Në datën 7 prill, gjatë një tubimi të Aleancës Kuqezi para Kryeministrisë, Kreshnik Spahiu, prijësi i saj, u bëri thirrje “1 milion kuqezinjve” që të mblidheshin në 1 Maj po në të njëjtin shesh. 7 prilli ishte një ditë me shi të dendur dhe, sipas vlerësimit të stafit të respublica.al, bërë me ndihmën e fotove satelitore të Google Earth Pro, ishin mbledhur rreth 1800 kuqezinj në sheshin para Kryeministrisë. Sot stafi i respublica.al nuk arriti dot të fiksojë një foto satelitore të Google Earth Pro gjatë kohës që pjesmarrësit ishin të përqëndruar para Kryeministrisë, për të bërë një matje ekzakte. Sidoqoftë nga një vlerësim me sy të lirë (shih foton shoqeruese), dukej se, megjithë motin e mrekullueshëm, numri i pjesëmarrësve ishte më i vogël se në 7 prill – diku rreth 1600-ës.
Siç duket moti politik është përkeqësuar për Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, pavarësisht se moti klimaterik ishte i shkëlqyer…
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=3_xYcgAE_ew

oooooooops Nikuuuuuuuuu… keta do merrnin 5 deputete?? sot i kishe te gjithe neper bloge duke bere tifozllek e duke shkruar kodra pas bregut…pocaqi e berishes
iku Prilli erdhi Maji,
nje avaz Kreshniku ka
do ja arrestojm Sal Berishes
do tja bojme pasterma
Shkoj i frym si kapadai
prap n’Kyreministri.
hapi qesken futi mutin
qi kish lan Buça Sali
O Kresho te zente tenja
telendise nji Parti
Se kuptojm Myslym Pashajn
qi te vjen nga mbrapa ty.
Para ca kohesh nje analist nga Skrapari,Mustafa Nano, pershtati nga italishtja thenien e nje gazetari italian te para disa dekadave,ne formen “aleance me qelbesirat”.Aleanca u be.
Tani, pervec mazhorances,AK-ja ka kundershtar te eger edhe opoziten (e plehrave padyshim).
Sot,pervec Berishes,AK-ja sulmohet edhe nga Rama-Meta.
Berisha dhe Rama jane bere bashke per te shkaterruar AK-ne. Dhe,kete lufte qe i kane shpallur AK-se,si Berishes edhe Rames,i ndihmojne lloj lloj analistesh,opinionistesh mercenare,lloj lloj publicistesh dhe poetesh te fandaksur gjysme te cmendur.
Shkurt,kunder Aleances Kuq e Zi jane bere bashke te gjithe PLEHRAT e politikes dhe medias.
Dhe “idiotet e dobishem” tamam si skllever apo zagare gjahu,i’u vene pas ketyre qelbesirave .Koken thefshin….
Dhe nga ata qe moren pjese, me shume se gjysma, jane jo shtetas te Shqiperise, por shqiptare nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Tung Kreshnik.
Mos i kenmi numeruar edhe keta te 1600 bashke me kembesoret e tjere qe kane qene per punen e vete se dhe 1600 me duken shume me thene te drejten.
bashke me policet edhe mund te behen aq….
Nuk e besoj se K Spahiu eshte njeriu i Sa-lehit. Po qe eshte nje megaloman, nje liliput qe i duket vetja gjigand kjo nuk ka pike dyshimi. Me vjen shume keq per disa figura te pastra e te ndershme, si Myslym Pasha me shoke, qe ju bashkangjiten me idealizem kesaj partie.
Nuk me besohet qe burreria shqiptare ka rene kaq poshte .Fenomeni Kreshniku nuk eshte i panjohur .Ka shume te tjere qe luajtene por u mbeten dicka .Kjo levizje qe preku zemrat kombetare e nacjonaliste nuk arriti te qendroje ne kembe .Kjo disfate eshte shume e hidhur per shume shqiptar si brenda dhe jashte vendit .
Tendenca nacjonaliste ka kudo qe kerkojne te arijne nje objektive .Ne Gjermani eshte potente ,ne Greqi eshte parti e 3 ne pushtet,ne Serbi,Mal te Zi eshte sunduese.Po si arrijne te bejne per vete popullin ? Kane qartesi dhe qendrim te pavarur e jo si bisht i padronve qe u katandise kreshniku me AKZ.Nuk i ngjan as vetevendosjes ne Kosove por nje tollombace qe u fry e ne nje dite te bukur ,sic thote Zhofi ,shkoje per lesh.
Me beri pershtypje qendrimi i A.Bushatit qe zbut kritikat ndaj Kreshnikut e duke e marre ne mbrojtje si deshtak .Ky eshte nje deshtim i turpshem dhe aspak per qendrime te opozites.Thone te mencurit :Notar i mire eshte ai qe del ne krye e jo qe mbytet.Sado merita te kishte kjo e politikes eshte dicka me ndryshe .Nuk lejohet ne politike asnje fije floku te devijoje .Ndryshe gjithe tufa shkon per lesh.
Ky “analisti” Zaloshnja ka haruar levdatat qe i ka bere shpesh here ne panel ne menyre neveritese kreshnikut………..dhe tani ky zotri me urdher nga lart lepine tere ato qe ka prallisur
ESHTE PER TE ARDHUR KEQ ME KETA SHERBETOR………..
Ky Spahiu me ngjet si Turqit e Instambulit!
Turp qe thot qe jam Shqiptar?
Edhe nqoftese jane 1600, nuk jane pak ne krahasim me Berishen qe kishte ne takim vetem garden e republikes.
nuk kam azgje kunder AK-se por me duket se ky Niku ka marre kot. menyra e tij e te folurit me te bertitura e ulerima nuk ndryshon fare nga ajo e B(er)ishes, premtimet e tij te bujshme, per bashkim kombetar dhe arrestime e denime, nuk besoj se mund ti arrije i vetem…. trimi i mire me shoke shume , ka thene populli yne. edhe Skenderbeu te ishte do bashkonte forcat njehere e pastaj do luftonte. nuk e kuptoj si mund te bashkohet Niku i vetem, e aq me teper duke fyer elekoratin me te madh opozitar…?!! kush te duket vetja se je ti or Nik dhe a te shkon ne mendje se nga keto veprime te tuat perfiton ai qe ti don me e rras brenda….?!! te rujte Zoti ty or Nik dhe ata qe besojne qorrazi te ty….