Grabitet nën kërcënimin e armës një “Benz ML”, plagoset drejtuesi

redaktor

Një person i pa identifikuar dyshohet se mbrëmjen e sotme i ka vjedhur mjetin tip “ML” dhe ka plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri, drejtuesin e tij, me iniciale Th. N.

Ngjarja ndodhi poshtë digës së Liqenit Artificial, afër hotel “Dinastia”.

Drejtuesi i mjetit është dërguar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë njoftuar edhe policitë e qyteteve të Durrësit, Lezhës e Krujës, me qëllim ngritjen e pikave të kontrollit, për kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *