personaliteti që ruhet nga ai, në raste të një sulmi i bindet pa mëdyshje urdhrave dhe vendimeve të truprojës. Nga sa thamë më sipër do të duheshin vetëm një numër i vogël truprojash për të ruajtur kryeministrin Berisha. Dhe sigurisht që është jashtë çdo realiteti një ruajtje e tillë sasiore dhe e rrëmujshme e tij.

Një rrezik që i kanoset? Apo një paranojë e kryeministrit që vjen për disa arsye? Disa e shohin në këtë mënyrë: Që Berisha mendon se duke u shoqëruar nga një numër i madh truprojash, krijon përshtypjen e një personaliteti të rëndësishëm, tipar ky i provincialëve të paaftë, që e shohin pushtetin edhe si një mjet për të mbuluar komplekset e trashëguara. Sipas kësaj rryme ai është i rrethuar me servilë të shumtë që nga mëngjesi në darkë për të treguar që janë të nevojshëm por edhe besnikë, i krijojnë atij situata të paqena me risqe evidente. Por që edhe atij i pëlqen kjo për shkaqet e mësipërme. Kanë arritur deri aty sa t’i thonë se ti je një misionar i dërguar nga zoti, dhe ai e pranon këtë, madje e përmend edhe vetë shpesh në eufori. Kjo sipas mendimit të tij dhe të servilëve të tij, e bën atë një objektiv të ndonjë sulmi të mundshëm që mund t’i vijë nga ndonjë drejtim i papërcaktuar forcash opake. Ka analistë të tjerë që e trajtojnë këtë supermbrojtje, të lidhur me të kaluarën e afërt e të largët të Berishës si dhe me “hallet“ që ai ka vetë e që ua ka lënë edhe fëmijëve, në rastet e një hakmarrje të mundshme. Këtu llogariten ngjarjet e përplasjet e një numri të madh personash nga Tropoja ku në një mënyrë apo në një tjetër ai ka influencuar, llogariten të vrarët e Gërdecit, dhe sidomos ata të 21 Janarit, për të cilët ai shpesh ka bërë edhe karshillëk duke u mburrur se ai ishte në zyre dhe ndoqi gjithë operacionin e goditjes së demonstruesve, duke arritur deri aty sa të deklarojë se nëse do ta provonin përsëri të shkonin tek kryeministria ai do t’i vriste përsëri. Gabohen ata që mendojnë se urrejtja popullore mund të kthehet në një hasmëri personale e personave e familjeve të prekura, ndaj tij dhe të afërmve të tij? Ndoshta.

Shqiptarët gjithsesi presin që për të gjitha këto ngjarje të bëhet drejtësi. Ata duan që Berisha dhe të tijtë të japin llogari dhe të përballen me drejtësinë, në mënyrë që në këtë vend të mos ketë më persona me pushtet që mund të bëjnë ç’të duan dhe ligji nuk i kap. Shqiptarët nuk kërkojnë të atakojnë fizikisht Berishën, ata kërkojnë largimin dhe përballjen e tij me drejtësinë. Si edhe shikohet ruajtja e tij me forca të shumta është e panevojshme, por mbi të gjitha shumë e kushtueshme për kushtet e Shqipërisë. Ajo është një pjesë e shpërdorimit të taksave të shqiptarëve për një nga paranojat e tij që theksohen sa më shumë i afrohet fundi i pushtetit.

Share This Article
15 Comments
  • PO MENDOJ SE KJO PYETJE NUK DO PERGJIGJE
    RUHET SE NUK JA MBAN BYTHA NGA BEMAT QE KA BER
    LLOGJIKE KA TE DREJT TE MBROHET

  • saliu thote se me don i gjithe populli dhe se ka nje mbeshtetje te thelle keshtu thoe psiqiku ,ky dhjaks e dine shume mire friken dhe krimet e te zezat qe ka bere e ben se ndryshe car kuptimi gjithe kjo garde truperojesh thuajse nje batalion garde dhe DAVID CAMERUN ka kaq shume ,mu ne te semes le te shkoje sala te pakten te clirohet pak oksigjen per SHQIPERINE tone ….

