Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka nderuar me titullin kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë regjisorin shqiptar Roland Sejko, me propozim të Ambasadës Italiane në Tiranë, për kontributin e tij kulturor në fushën e kinemasë duke ndihmuar në njohjen e dy vendeve reciproke Itali-Shqipëri.
“Titulli i dokumentarit tim të parë ‘Shqipëria, vendi përballë’ ilustron marrëdhëniet mes dy vendeve”, shpjegon Sejko, “që kanë qenë tema kryesore për të gjithë punën time. Shqipëria është vendi që italianët e shohin “nga ballkoni”. Raporte të forta që nga viti 1945, para se të arrinte komunizmi dhe të zbarkonin shqiptarët me anije, përpara 25 viteve në Itali. Në punimet e mia të fundit kam dhe “Arkitektura Italiane në Shqipëri”, e paraqitur gjatë javë së kulturës italiane”, tha Sejko.
Ndërsa, në filmin “Anija” trajtohet eksodi i shqiptarëve në vitet 90”, është shprehur regjisori, i cili mbrëmjen e së mërkurës prezantoi në Kinema “Milenium” dokumentarin “Antagonisti” , kushtuar të ndjerit Gramoz Pashko.
Titulli kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë do t’i dorëzohet ditën e premte në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë nga ambasadori Alberto Cutillo.
I lindur në Elbasan në 1968, Roland Sejko, u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës përpara se të vendosej në Itali në vitin 1991, ku punon pranë Institutit Luce (shtëpia filmike më e vjetër në Itali) dhe merret me aktivitete të ndryshme si arkivist, prodhim dhe distribucion filmash.
Rrëfimi i një Udhëtimi
Mars 1991. Një anije u nis nga Porti i Durrësit për të mbërritur në anën tjetër të Adriatikut. Qindra njerëz, të lodhur nga varfëria dhe diktatura, kishin hipur aty, në anijen që shtynte ngadalë detin dhe dallgët për të mbërritur tek ëndrra… Por a do të gjenin vërtet ëndrrën në brigjet italiane? Roland Sejko, regjisor, ka qenë vetë një nga ata njerëz që mbërriti në vendin fqinj Itali, përmes emigracionit. Ashtu si bashkatdhetarët e tij, dhe ai jetoi të njëjtat ndjesi, ndërsa anija ecte nëpër natë. Ai ka rrëfyer me mjeshtëri, që në vitin 1991, u arratis në kuvertën e njërës prej mërgatave të “Eksodit shqiptar”. Në kujtim të atij udhëtimi, por dhe të ëndrrës së shqiptarëve për të ndryshuar botën, ai realizoi vite më pas një film mbi emigracionin të quajtur “Anija”. Filmi është një prodhim italo-shqiptar dhe u shfaq për herë të parë për publikun shqiptar tri vite më parë.
Filmi trajton emigracionin shqiptar në Itali, nga mbërritja dramatike e “flotës” së parë të anijeve të mbushura me emigrantë të rraskapitur, e cila mbart të gjitha ngjyrimet e një eksodi biblik. “Anija” ndalet
më pas në jetët dhe historitë e këtyre emigrantëve, rreth 20 vjet më vonë, duke ofruar një panoramë përfshirëse dhe të sinqertë të shqiptarëve përtej Adriatikut. Ky është rrëfimi i një arratisjeje dhe i një udhëtimi në rindërtimin filmik të tri eksodeve të mëdha të shqiptarëve. Ndryshe nga dokumentarët e tjerë që janë përqendruar kryesisht mbi mbërritjen, kjo vepër filmike eksploron mbi të gjitha nisjen e anijes, duke u munduar të shtjellojë arsyet e arratisë, duke treguar për herë të parë mësymjen në bordin e anijeve. Përmes fotografive të dokumentuara 24 vjet më parë prej fotografëve dhe televizioneve italiane, Sejko ka gjurmuar portrete e personazhe, për të mësuar se ku kanë përfunduar disa prej protagonistëve të atyre ditëve të jashtëzakonshme. E kanë realizuar ata vallë ëndrrën e madhe që morën me vete shumë vite të shkuara? “Për mua, eksodi nuk ishte fenomeni eksod, por në radhë të parë njerëzit që e përbënin. Imazhi im kryesor që kam pasur dhe vetë turma është ajo që e quajmë eksod. Më interesonte që në mes të kësaj turme të futesha dhe të nxirrja fytyrat që e përbënin për të treguar se nuk është një masë e plotë, pa jetë, që thjesht lëviz në bazë të një mekanizmi të pakuptueshëm, por e bërë nga njerëz me dëshirën, shpresën, çmendurinë e vet në disa raste dhe që doja të shkoja t’i takoja sot. I nxjerrë sot pas 20 vjetësh, jo vetëm për të kuptuar arsyet që i kishin çuar drejt asaj, por për t’i njohur këta njerëz”, thotë Sejko. Në film ne shohim jetët e reja të atyre njerëzve që guxuan për një jetë më të mirë, duke ecur përmes rrezikut dhe të panjohurës. Agroni, një personazh i intervistuar, thotë se tashmë ka një jetë të re dhe të suksesshme, po kështu dhe Qaniu, një ish-i internuar që tashmë jeton me muzikën…
Sejko ka preferuar ta ndërtojë filmin mbi protagonistët, mbi jetën dhe mendimet e tyre, pa futur në të elemente të politikës së kohës, apo situatës shoqërore. “Ajo që kam dashur është të sillja njerëzit që përbënin turmën. Ku janë? Pse vendosën të largohen? Sepse s’është bërë asnjë dokumentar për ta. Shumë tregojnë mbërritjen, ndërsa mua më interesonte nisja. Pasqyrimi i ngjarjeve politike, ose më mirë i ngjarjeve shoqërore, është i rëndësishëm, pasi publiku italian duhet të kuptojë se cilët janë shqiptarët
para se të hipin në anije. Por këto i sjell vetëm nëpërmjet atmosferës që përcjell muzika. Duket sikur ajo tregon në një farë forme shtypjen. Shumë kolegë italianë mbetën të mahnitur nga muzika që kam përdorur gjatë shpërthimit të eksodeve”, thotë regjisori. Në film ne dëgjojmë këngën “Qengji i vogël” si një simbolikë e nisjes së anijes që lidhet me fëmijërinë dhe rritjen e një shqiptari po kështu dhe tingujt e Bob Dylanit “When the ship comes in”, kur anija kthehet në Vlorë. “Nga ai tekst kam shkëputur një frazë që e kam shkruar gjatë gjithë kohës, “Dielli do të respektojë çdo fytyrë në bordin e anijes”. Ky për mua ishte motivi përse kam bërë këtë ndërthurje”, thotë Sejko. Për të mbërritur te personazhet që ishin në atë anije, regjisorit i është dashur kohë.
“Pritja”
Roland Sejko është autor i një tjetër dokumentari të quajtur “Pritja” i cili është frymëzuar nga vizita historike e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator 2014. Një udhëtim që i ka lejuar regjisorit të hedhë një vështrim prapa, në ato 50 vite gjatë të cilave Shqipëria ka qenë e privuar nga çdo liri e fe. Një vështrim i trishtueshëm dhe i dhembshur që del nga fotot, dokumentet dhe filmimet që regjisori nga nxjerrë nga arkivat shqiptare dhe ato të Institutit Luce. Dokumentari është i bazuar pjesërisht në librin “Rrno vetëm për me tregue” nga At Zef Pllumi.
Kush është?
Roland Sejko, shqiptar i italianizuar, punon në Romë në Institutin Luce si përgjegjës i vlerësimit të përmbajtjeve dhe aktiviteteve editoriale të arkivit kinematografik. Është regjisor i dokumentarit “Shqipëria vendi përballë” (2008). Dokumentari i dytë me metrazh të gjatë “Anija”, i prezantuar në Torino Film Festival, fitoi çmimin David di Donatello si dokumentari më i mirë për vitin 2013.
Autor i disa videoklipeve për Arkivin historik Luce, në vitin 2014 ka qenë kurator artistik dhe regjisor i ekspozitës “Luce imagjinari italian” i ekspozuar në Kompleksin Vittoriano në Romë. Po në vitin 2014 ka realizuar filmin me metrazh të shkurtër “Hyrja në luftë” bazuar në tregimin e Italo Calvino, si pjesë e filmit kolektiv “9×10 nëntëdhjetë” të prezantuar në Ditët e Shkrimtarëve në Festivalin e 71 të Venecias. Ndër veprat e tij të fundit videoinstalacioni “Në duart e tij” (2015) si bashkë-regjisor me artistin Adrian Paci paraqitur në Muzeun Maxxi në Romë.


https://peizazhe.com/2016/04/11/anija-ne-zbulim-te-njeriut/
ANIJA NE ZBULIM TE NJERIUT
Anija ne zbulim te njeriut
https://peizazhe.com/2016/04/11/anija-ne-zbulim-te-njeriut/
Juve djalo(Roland Sejko)Ju faleminderit sa bwni pwr atdheun !
Pac uratwn djalw i mirw qw nw rrwmba tw vlon gjaku atdhetar, si nw gjit fisi Sejko,qw noh Unw nw Tiranw.
Arritiet tuaja mw gwzojnw,
Nje sygjerim si gjysh qw jam, dua t’ jua bwj, si krijues qw jeni.pos kwti film dokumentar me synim kryesor largimin nga atdheu,pwrmes atij Eksodi, pa tjetwr tw detyrushwm nga koha qw pwrjetonte vwndi ynw(fillim 90-ta), do ju sugjeroja tw bwnit njw seri tw dytw:
“I biem botws anw e mbanw,po se harrojmw vatanw”.
Unw jam njw gjysh qw kam pwrjetuar njw kthim masiv (vizitoj tej oqeanit fwmijwt emigruar),tw emigrantwve nga Greqia, me njw anije, vwnw apostafat pwr kthimin e tyre nw atdhe.I ramw mes pwrmes Jonit e Adriatikut sa mbritwm nw Durws. Udhetimi kishte episode tw pa pwrshkueshme edhe pwr atw qw pasqyroni ju nw atw dokumentar,po nw qwndwr ishte kthimi me; MALL pwr vwndlindien. Nga gjithw trojet shqiptare,deri kosova, kishte nw atw udhwtim. Njw nga momentet mw kyce, ishte kur ju afruam tokws, qw (pwr arrwsye qw dhe si morwm vesh), anija jonw si me porosi, shkoi deri afwr Lezhes e kthyer nw Durws e tj.
Ndoshta gjendet ndonjw mw i ri se unw ta pwrshkruajw mw saktwsisht. Fantazia dhe mjeshtwria juaj, i miri Roland Sejko, do ta realizonte njw tw tillw, qw unw po e quaj; Seria e dytw “KTHIMI nw ATDHE”do tw ishte interesant njw realizim i tillw.( mw vjen keq qw jam njw pensionist mesues i vitit .. 91- me atw pension si e di ti, e nuk mund tw sponsorizoj. Shkoftw reja mw ndigjoftw…nonjw parelli atdhetar.
Pac sukses djalo dhe ndero atw mbiemer sa di, nga CAMERIA purro SHQIPTARE dobwsia ime; manifestimi parw nw QafBOTW..
Larg atddheut me mwndie e zwmwr atje.
Juve djalo ju faleminderit sa bwni pwr Tw.
Toronto 15-07-2016 Guri Naimit D.(DH.Xh.)