Banka britanike (BoE) shënoi stabilitet të normës bazë të interesit me 0,5 për qind pavarësisht vendimit të britanikëve për t’u larguar nga BE-ja, por pjesa më e madhe e anëtarëve të komitetit politik monetar kanë pritshmëri për një zbutje monetare në muajin gusht, sipas procesverbalit të takimit të tyre në muajin korrik.
“Të dhënat zyrtare në lidhje me aktivitetin ekonomik për periudhën që nga referendumi nuk janë ende në dispozicion. Megjithatë ka shenja paraprake nisur nga fakti që rezultati ka prekur moralin e familjeve dhe sipërmarrjeve, me rënie të konsiderueshme të besueshmërisë së konsumatorëve dhe të sipërrmarrjeve”, theksoi Banka Qendrore Britanike.