  • Ka qarkulluar nje foto indentike para disa ditesh edhe me kryeministrin turk Erdogan. Ne rastin e tije ishte i lehte dhe mjaft real justifikimi me terrorizmin kurd ndersa ky trimi yne me siguri ka informata te besueshme se duan t’a qellojne me veze ……struci.

  • Po te ishte njer normal nuk do kishte fetyre te dilte
    ne rruge.Thjesht te kujtosh te vraret prej tij.tTe kujtosh
    fyerjet me liber shpie qe u ka bere cilitdo qe ka pasur
    kunder.Por kjo specie eshte unikale ne sojin e vet.
    Ka shartuar dhe ca te tjera.Por nuk ka perse te kete
    frike.Ky popull vret njeri tjetrin.Jo kriminelet te tipit
    Bishe.

  • Nuk desha te bej koment ,por duke u nisur nga rrezikshmeria e vazhdueshme e ketij banditi gjithsesi ruajtja e tij eshte me kosto te madhe ,po ky bandit thote me vete kujt i plasi kjo mjafton qe te jem mire une ..I shalla vjen nje dite qe ta shohim realitet ,vetem frikacaku dhe ai qe ben gjynah ne kete bote ka frike edhe nga hija e tij ,imagjinoni kete njeri te pa pushtet sa frike do te kete .

  • Nje rrugaç unikal i ketij kalibri si berisha, domosdo do te bej qe te gjitha perpjekjet per nje mbrojtje te tille, fakt ky qe do te mbesi ne historine e tranzicionit tone, si anektode per brezat e ardhshem.

  • Duhet te jesh ose idiot ose armik i Shqiperise ti japesh voten kermes politike,Sali Berisha.Per fat te keq kemi me bollek edhe idiote edhe maskarenj.Saliu eshte si keta dhe keta jane si Saliu!

  • Nena e te vrarit fle,por nena e dorasit, nuk fle kurre. Si mund te fleje gjume rehat dhe te levize i lire dorasi Sali?

  • vetem tek shota kam shprese se dota cfaros ate baloz te zi ju lutem te dashur mos harroni gjakun edjemve tropojan qe u vrane me mina te prodhuara ne serbi ozot bej dicka qe ti pervlohet zemra ktij vampiri

  • Bazuar ne ate qe:

    Pas 500 vjetsh pa shtet, e me ne fund 12 vjet pavaresi e reth2-3 vjet shtet shqiptar.

    Dhe atij shteti te porsalindur,pra 2.3 vjec i bene grusht te armatosur shteti me banda te armatosura ne qershor 924 dhe e quajten revole-cion.

    Tani gjejeni ju realitetin e ketij rreziku.

    Kur nderkohe,pasi vrane Esat Pashe Toptanin se shpetoi Shkodren nga malazezet,i cili ne rolin e Kryekomandanit rezistoi ne rethim dy muaj me teper se ci duhej Lidhjes se Kombeve;per tia lene perfundimisht Shkodren Shqiperise.

    E sa e sa atentate i bene “ushtaret” e A Rustemit vete kryeministrit dhe mbertit te shqiptareve A Zogu,deri brenda ne Parlament.

    Vigjilenca duhet totale 24 ore non stop.

    Qe te cohet kauza e mbi 10 milion shqiptareve gjithnje perpara me priejesin e tyre Sali Berisha.

  • Prandaj duke i dale gjithnje perpara gjerave e duke pasur mbeshtetjen e mbi 95% te shqiptareve,kudo qe ndodhen ato,ne cdo treve e me gjetke.

    Askush nuk do te guxoje te preke Kryeminstrin e Republikes se Shqiperise,Profesor Doktor Sali Berishen.

    Jo ne realitet po as ne ender.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *